Filozofia politike rugoviane, e vetmja zgjidhje për mirëqeverisjen e Republikës së Kosovës

Opinione

Filozofia politike rugoviane, e vetmja zgjidhje për mirëqeverisjen e Republikës së Kosovës

Nga: Nehat Hyseni Më: 27 prill 2020 Në ora: 14:47
Nehat Hyseni

Jo gjithëherë në të kaluarën ndryshimet në qeverisje kanë sjellur mirëqenie e përparim.

Përkundrazi, pas “territ” shpeshëherë gjatë historisë ka ndodhur të vijë skëterra, pas të keqes ka ardhur e zezëdita, shkatërrimi, varfëria e mjerimi.

Pra, nga zëvendësimi i së keqes, është instaluar qeverisje apo regjim edhe më i keq.

Të “këqiat e vogla”, gjatë historisë kanë krijuar tragjedi të mëdha e vuajtje të pafund për njerëzimin.

Gjermanët pas Luftës së Parë Botërore thanë: u bë hataja meqë e humbëm Perandorinë dhe territoret dhe votuan Hitlerin dhe e ngritën në pushtet, i cili shumë shpejtë e filloi Luftën e Dytë Botërore dhe e shkatërroi edhe Gjermaninë edhe njerëzimit i solli vdekje, vuajtje e mjerim të pafund! Apo jo?

Kurse, Millosheviqi i bindi serbët se e keqja nga Shqiptarët dhe të tjerët ka arritur kulmin dhe se s’ka ku të shkoj më keq, dhe shkaktoi luftat në ish Jugosllavi dhe mjerim, vdekje e shkatërrim për të gjithë dhe disfatë për Serbinë. Apo jo?

Historia na mëson për të mirat, që duhet ruajtur e kultivuar.

Por, gjithashtu na mëson edhe për të këqiat, që nuk duhet përsëritur!

Prandaj, e gjithë kjo na obligon që ta studiojmë mirë e mirë historinë, për të zgjedhur rrugën më të mirë e të mos bijmë në hendeqe dhe vuajtje të reja. Rrugëtimi i popujve të vegjël, si puna jonë, dmth e Shqiptarve është e stërmbushur përplotë me gracka e sfida të pafund.

Prandaj, neve na duhet më shumë se askujt tjetër që të jemi syçelë, vigjilentë, të urtë e të durueshëm, që të mos bijmë në ndonjërën nga ato gracka e gabime, e që gjënden ngado që hapërojmë!

Gjithësesi, fjala është për aktualitetin politik në Republikën e Kosovës dhe debatin se “a ka më keq se keqqeverisja, hajnia, banditizmi dhe zhvatja e pamëshirëshme e shtetit nga PDK dhe Hashim Thaçi”, si kryeministër në tre mandate, që Aktualisht është President i Republikës së Kosovës?

Shumëkush zgjidhjen e sheh tek ekstremi tjetër, tek Vetëvendosja dhe lideri i saj Albin Kurti.

Sipas bindjes sime profesionale e njerëzore, ky do ishte realisht përmirësim apo zëvendësim i një gabimi me gabim edhe më të madh, madje dhe vdekjeprurës për demokracinë dhe ardhmërin e mirëqenien e Republikës së Kosovës!

Ashtu sikur që Shqiptarët në Shqipëri ishin të revoltuar nga keqqeverisja e Mbretit të vetëshpallur, Ahmet Zogut dhe nga salltanati dhe luksi i tepruar e korrupsioni marramendës i Qeverisë shqiptare dhe u joshën nga “pastërtia morale” e partizanëve komunistë në krye me diktatorin Enver Hoxha, i cili sapo erdhi në pushtet, i suprimoi të gjitha liritë e shprehjes dhe demokracinë, në një perudhë të errët e skëterrë 45 vjeçare, që përfundoi në skamje, varfëri të skajëshme dhe në mjerim të pafund, me shumë vuajtje, varre e kujtime të hidhura nga një golgotë e vërtetë persekutimi intelektualësh e patriotësh, si vepër makabre “revolucionare” e regjimit kriminal të komunistëve.

Analisti amerikan, Daniel Server, i njohur edhe si mik i madh i Shqiptarve, deklaroi se Republikës së Kosovës aktualisht i kanoset rreziku real nga Vetëvendosja dhe serbët, madje më shumë se nga Rusia, thotë ai, për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti të brishtë e të rethuar me armiq gjakatarë, që e përgjakën historinë tonë të shumëvuajtur kombëtare e njerëzore.

Konsideroj se mund të jetë kurrësesi zgjidhje e mirë zëvendësimi i keqqeverisjes së PDK-së dhe të Hashim Thaçit e Kadri Veselit me neokomunizmin antiamerikan të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Zgjidhje e vetme e drejtë për të ardhmen më të mirë të Republikës së Kosovës është Qeveria Hoti në ardhje, si qeverisje në frymën rugoviane, dmth e bazuar në demokracinë liberale, si filosofi dhe frymë politike e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Kjo do jetë një qeverisje sipas porosisë dhe amanetit të tij, për ta ruajtur e kultivuar përjetësisht dhe pafundësisht miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në dhe me të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat