Behgjeti (Pacolli) do të jetë pjesë e qeverisë së re me gjithë deklaratat refuzuese!

Opinione

Behgjeti (Pacolli) do të jetë pjesë e qeverisë së re me gjithë deklaratat refuzuese!

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 27 prill 2020 Në ora: 09:44
Behgjet Pacolli

Deklaratat e Behxhet Pacollit,kryetar i AKR-së(mbase parti pa asnjë anëtar)se nuk do të bëhet pjesë e „qeverisë së re“të Abdullah Hotit,nuk duhet marrë si të vërteta!Pacolli si një „politikan“i rafinuar që është bën deklarata të tilla vetëm sa për ta ngritur vlerën politike(nëse i ka mbetur ndonjë vlerë vetë atij dhe partisë që udhëheq) që pastaj në pazaret që do të bëjë me Isen(Mustafën) të përfitojë pozita të favorshme për veten e tij dhe ndonjë ministri të tij,që nuk dihet se ku do t‘i marri?!
Pacolli,që kur ka hyrë në politikë,gjithmonë ama gjithmonë në fillim ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me këtë apo atë parti,se nuk di të hyjë në këtë apo atë qeveri dhe pastaj ka bërë koslicion dhe ka hyrë pothuajse në të gjitha koalicionet e qeveritë e mundshme!

Pothuajse në të gjitha rastet,në fillim qëndron i heshtur,pastaj i fton mediat që të thotë se nuk është i interesuar që të jetë pjesë e kësaj apo asaj qeverie?!Ai,pra Behxheti(Pacolli) dhe Ramushi(Haradinaj) janë dy politikanët (nëse nund të quhen politikanë) sa herë kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e këtij apo atij koalicioni,se nuk do të bëhen pjesë e kësaj apo asaj qeverie,në fund i kanë ndryshuar parimet(nëse kanë dhe dinë çfarë janë parimet) dhe në fund janë bërë pjesë e politikbërjes të Kosovës vite me radhë?!Për këtë shkak(të deklaratave të tyre)sot janë dy politikanët (?!) më të urryer në Kosovë?!...Kësaj dysheje të urryer mund t‘i shtohet edhe Fatmiri(Limaj) i Nismës?!...

Në këtë treshe të urryer politike(Behxheti(Pacolli)mbase në një aspekt është më i favorizuar nga dy të tjerët (nuk i është përmendur asnjëherë ndonjë aferë financiare,derisa dy të tjerët Ramushi(Haradinaj) dhe Fatmiri(Limaj) janë deri në vesh të ngarkuar me akuza të tilla?!

Dhe krejt në fund:nëse do të ketë qeveri „të re“ në Kosovë, askush mos të habitet kur ta shohë Behxhetin(Pacolli)së paku si zëvevdës kryeministër i parë apo i dytë,megjithë deklaratat e tij refuzuese?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat