Mungesë demokracie në trojet shqiptare

Opinione

Mungesë demokracie në trojet shqiptare

Më: 30 prill 2020 Në ora: 16:26
Ejup Berisha

Demokracia është gjëja më e bukur që mund ti ndodh një shteti apo një shoqërie. Njerëzit të cilët jetojnë në shtete apo shoqëri ku dominon sistemi demokratik jo vetëm si pjesë e sistemit politik por edhe të atij shoqëror vërtetë janë njerëz me shum fat ndërsa atje ku dominon sistemi autokratik njerëzit apo qytetarët janë njerëzit më të palumtur. Demokracia shkurt thënë është oksigjeni i një shteti apo dhe shoqërie. Pse i përmendi edhe shtetin edhe shoqërinë kur flas për demokracinë meqë ka demokraci për shtetin por ka edhe demokraci të lidhur për shoqërinë. Por çfar të thuhet kur mungon demokracia. Kjo është gjendja më e keqe dhe më e pikëllueshme e mundshme për një shtet dhe një shoqëri njerëzore.Dhe duhet theksuar se ka një kohë bukur të gjatë që ne shqiptaret kemi mungesë demokracie

Politikanët e tanishëm shqiptar në trojet shqiptare në RMV në Kosovë dhe në Shqipëri tërë kohës thonë se janë demokrat dhe kur flasin gojën e kanë plot demokraci por kjo i takon vetëmse aspektit gojor të të shprehurit sepse sjelljet e tyre në praktikë nuk janë aspak demokratike por janë kokë e fund autokratike. Kur kemi demokraci reale apo të mirfilltë te një shtet apo dhe te një shoqëri. Për hirë të së vërtetës duhet theksuar se ndër ne nuk ka demokraci dhe se duhet bërë perpjekje për ta rikthyer atë në jeten reale shtetërore dhe shoqërore. Por për fat të keq duhet thënë realitetin se Demokracinë në trojet shqiptare nuk mund ta kthejnë njerëzit me mentalitet primitiv urdhërues dhe autokratik. Nuk mund të rikthehet demokracia në një vend ku sundojnë dhuna, krimi dhe korrupcioni. Nuk ka demokraci në një vend ku ka jokushtetueshmëri dhe joligjshmëri apo aty ku urdhërojne dhe sundojnë individ sipas vullnetit dhe dëshirave të tyre personale.

Nuk ka kushte elementare që demokracia të lulzoj në një vend ku politikanët e sajë janë shëndrruar në milioner mbrenda një periudhe shumë të shkurtër kohore të themi për një kohë prej një dy apo dhe tre vjecare dhe atë pa pasur kurrfar përvoje profesionale e as kohezgjatje të caktuar të të qendruarit në një vend të caktuar pune. Nuk janë demokrat njerëzit që nuk e duan apo dhe nuk e dashurojnë nuk e qmojnë apo dhe nuk e vlerojnë shtetin dhe shoqërinë ku jetojnë, apo dhe tea ta që mbajnë llogari vetëmse për interesat e tyre personale. Nuk mund të hasësh në demokraci në një vend ku nuk ka moral ndjeshmëri humanitet dhe solidaritet. Mos kërkoni demokraci në një vend ku ka inate,zili dhe xhelozi. Demokracia nuk mund te haset atje ku nuk ka sinceritet transparencë dhe llogaridhënie. Larg demokracise jane ato vende ku nuk ka nivel të kënaqshëm të drejtësise. Nuk janë vende demokratike ato ku nuk ka respektim të të gjitha llojeve të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Demokracia është e huaj për ato shtete ku qytetarët janë të perjashtuar nga e drejta e tyre e pjesmarrjes në politikë. Edhe pse qytetarët shqiptar në shtetet ku jetojnë i paguajnë tatimet këta fatkeqsisht janë të përjashtuar nga pjesmarrja politike. Nuk ka demokraci aty ku politikanët aktrojnë vetëmse para objektivave të kamerave televizive se janë demokrat ndërsa në momentet kur janë jashta perimetrit të vëzhgimit mediatik ata vazhdojnë të sillen me mentalitet të sunduesve absolut, të pashpirtë, të pameshirshëm dhe te pamoralshëm. Nuk mund te quhen demokrat ata politikan që nuk i duan dhe nuk i respektojnë qytetarët shtetin dhe vendin e tyre që i ka lindur dhe rritur. Duhet të thuhet se të gjitha këto mangësi i kanë politikanët shqiptar prandaj dua që ti rikujtoj se duhet ti ndryshojnë dhe modifikojnë sjelljet dhe çasjet e tyre me qëllim që të mund të na bindin se janë me të vërtetë Demokrat. Po nuk mdodhi kjo atëher duhet të konstatohet se politikanët shqiptar janë autokrat të vertetë dhe te realte të cilët e pengojnë qasjen tonë drejtë demokracisë. Nëse vazhdon kjo gjendja e tanishme do të duhet të konstatoj se trojet shqiptare janë truaj të pershtatshëm për kultivimin dhe zhvillimin e tendencave dhe realiteteve autokratike e jo të atyre demokratike. Gjithashtu duhet thënë se sa i përket Demokracisë te ne funkcionon vetëmse një segment i saj e ato janë zgjedhjet periodike që mbahen çdo katër, tre dhe dy vite por te to është i diskutueshëm respektimi i të drejtës së votës së lirë të qytetarëve dhe respektimi i zgjedhjes së bërë nga qytetarët votues në zgjedhje. Pra në këtë pikë ja vlenë konstatimi se ne shqiptarët pra vuajmë mga mungesa e demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat