Engjëjt lumturohen duke lumturuar, djajtë lumturohen duke mjeruar…

Opinione

Engjëjt lumturohen duke lumturuar, djajtë lumturohen duke mjeruar…

Nga: Agim Jazaj Më: 30 prill 2020 Në ora: 10:07
Agim Jazaj

*Të ndjesh dhimbjen tënde: Do të thot të kesh ndjeshmëri. Të ndjesh dhimbjen e tjetrit: do të thot të jesh Njeri...

Vargjet e shqiptarit dhe ndjeshmëria e grekut

*Nuk kisha njohje të plotë për punën e vështirë të njerëzve që punonin në shtypshkronjat e kohës. Kjo e lidhur, me ish shtypshkronjën “Vlora”, aso kohe, ku shtypej edhe gazeta “Zeri i Vlorës”, dy  ditë në javë dhe materiale te tjera me pakicë...

Punën më të vështirë e përballonin: Andrea Lame dhe Ahmet Bregu, të cilët radhitënin gazetën e kohës.

Kur shkova në emigracion, në Athinë, më ra mundësia të punoja vet në një shtypshkronjë, e cila nuk mund të krahësohej kurrë me atë

shtypshkronjë që njihja unë...Ajo ishte një ndër shtypshkronjat e “skalioni të parë” të vendit, e ngritur në “Halandri”, në periferi të kryeqytetit,  ku shtypej gazeta: “Ethnos”, ndër gazetat e para të Athinës, me afro 300-350 mijë kopje në ditë.

Punën në shtypshkronjë e bënin në shumicë emigrantët shqiptar, por dhe vendas.

Puna niste ditën, vazhdonte natën dhe përfundonte në orët e para të ditës tjetër, me vetëm 30 minuta pushim, për ngrënien e darkës.

Ishte një punë tepër e lodhëshme!

Ishte rregull që çdo mashkull të përballonte, pra të furnizonte me lëndë, dy femëra. Ndodhte të mungonin shpesh burrat nga puna e stërlodhëshme. Në këto raste, gati e përditëshme, i binte afendiko Vangjelit të bënte bilancin, numëronte prezencën dhe bënte ndarjen: Çdo mashkull, do të furnizonte edhe 3 e deri 4 gra!

Kjo ishte një punë rraskapitëse, sa shkonim në shtëpi “me barrelë”.

Ndërsa paga mbetej në vend numëro!

Vrava mëndjen se si duhej zgjidhur ky hall i madh, për shumë hallemëdhenj. Nuk e dija mirë dhe gjuhën, por me ndihmën e bashkëqytetarit tim vlonjat; Luan Duka, i cili komunikonte si mik me përgjegjësin e shtypshkronjës, një natë, në gjysëm orën e pushimit, i’u luta t’i transmetonte Vangjelit disa vargje, të shkruara me një makinë shkrimi, në shqip.

Vargjet do t’i përkthente Luani, të shoqëruara me një shishe gjysëm litro metaksa për afendikoin!

Mirëpo, nga përkthimi: shqipja në greqisht, vargjet do të humbisnin rimën.

Dy -tri nga strofat do t’i përmmend

 Mirpo dy prej tyre, sidomos e fundit, bëri atë “magji”, mrekulli, i dha fund kalvarit të shumë emigrantëve shqiptar dhe vendas...

Këto vargje, e sidomos vargjet e fundit, disa miq të mi, kur i kanë dëgjuar, i mbajnë në xhep si; arkitekti dhe karikaturisti i njohur Arben Meksi, etj!

 Luani i’u afrua afendikoit. Me letrën dhe shishen e metaksas në dorë, nisi t’i lexonte letrën e shkruar, duke i’a përkthyer:

 

Ky afendikoi “çapraz”,

Bërtet, harxhon energji,

Të gjithëve na bën maraz,

Pa maraz dhe vet nuk rri!...

...

Ora me nxitim iku,

A do jet Vangjeli ndryshe?

 Po na dha tri gra na fiku,

Përballohen vetëm dyshe!....

...

Kur të shkosh në botën tjetër,

Do marrësh me vete thesarë.

Unë atje do të shkruaj letër,

T’më tregosh sa ke marrë!...

 

I ndiqja më bisht të syrit... Luani i’a lexonte dhe Vangjeli hidhte vështrimin nga mua:“I ka bërë- Toni për ty! Ashtu më thërrisnin- atje.

Dhe si respekt, ke dhoro edhe këtë metaksa”...

Sapo kaluan 7-8 minuta nga ai moment.Vangjeli u duk i mpirë nga metaksa, apo nga vargjet?!...

Po qëndronte i ulur në karrige, mbi një tribunë e ngritur mbi sallën- fushën e shtypshkronjës.

 “As shikonte dhe as dëgjonte për momentin”- si Sillua.

Sapo e mori veten më drejtohet: “Toni! Ela dho!

  Shkova aty.

 Nga ky momenet- je sindikalist”...

Jo- i thash! Dhemboro.

Po ai mbeti në të tijën: “Ksero ego”- e di unë, dhe u ul!

Ashtu i pëlqente!

Pas dy- tri ditësh, më transferii në repartin e mekanikës! Një natë si me shaka, vetëm sa shqiptova fjalën: “APERGJI”, që do të thot; Grevë...

Ajo “shkëndi” i ndezi “fitilin” edhe afendikoit.

Ai e çoi llafin tek pronari i shtypshkronjës, Nashopullos, i cili kishte dy shpyshkronjat e gazetave më të mëdha: “Ethnos” dhe “Kathemerini”.

Pas 4-5 ditësh na komunikoi afendikoi:

“Do shkojmë të bëjmë takim me pronarin. Aty i kërkoni të drejtat tuaja”...

Dikush prej ekipit tonë, në takim nisi të flas shqip, teorira.

Por, afendiko Vangjeli e preu shkurt.

Nxori letrën e shtypur në greqisht, me vargjet që i kisha dërguar nëpërmjet Luanit dhe i’a dorëzoi në tavolinë pronarit, në vilën luksoze, tri katëshe në “Korupi”.

Nashopillos sapo i lexoi vargjen e përkthyra në greqisht, i’u drejtua Vangjelit.

 “Kush i ka bërë këto”?

 Vangjeli i tregon me gisht- O Tonis.

“O Sokrates”!- tha sa e si i ekzaltuar...

Pas pak u drejtua nga ne, emigrantët shqiptar, si përfaqsues të “grevës” dhe na mbushi gotat me shampanjë: “Stimijamas”- Gëzuar!

“Lerni fjalët!

Vetëm këta vargje flasin shumë e më shumë se sa fjalët që mund të thoni Ju”!

Diskutimet u mbyllën...

Gati gjithë kërkesat që shtruam, na u zgjidhën në vend.

Nga ai moment mori jetë vargu: “Përballohen vetëm dyshe”...

Nga ajo ditë furnizonim me lëndë dhe gazeta, i transportonim vetëm për dy gra.

Nga ai takim, pas atyre vargjeve për Vangjelin, prekën edhe ndjeshmërinë e pronarit të shpypshkronjës; Nashopullos, shpëtuam nga ai kalvar, lodhje e tmerrshme...Por, ndjem edhe ndjeshmërinë e dhimbsurinë e njerëzve të emacipuar!...

Kjo ishte dhe ndjeshmëria njerëzore e të huajve, për të huajtë!...

I kujtonte Luani, edhe pas kaq vitesh këto vargje, sikur donte t’na ngacmonte plagën...

”Shkruaj sa të duash një drejtuesi, lideri a kalanderi, pushtetari a qeveritari të lartë shqiptar, qoftë dhe me vargje! Drejtoi letra e dokumenta me vulë të njomë edhe Pordhalit të Bashkëçqeverisjes dhe rezulton një mashtrim pervers. Ndeshesh me pa ndjeshmerinë, pa dhimbsurinë, me urejtjen e ngritur në sistem nga sistemi i grabitqarve, zullumqarve, hileqarëve dhe haleqarëve!...

Kjo pandemi e pandjeshmërisë e urrejtjes, ndeshet kudo, ku shteti nuk është solidar me mbrojtësin e ligjit, por është ortak më shkelësin e ligjit!

A do të ket ndjeshmëri, a do të mund të ndjejnë dhimbjen, plagën e tjetrit për vite të tërë, të hapura në trupin e drobitur”?

Sa e dhimbëshme, është aq turpëruese dhe drithëruese; që ndodh këtu tek ne, nga tanët për të vetët!

Njerëzit -Njerëz: Lumturohen; kur lumturojnë të tjerët.

Njerëzit-Djaj: Lumturohen; kur mjerojnë edhe të mjerët!

Do të kishim luksin: Sikur të kishin (sadopak) këtë ndjeshmëri e dhimbsuri edhe tani në kohë pandemie; pronarët shqiptar, madje të parët; Shtetarët- Shqiptar, që jetojnë dhe lumturohen duke urryer rracën e tyre!

Engjejt lumturohen; duke lumturuar të tjerët.

Djajt lumturohen; duke shtuar të mjerët!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat