Letër publike për Behgjet Pacollin dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës

Opinione

Letër publike për Behgjet Pacollin dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 30 prill 2020 Në ora: 21:05
Behgjet Pacolli

Mos e njollosni veten dhe mos bëni mëkate ndaj popullit të Kosovës, duke u bërë pjesë e skenareve ogurzeza të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

Jemi në muajin e Shenjtë të Ramazanit, në muajin e paqes, bamirësië dhe mëshirës, ku janë të patolerueshme dhe të dënueshme mashtrimet dhe urrejtja.

Të gjithë besimtarët e devotshëm e dijnë se në muajin e Ramzanit të bekuar, Allahu i Madhërishëm ia zbriti Kur’anin Famëlartë Profetit Muhamed nëpërnjet engjëllit Xhibril.

Kur’ani është libri i fundit i shenjtë nga Allahu dhe përbën udhëzim për mbarë njerëzimin.

Po tu përmbaheshim udhëzimeve të Kur’anit në botë nuk do të kishte varfëri, uri,mëri, shkelje të të drejtave dhe luftëra.

Nuk është as koha dhe as situata që tani në Kosovë të kontrabandohet krijimi i një Qeverie të Re me pazare të pista.

Qeveria e Re duhet të krijohet vetëm pas zgjedhjeve dhe me votën e popullit, e jo me skenare të errëta.

Para se të vendosni për të votoni për Qeverinë e Re, kujtoheni Allahun e Madhërishm dhe dëninin e tij.

Allahut të Madhërishëm të gjithë ne nuk peshojmë as sa një qime floku.

Zoti Behgjet Pacolli, por edhe Ju deputetë të Parlamentit të kosovës, mos u bëni pre e egos së sëmurë të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Të gjithë këta udhëheqës të siprpërmendur e kanë udhëhequr Kosovën në 20 vitet e kaluara, dhe janë fajtorët kryesorë që e dëmtuan Kosovën dhe që e kanë sllellur në këtë gjendje krize.

Këtyre udhëheqësve të lartpërmendur ua ka marë mendjen dreqi dhe ua ka hëngër trurin macja.

Në popull ekziston shprehja,” çka bën një i çmendur nuk mund ta ndreqin mijëra të mençur”.

Allahu i Madhërishëm Ju ka dhënë pasuri e begati, por edhe Ju e dini se e tërë kjo është sprovë nga Allahu për njeriun.

Sipas Kur’anit, njeriut Allahu si sprovë të jetës i ka caktuar dy sëmundje të rënda, lakminë për pasuri dhe lakminë për pushtet.

Ai besimtar i devotshëm, i cili pasurinë e ka fituar me hallall, dhe e shfrytëzon në rrugën e Allahut me drejtësi, bamirësi dhe mëshirë, do të ndjehet i lumtur në këtë jetë dhe do të jetë i Xhenetit në jetën e përtejme.

Ai besimtar, te i cili ekziston lakmia për pushtet, dhe me rrugë të pista e realizuon qëllimin e tij, do të jetë i urryer nga Allahu, dhe dënimin do ta merr në këtë jetë, ndërsa në jetën e përtejme vendi i tij është në Xhehenem, sepse udhëzimet e Allahut janë drejtësia, bamirësia dhe mëshira.

Bëni punë të mira dhe mos u mashtroni me ujërat e turbullta të politikës, që janë të dëënueshme nga Allahu i Madhërishëm.

Zoti Behgjet Pacolli, por edhe Ju deputetë të Parlamentit të Kosovës, mos e sakrifikoni veten në punë të liga dhe ruajuni nga mëkatet, sepse Allahu i godet njerëzit i ligë në këtë botë, por edhe në botën e përtejme.

Mos lejoni tu mashtrojë djalli që të kryeni punë të liga, të turpshme e të dëmshme për Kosovën dhe popullin e saj të shuëvuajtur.

Hashin Thaçi, Isa Mustafa,Ramush Haradibaj dhe Fatmir Limaj, të korruptuar dhe të pasuruar në mënyrë të paligjshme në 20 vitet e kaluara, nuk ia kanë dertin Coranovirusit, dhe as Kosovës dhe popullit të saj, por dëshirojnë ta largojnë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen nga skena politike me komplote mizore, për ti zënë kolltuqet e shtetit, gjë që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat