A është Abdullah Hoti zgjedhje e duhur?!...

Opinione

A është Abdullah Hoti zgjedhje e duhur?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 30 prill 2020 Në ora: 09:53
Dibran Demaku

 

Kjo pyetje bëhet tash kur pothuajse gjithçka është e kryer se Abdullah Hoti do t‘i prijë qeverisë së re të Kosovës,qeveri e përbërë nga  LDK,AAK,Nisma,Lista serbe dhe minoritetet?!...Dhe pyetjet vijuese tjera mund të ishin:Përse pikërisht Abdullah Hoti?!...Me çfarë e ka merituar ai këtë post të lartë politik?!...Apo e ka fituar këtë post si i dëgjueshëm që është vizavi kryetarit të partisë?!...Apo edhe ky është zgjedhur që të digjet (politikisht) Vjosa Osmani?!...

Të gjithë ata që merren me rrjedhat politike në Kosovë,janë të bindur se edhe Hoti do të digjet(politikisht) ashtu siç u dogj Osmani!

A nuk është po kjo Lidhje demokratike që para zgjedhjeve të fundit në Kosovë kishte bërë be e rrëfe se më kurrë nuk do të bënte koalicion me partitë e ish Panit?!...Apo zyrtarët partiakë të LDK-së kaq shpejtë harruan se AAK-ja e Ramushit,Nisma e Fatmirit,AKR-ja e Pacollit si dhe Lista serbe dhe minoritetet kishin qenë pjesë përbërse e Pan-it?!...Apo në politikë nuk është e rëndësishme se çfarë ke thënë (dhe bërë dje);e rëndësishme është çfarë do bësh sot e tutje?!...

Politika kosovare në përgjithësi,dhe politika e LDK-në veçanti,me „formimin“ e kësaj qeverie(qeverisë Hoti)po hy në një rrugë pa krye e cila shtetin e Kosovës do ta qojë në theqafje?!...E vetmja shpresë ka mbetur Gjykata kushtetuese që t‘u dali ndesh këtyre politikanëve të papërgjegjshëm dhe do t‘ u tregojë vendin që u takon?!...Dhe Gjykata kushtetuese nuk ka rrugë tjetër vetëm ta konfirmojë atë që e ka thënë në vitin 2014,se qeveria e vendit nuk bëhet pa atë që i ka fituar zgjedhjet?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat