Pakoja emergjente e padrejtë për sektorin shëndetësor privat

Opinione

Pakoja emergjente e padrejtë për sektorin shëndetësor privat

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 30 prill 2020 Në ora: 12:13
Ilustrim

Sot mjekët e sektorit privat reagojnë për trajtimin e tyre diskriminues nga Pakoja Emergjente e Kosovës.

Ndërsa kirurgu i njohur kosovar dhe deputeti i Kosovës dr. Hatim Baxhaku, mendon se ky problem duhet të ngritët nga ana e Odës së mjekëve të Kosovës dhe institucioneve tjera relevante, për trajtimi të barabartë të punëtorëve të shëndetit publike dhe privat.

Dr. Bexhet Xheladini dhe Selami Sylejmani mendojnë se me ligj dhe me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, Institucionet Shëndetësore Private janë të barabarta me Institucionet Shëndetësore Publike.

Deri sa punëtoret e Shëndetësisë Publike përveç pagës mujore, pranojnë dhe pako mujore stimuluese ne vlere 300 euro, mjete mbrojtëse maska, doreza, rroba dhe dezinfektues, punëtoret e punësuar në Sektorin Shëndetësor Privat nuk janë përfitues të asnjë benificioni te Pakos Emergjente.

Punonjësit e maketeve, barnatoreve dhe shitësit e bukës, për rrezikshmëri stimulohen me nga 100 euro ne muaj, as ky benificion nuk është parapa për punëtoret e punësuar në sektorin Shëndetësor Privat.

Punëtoret e Sektorit Shëndetësor Privat, janë të rrezikuar dhe te angazhuar njëjtë sikurse dhe punëtoret e Shëndetësisë Publike.
Marr parasysh qe para ligjit të dy sektorët janë të barabartë, atëherë dhe trajtimi duhet te jete i njëjtë. Punëtoret e shëndetësisë private janë në pritje të një trajtimi jo diskriminues për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat