A është Kushtetutë, Kushtetuta e Kosovës?

Opinione

A është Kushtetutë, Kushtetuta e Kosovës?

Nga: Luz Tomaj Më: 30 prill 2020 Në ora: 21:10
Luz Tomaj

Kushtetuta është, apo duhet me qenë, akti suprem, fryma, pasqyra ose themeli i shtetit dhe, pamëdyshje duhet të përmban vullnetin e popullit. Shiquar në këtë konstelacion, mendoj se Kushtetuta e Kosoves përmban mjaft të meta, të cilat, shteti i Kosoves,  për 12 vite, as që u përpoq që të ndermerr, qoftë edhe një hap apo përpjekje, në mënyrë që, Kushtetuta, në fuqi, sëpaku, të korigjohet, të përputhet me vullnetin e popullit.

Populli nuk është konsultuar fare për përmbajtjen apo tekstin e Kushtetutes aktuale. Këtë e bazoj në faktin se Komisioni kushtetues, e përgaditi apo e përfundoi tekstin e Kushtetutes me 7 prill 2008. Hiq më shum se dy ditë më von, Parlamenti, me 9 prill 2008 e aprovoi kushtetuten. Ky fakt nep me kuptuar se, jo vetem se populli nuk u konsultua fare por, as përfaqsuesit e popullit - deputetet, nuk paten afat të mjaftuar për studimin e tekstit. Sa i përket përmbajtjes dhe formulimit të tekstit të Kushtetutes mund të thuhet shumë por, do i veqoj disa momente.

Neni 2 flet për sovranitetin dhe integritetin e shtetit me theks të veçant se burojnë dhe i përkasin popullit dhe vetëm popullit, gjë që është në rregull por, e keqja është se populli, në asnjë mënyrë, nuk konsultohet. Çështja e sovranitetit që nga dita e parë, nuk është zgjidhë. Në anen tjeter, kur është fjala për integritet, që i përket popullit, populli nuk u konsultua fare as me rastin e demarkacionit dhe as tani kur bëhen përpjekje, për korigjime a nuk di çka të kufinjëve.

Proklamimi se cilit sistem i përket shteti i Kosoves, nuk është i qartë. Megjithatë, konsiderohet shtet me sistem parlamentar. Mirëpo, kur të shiqohen kompetencat e institucioneve të shtetit, Kryetarit, Parlamentit dhe Qeveris rezulton se Kosova nuk i përket këti sistemi. Edhe nji herë ia lëshova sytë Listes së OKB. Në fakt, OKB, përveç tjerash e mban edhe Listen e tëgjitha shteteve - antare dhe joantare të OKB-s, në të cilen radhiten tëgjitha shtetet sipas sistemeve. Aty gjindet edhe Kosova, e rradhitur në grupin e shteteve me sistem parlamentar. Shkurtazi në Listë definohen kompetencat e institucioneve të shtetit. Pozita e Kryetarit apo Presidentit të Kosoves, konsiderohet ekskluzivisht si pozitë, si post CEREMONIAL. Përkundër kësaj, Kryetari i Kosoves i mban frejt dhe dizginat në dorë, madje bën lojra edhe me integritetin teritorial.

Nga dispozitat e Kushtetutes që më brengosin po i veqoj

Neni 65 pika 2 - Parlamenti, për ndryshimin e Kushtetutes vendos me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, përfshirë edhe dy të tretat e deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara…. Me fjalë tjera, pa votat e Listes serbe, nuk mund të inicon ndryshime të Kushtetutes. Jam i sigurtë se nuk egziston edhe donjë kushtetutë e cila varet nga votat e veçanta të minoriteteve. Një gjë e tillë është në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe duhet të evitohet.

Neni 83, statusin e Presidentit e konsideron si kreun e shtetit, dispozitë e cila është në kundërshtim me parimet dhe definicionin e shteteve të sistemit parlamentar, ndaj edhe e paçëndrueshme. Nuk mundet të anashkalohet definicioni i Listes së OKB-s, në se Kosova vërtetë i përket sistemit parlamentar.

Janë shum interesante edhe dispozitat e neneve 95/5 dhe 100/6. Dispozitat ligjore e veçanërisht ato të Kushgtetutes, patjeter duhet me qenë të kjarta dhe t’i evitojnë dilemat eventuale në proceset kkur ato aplikohen. Neni 95 bënë fjalë për dorheqjen e Kryeministrit dhe veprimet e Presidentit. Afatizimi i proceseve apo veprimeve që duhet ndërmarrë mungon. Në proceset juridike madje edhe juridikopolitike, konkretizimi i afateve është i doemosdoshëm. Deri sa në nenin 95 bëhet fjalë për dorheqje, për  ramjen e Qeverisë, dhe sado është paraparë procedura e mëtejme, në nenin 100/6 bëhen mjaft fjalë për proceduren e inicimit dhe zhvillimit te procesit rreth vendosjes së mosbesimit të Qeverisë, që është apsolutikisht në rregull por nuk bëhet asnjë fjalë për rrugen pas votimit të mosbesimit. Me fjalë tjera, ka dallim në mes dorëheqjes dhe votimit të mosbesimit të Qeverisë.

Në legjislacion, e aty bën pjesë edhe Kushtetuta, çartësija ka rëndësi të veçantë. Mbaj bindjen se mu paçartsija në tekstin e Kushtetutes, bënë që çdo konflikt i mendimeve në mes institucioneve të shtetit, përfundon në Gjykaten kushtetuese. Funkcionimi dhe mendimi i kësaj gjykate është i paevitueshëm, por nuk kuptoi se thuaja çdo konflikt i mendimeve po përfundon në këtë gjykatë, dhe po mendoj se a mos kjo gjykatë u bë Kushtetutë e Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat