Stop autoritarizmit viral të Rilindjes!

Opinione

Stop autoritarizmit viral të Rilindjes!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 1 maj 2020 Në ora: 10:24
Qamil Gjyrezi

Regjimi butaforik viralo-virtual i Edi Ramës, i krijuar nga kryeminstri klloun-piktor me Endri Fugën, mjeshtrin e virtualitetit-viral, është një regjim virtual autoritar shumë i rrezikshëm që do të çmontojë demokracinë reale në Shqipëri dhe do të vendosi autoritarizmin viral, shtetin e oligarkëve dhe sundimin e krimit. Mësimi virtual-on line, pagesat e faturave on-line, mbledhje të Qeverisë dhe Këshillave bashkiak me Zooom, seanca gjygjsore me Zoom, Këshilli i sigurisë Kombëtare on-line janë elementë tipik virtual, që do të kthehen në një virozë post-moderne autoritare për shqiptarët.

Edi  Rama dhe Endri Fugën, janë mjeshtra të këtij sistemi imagjinar,  ku qëndra e komandimit virtual dhe qeverisjes virale do të jenë “Bahcja e Surrelit” ose tarraca e ndonjë vile luksoze të miqve të Edi Ramës.

Prandaj sic e deklaroi edhe Zoti Lulzim Basha mrëmë tek emisioni Opinion i Fevziut, vetëm rivendosja e demoracisë i  shpëton shqiptarët nga regjimi viral-virtual  i  F.B. dhe katastrofa ekonomike, varfëria dhe dizintegrimi shoqërorë.

Pandemia Covid 19 do të ndryshojë botën, që do të thotë duhet të ndryshojë edhe Shqipërinë me kahje pozitive dhe rivendosjen e demokracisë. Me të vërtetë Pandemia krijoi probleme ekonomike, papunësi por qeveritë serioze kanë marrë masa serioze dhe kanë projekte të qarta për daljen nga kriza dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.  Qeveria Edi Ramës jo vetëm nuk pati një projekt të detajuar mirë para Pandemisë, por edhe në situatën post-pandemi nuk ka asnjë projekt të qartë dhe të detajuar, përvecse ruajtjes së interesave të disa koncensionarëve, mbylljen dhe izolimin e shqiptarëv, zgjedhjet antidemokartike në Universitete dhe shkatërrimin e demokracisë në vend, me mjete virtuale që do të kthehet në një virozë të pashërueshme për shqiptarët.

Qeveritë serioze dhe media botërore janë të interesuara jo vetëm për daljen nga kriza post-pandemi por edhe për ruajtjen e vlerave demokratike në të gjithë globin.

Në gazetën “The Wall Street Journal” të datës 16. Prill. 2020,  Patrick Gaspard shkruante: “We must act no to prevent authoritarianism from going viral. The coronavirus pandemic provides the perfect excuse for aspiring dictators to consolidate their power”!

“Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar që autoritarizmi të mos viralizohet.Pandemia e koronavirusit jep justifikimin e përsosur për diktatorët që aspirojnë të konsolidojnë fuqinë e tyre”! Autori vazhdon më poshtë: “Detyrë për të mbrojtur shëndetin publik. Për të qenë të sigurt, çdo qeveri ka për detyrë t'i përgjigjet me forcë katastrofës së shpalosur të shëndetit publik, duke bërë kështu që mund të kërkojë kufizime të përkohshme, por domethënëse në veprimet e qytetarëve. Por shumë nga politikat e miratuara nga “liderët autoritarë” javët e fundit nuk janë vetëm antidemokratike; ato janë gjithashtu kundërproduktive në luftimin e pandemisë”.

Me të drejtë Zoti Basha mrëmë tek emisioni Opinion, deklaroi se për opozitën është shumë e rëndësishme jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Basha deklaroi: “Qeveria ishte e papërgatitur, Opozita zgjodhi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, para panikut dhe politikës me fatkeqësinë”.

Gazetari Patrick Gaspard shkruan më poshtë në artikull:”Mësime për demokracinë. Ne duhet të përdorim çdo mjet të disponueshëm për të mbrojtur liritë civile. Ndërsa Pandemia bën thirrje për distancim shoqëror, nuk justifikon brutalitetin e policisë dhe shpërdorimin e pushtetit qeveritar. Në çastin kur liderët politikë fillojnë të kufizojnë fjalën e lirë dhe të drejtën për të protestuar, ose kontrollojnë fuqinë e tyre, rreziku i një rrëshqitje në autoritarizëm bëhet real. Qeveritë që fillojnë të provojnë këto kufij duhet të përgjigjen menjëherë”.

Ruajtja e demokracisë dhe vlerave demokratike në Shqipëri është e domosdoshme në këtë situatë post-pandemi, kur qeveria e Edi Ramës nuk ka plan për hapjen dhe daljen nga kriza, nuk ka plan as për shëndetësinë, as për ekonominë as për arësimin!

Ruajtja e demokracisë është e domodoshme kur kurba e pandemisë është e çoroditur sic është e coroditur edhe qeveria e Rilindjes dhe Edi Rama, me testime të ulëta dhe një skenë të rreme për të infektuarit dhe të shëruarit.

Ruajtja e demokracisë është e domodoshme nga regjimi virtual-viral që vendos interesat e 10 oligarkëve mbi interesin e 3 milionë shqiptarëve

Prandaj reagimi qytetar është i domosdoshëm për parandalimin e autoritarizmit viral të Rilindjes dhe Edi Ramës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat