Mitingjet, lufta, gjenocidi serb dhe Kosova

Opinione

Mitingjet, lufta, gjenocidi serb dhe Kosova

Nga: Skënder Mulliqi Më: 27 prill 2020 Në ora: 16:00
Skënder Mulliqi

Sikur virusi të ishte paraqitur në vitet e 90-ta , të shekullit të kaluar, kur filluan mitingjet e Millosheviqit kunder Kosovës.

Sikur të kishim pasur virus në Gazimestan kur krimineli i luftës lëshojë zëra për shfarosjën e shqiptarëve

Mitingjet e Sheshelit… ishin grishje i një lufte të tmershme që do të ndodhte më  rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë.

Lufta?

Nuk do të ndodhte ndoshta po   aty të ishte  koronavirusi.

Eh, korona na u paraqitë në kohën kur në shumë shtete në vend të demokracisë, na është instaluar fashizmi?!

Kosova .

Gjithëqka në shtetin e sapo lindur  është e vonuar.

…Shumë probleme u grumbulluan , e na çrregulluan jetën

Kësaj i para prinë dhe i ndihmuan njerëzit e politikës

….Nuk e lanë këtë popull kurrë të rehatohet.

Lufta na solli shumë viktima të pafajshme të gjenocidit serbomadh

Lufta  la tokën e djegur mbrapa nga serbët më kod gjenetikë të prishur.

Serbia e filloj luftën për  qëllime të spastrimeve etnike.Bëri vrasje në menyrë sistematike dhe masive mbi civilë , e kësaj nuk i thonë asgjë tjetër, veq GJENOCID.Të gjitha këto serbët u përpoqën ti minimizojnë , për ti ikur përgjegjësisë së gjenocidit.Bota demokratike u tregua  e padrejtë , që e amnistoi Serbinë për krimet monstrume njerëzore. TPI-ja shumë pak kriminelë serbë vuri para bankës së drejtësisë.Shumë kriminelë  të luftës sot janë të lirë. Nuk mori vendimin e arsyeshem që Serbia të dënohet për gjenocid, dhe ti paguan dëmet e luftës për 50 vitet e ardhshme, siq i pagoi  krimet ,Gjermania naciste.Masakrat e tmershme ne Bosnje, dhe masakrat ne çdo cep të Kosovës, janë dëshmia më e mirë, së Serbia kreu gjenocid. Liderët botërër nuk e ngritën zërin e arsyes sa duhet, që të ruhet njerëzimi dhe civilizimi, si postulatët më të larta të te drejtave elementare njerëzore, të siguruara më konventa të ndryshme ndërkombëtare. Gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme duhet të njxerrin mësime nga krimet dhe gjenocidi, për  paqën në botë , të gatshem që të dënojnë  dhe ti ndalojnë krimet dhe gjenocidet mbi bazat fetare , raciste ,ideologjike e etnike .

Kosova pat fatin e keq që politika ra në duar të pushteteve që vepruan më metoda   korruptive, e të cilat po i gëzojnë të gjitha privilgjet e mundshme.Liderët partiakë me decenie po bëjnë tregëti politike.   

 Këtyre të  pa dobishmive , kurrupcioni  ju ka mbetur arma e vetme. Atdheun e kan mbrojtur gjithmonë   njerëzit e vullnetshem. Nuk e di a i ka mbetur këtij populli fuqi për  ti ringritur vlerat morale ?Kush do të thoshte që ky popull , që për lirinë e vet , investoi shumë ,  do të katandisët  në  këtë gjendje politike dhe ekonomike?Vëtem njerëzit e pastër dhe të ndërshem mund  të bëjnë kthesa pozitive në Kosovë.Tipat si Baton Haxhiu , të cilët  kërkojnë amnistimet e krimeve te gjenocidit serb, pse ate apo edhe dikend tjetër nuk  e kan prekur, janë pazar pa hanxhin. Ka  kjo tokë ende njerëz të cilët i dalin Zot atdheut .Kosova nuk  është vu në ankand public, siq po mendon ky mediokerr. Ku e merr   të drejtën dhe guximin  BatonHaxhiu të flasë në emer të Kosovës ,dhe në emrin e shumë martirëve dhe dëshmorëve  të kombit,grave të dhunuara, por edhe  të atyre të gjallëve që luftuan për  lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat