Pushteti, s'është qellimi i fundit i LVV-së, së z. Kurti!

Opinione

Pushteti, s'është qellimi i fundit i LVV-së, së z. Kurti!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 1 maj 2020 Në ora: 11:48
Albin Kurti

Ta kuptojmë drejtë betejën e tyre "politike & juridike" për pushtet.

Qeverisja dhe pushteti i z.Kurti, levë dhe digmë e LVV-së për t'a luftuar deri n'zhbërje projektin nacional të shqiptarëve të Kosoves n'krye me presidentin historik Rugova; Kosova shtet sovran dhe demokratik !

Kur është kështu, duhet eksplorur dhe shterruar arsyeshmerinë, synimin dhe kauzen reale identitare të Lëvizjes që në ngjizje dhe n'gjenezë me pytjet të cilat duan përgjigje;

N'ç'kohë u formua, kush e formoj dhe cila ishte kerkesa thelbësore e saj?

Levizja e Kurtit, ka rrënjët në kohën e Levizjes nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri & pavarësi, përkatsisht të LDK-së, së presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe projektit nacional-historik të asaj Levizje politike, për një Kosovë të lirë, t'pavarur dhe të integruar në NATO dhe n'BE, si dhe n'miqësi t'përhershme me SHBA-të.

Pikërisht ky projeksion i shqiptarëve n'shumicë absolute të Kosoves (gati në unison), është shtrati i kundershtimit apriori i Levizjes së Kurtit, si antipod i arritjeve dhe rrugëtimit të Levizjes naconale n'krye të së ciles ishte Dr.Ibrahim Rugova.

Zaten, gjakimi nihilist i LVV-së, ishte lufta politike dhe jo vetëm politike; kundër projektit nacional të shqiptarëve të Kosoves të artikuluar nga elita intelektuale e kohes, shoqëria Kosovare dhe klasa politike e saj, n'dekadën e fundit të sheullit të kaluar dhe në fillim shekulin e XX-të, gjë që vazhdon e edhe n'ditet e sotme.

Me çfarë mund ta ilustrojmë?

Levizja e Kurtit (LVV), doli hapur kundër projektit kombëtar të identifikuar me Levizjen e presidentit historik Rugova, qysh në Konferencën nderkombëtare n'Rambuje të Frances, me 1999, duke e quajtur këtë të fundit si tradhëti të interesit kombëtar të shqiptarëve përgjithësisht, dhe atë të Kosoves në veqanti, pra doli hapur kunder saj dhe vendimeve të asja Konference e cila i hapi rrugë lirisë dhe çlirimit definitive nga pushtusi shekullor serbo-sllav.

Levizja e Kurtit (LVV) doli hapur, kunder Misionëve Ndërkombëtare në Kosovë, siq ishin Administrimi Civil Nderkombëtar dhe ai i NATO-së në Kosovë me Rezolutë të KS të OKB-së, dhe të njëjtat i quante, Misione dhe Forca pushtuese të cilat i atakonte me t'gjitha mjetet dhe metodat n'dispozicion.

Levizja e Kurtit (LVV), doli hapur, kundër procesit nderkombëtar të pavarësimit të Kosovës nga Serbia, proces ky i bisedimeve për Statusin në Vjenë dhe që gjeneroj në derivimin e Pakos së Ahtisarit për Pavarësi të Kosoves, fillimist të mbikqyrur dhe me pas të plotë.

Levizja e Kurtit (LVV), doli edhe kunder aktit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosoves me 17 shkurt 2008?

Të gjitha këto qendrime "politike" të z.Kurti dhe të LVV-së, ishin konstante dhe mbetën antipod i projektit nacional të shqiptarëve të Kosoves së Ibrahim Rugoves, për Kosoven shtet sovran dhe demokratik.

Çfarë do me pushtetin dhe përmes pushtetit LVV-ja ?

Pushteti për LVV-në, në një projeskion nacional të shqiptarëve të Kosoves me aleatet n'krye me SHBA-të, siq është Republika e Kosoves e 17 shkurtit 2008, nuk është qellim dhe synim në vete, por levë dhe mekanizëm permes të cilit, realizon kauzen e vertetë identitare të LVV-së e që është ; përmbysja e këtij projeksioni dhe realizimi i një projekti të ri, i cili me çdo kusht dhe çmim, mbanë autorësinë e LVV-së, dhe liderit të saj "profetik" Kurti, edhe pse me dëmtimin drastik të interesit kombëtar të shqiptarëve, kudo që jetojnë n'trojet e veta etnike në Gadishullin Ilirik !

- Kjo kauzë identitare e LVV-së, nuk arrihet me pushtetin e LVV-së në projektin nacional-shtetëror të Kosoves së 17 shkurtit 2008, dhe duke respektuar Ligjet pozitive dhe Kushtetutën n'fuqi, por duke dalë mbi Ligjin dhe duke shkelë Kushtetutën e Republikës ë Kosovës, sa herë që kjo e fundit shfaqet si pengesë e rrugëtimit të tyre, gjë që po deshmon katercipërisht koheve të fundit.

Pra, LVV-së nuk i duhet pushteti për t'a ushtruar atë konformë Ligjeve pozitive të Republikes parlamentare, por për të abuzuar përmes tij, deri në shkatërrimin definitiv të boshtit kurrizr të projektit nacional ; shqiptaro-amerikan : Kosova shtet sovran dhe demokratik !

Thjeshtë ; LVV-ja nuk është e intersuar ta ushtroj pushtetin në një shtet të cilin nuk e njeh dhe e lufton prore, por e do atë si trampolinë për ngritje populiste që e ndihmonë LVV-në për ta zhbërë projektin e përhershem të shqiptarëve, për Kosoven e lirë e t'pavarur.

Gjatë këtij rrugëtimi "misionar" të z.Kurti dhe të Levizjes së Tij, pushteti i arritur, nuk u ushtrua, por u abuzua më të, duke u përdorë si digmë e prishjes së miqësisë dhe alences jetike të Kosoves dhe shqiptarëve me shpetimtarin unik të kombit tonë dhe n'veqanti të Kosoves së lirë dhe sovrane - Ameriken.

- Tani, Amerika është problemi kryesor i LVV-së dhe i z.Kurti, të cilen e do jasht Kosoves dhe larg shqiptarëve, në mënyrë që ma lehtë dhe ma mirë, ta shtyej tutje interesin autentik ; zhbërjen e projektit të "vjeter" dhe konstruktimin e jetësimin e projektit të "ri" i cili do ishte jasht orbites europërndimore dhe trans-atlantike (NATO)!

Poqese analizojmë qasjen dhe orientimin e synimeve politike të z.Kurti dhe të LVV-së, në ditet dhe kohen e abuzimit të tyre me pushtetin në këtë periudhë relativisht të shkurtër, nuk është veshtirë të konkludohet edhe për kreatoret e këtij monstrumi (LVV) dhe qellimet e errëta anti-shqiptare fund e krye.

- Lidhjet dhe afria me Serbinë & aleatet e saj n'BE në njërën anë, dhe sulmet intimiduese ndaj ambasadorit amerikan, Richard Grenell dhe tiradat akuzuese ndaj SHBA-vë dhe administrates së Presidentit Trump, janë shperfaqja më trishtuese për fatin e vendit dhe t'ardhmen tonë euro-atlantike.

Z.Kurti, do që shqiptarët e Kosoves të braktisin projektin nacional të presidentit historik Rugova, dhe bashkë me projektin, edhe bashkëprojektuesin, Amerikën.

Ditet n'vijim, do nxjerrin "lakuriq" LVV-në dhe z.Kurti, në përpjekjet absolutizuese të mbajtjes me çdo çmim të pushtetit, tanimë të delegjitimuar që nga 25 marsi me votimin e sukses'shem të mocionit të Qeverisë Kurti nga ana e mbi 82 deputetëve të Parlamentit të Republikes së Kosoves dhe tendences së manipulimit populist me Pandeminë COVID-19 dhe refuzimin e rotacionit të qetë të Qeverisë së re ; legjitime dhe legale të Republikës ë Kosoves, Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja dhe Kryemnistri n'ardhje, Profesor, Dr. Avdullah Hoti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat