President mos e fajëso bashkësinë ndërkombëtare për krimet e luftës por turpërohu së bashku me shtresat politike

Opinione

President mos e fajëso bashkësinë ndërkombëtare për krimet e luftës por turpërohu së bashku me shtresat politike

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 29 prill 2020 Në ora: 21:23
Luz Tomaj

Së pari më duhet të them se, fjala apo titulli president, vjen nga Kushtetuta, unë nuk e konsideroj fjalë shqipe, si shumë fjalë tjera të huaja, që përditë e më shumë përdoren në gjuhen e përditshme. A nuk vuajti mjaft gjuha e jonë nga turqizmi, sllavizmi…?! Tani na ka hyrë në qejf anglishtja, nuk është e jona more.

Sidoqoftë, ditë më parë, shikoja TV-n. U paraqit Presidenti, pas disa homazheve që kishte bërë e mos të them ku krejt. U paraqit me do fjalë rreth krimeve të luftës, rreth gjenocidit serb në Kosovë, dhe këtë jo më larg se PARA 20 VITEVE. E dëgjova se, përveç tjerash, e fajësonte edhe bashkësinë ndërkombëtare, për heshtje. Nuk munda të heshti zoti President.

Për gjenocidin, për dëmet e luftës, kam shkruar disa herë në Bota sot. Kjo çështje më duket si ABC, por, nuk e kuptoj se gjatë kohës 20-vjeqare, pse Ti heshtë edhe pse gjatë tërë kohës ke qenë në pozitat kyqe të shtetit, pse Kosova heshti dhe hesht. Deri sa Kosova nuk e ngritë, zërin, kuptohet se edhe bashkësia ndërkombëtare hesht.

Më duhet tua përkujtoi vetëm disa momente. Pas luftës së dytë botërorë, pasi e rrumbullakosi procesin e shtete formimit, me 1948, hapi i par i Izraelit ishte parashtrimi i kërkesës për dëmet e luftës kundër Gjermanisë, pra hapi i par. Në kohen e fundit i vërej përpjekjet e Armenisë kundër Turqisë, për gjenocidin e fillim shekullit të kaluar. E vërejta këtë nga se Kongresi amerikan, para 6-7 muajve e konfirmoi gjenocidin.

Z. President, e kuptoj, Kosova nuk është, akoma, anëtare e OKB. Por, kjo nuk është pengesë që Kosova të komunikon me zyrën e posaçme për gjenocid, pran OKB, kjo nuk është pengesë që Kosova të kontakton dhe komunikon me Sekretariatin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, i cili quhet Regystry, pranë OKB. Sigurisht se edhe me këtë Gjykatë, Kosova do të ballafaqohet. Në fakt, egzekutorët për krime do paraqiten pranë Gjykatës speciale. Mjerisht, Kosova e formoi një gjykatë të tillë por me e gjykua vetveten, ndërsa nuk ndërruar asgjë për kriminelet serb. Ndërkaq, Kosova mund dhe duhet të paraqitet pran Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për kompensimin e dëmeve, e cila mund të konsiderohet si kërkesë juridiko-civile.

Me një shkrim reagova pasi e dëgjova një deklarata të Kryeministrit Haradinaj kur deklaroi se Kosova nuk ka të drejtë….. U Përpjeka me shpjeguar se edhe shtetet joanëtare të OKB, kanë të drejtë që ti drejtohen asaj gjykatë, nga se dallimi është vetëm  se shtetet joanëtare duhet të participojnë në shpenzime të procedurës.

Zoti Kryetar a President, si të duash, Kosova duhet me i përvjelë kishte dhe me i përgatitë të gjitha informacionet e të dëmtuarve gjatë pastrimit etnik, informacionet e të dhunuarave dhe të definoj kërkesën e cila duhet apo është deshtë ti parashtrohet Serbisë, madje para çfarëdo dialogu. Në anën tjetër, brenda mundësive, të gjinden emrat e ekzekutoreve të gjenocidit në Kosovë, me në krye Vuçiqin dhe Daçiqin dhe të përgatiten të dhënat për aktakuza, në lëmin juridiko penale.

Shkoj pak gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat