Afgaistani me dy kryetar shteti, Kosova me dy qeveri! - Bota Sot
Afgaistani me dy kryetar shteti, Kosova me dy qeveri!

Opinione

Afgaistani me dy kryetar shteti, Kosova me dy qeveri!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:47
Sherif Ramabaja

Ta krahasosh vendin tënd me Afganistanin nuk më vjen aspak mirë, sepse më me dëshirë do e krahasoja me ndonjë shtet të fuqishëm evropian apo botërorë, po qe do kur rradhitemi si shtet, me diçka të veçantë.

Zgjedhjet e fundit në Afganistan i ” fituan” dy kandidatë dhe që të dy e shpallën veten kryetar shteti dhe sot realiteti është i tillë çfarë është, Afganistani shteti i vetëm në botë udhëhiqet nga dy kryetar shteti.

 Sekretari amerikan Pompeo para një kohe e vizitoi Afganistanin dhe u takua me dy kryetarët e shtetit, në përpjekje që njeri ta dorëzoi titullin e të qenit kryetar, por pa sukses.

Kosova në kohën e pandemisë e rrëzoi qeverinë e vetë dhe po ashtu u bë shteti i parë në botë që në kohë të tillë rrëzon qeverinë  dhe shpall luftën për pushtet, po qe do, me diçka duhet të rradhitemi si të parët në botë.

Lufta politike vazhdoi, u intensifikua me letra të presidentit dhe më në fund po nënshkruhet marrëveshja për qeverinë e re.

Pra, kështu do të jemi shteti i parë në botë me dy qeveri, puna mund të zgjatet paksa derisa të vendosë Gjykata Kushtetuese, me sa qeveri dhe me cilat qeveri duhet të qeveriset vendi.

Nuk do të ishte aspak çudi edhe nëse udhëheqemi me dy qeveri sepse përndryshe, nuk do ta gëzonim primatin e shtetittë parë në botë.

 Në anën tjetër me një qeveri kurr nuk arritëm asgjë, përpos hajnisë, kriminalitetit, familjarizmit, tenderizmit dhe ...

Pse mos të propovojmë që ne të parët në botë të kemi sukses me dy qeveri. Zoti Pacolli me turravrap kërkonte aterrim në Kosovë me të vetmin qëllim që edhe ai të merrte ndonjë kulaq nga qeveria e re.

Kur ia pamundësuan aterrimin në Kosovë ai arriti që të aterroi në shtetin amë dhe sa qel e mbyllë sytë u fut në Kosovë.

 Tash edhe ai mund të shpresoj se do t´i hudhet diçka nga kulaqi, pse jo edhe ai e meriton, në qeverinë e kaluar kishte rënë copë për ” njohje” të reja.

Pra këto ditë do të jemi në qendër të mediave, forumeve dhe institucioneve botërore, Kosova vendi i vetëm në botë po bëhet me dy qeveri.

 E vjetra do qeverisë për sa kohë Gjykata Kushtetuese se thotë fjalën e vetë, po nëse duam që edhe më tutje të jemi në qendër të botës duhet të vazhdojmë të qeverisim me dy qeveritë.

E gjith kjo po arrihet duke iu falenderuar kryetarit të Kosovës, zotit Hashim Thaçi(ish enverist ) dhe liderit të LDK , zotit Isa Mustafa ( ish komunist ).

 Atyre po u ndihmojnë edhe disa lider dhe parti të tjera, po përndryshe nuk do arrinim të ishim në qendër të vëmendjes botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat