Kërcënimi i Koronavirusit, “alarm” për botën për të mbrojtur natyrën, jetën dhe familjen!

Opinione

Kërcënimi i Koronavirusit, “alarm” për botën për të mbrojtur natyrën, jetën dhe familjen!

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 1 maj 2020 Në ora: 11:54
Skënder S.Kapiti

Natyrën duhet ta shfrytëzojmë duke zbuluar dhe duke iu përshtatur ligjeve të saj dhe jo duke e shkatërruar atë, sepse natyra pastaj hakmerret fuqishëm. Po kështu duhet ta ruajmë e mbrojmë moralitetin njerëzor, pasi largimi nga morali kërcënon jetën njerëzore dhe familjen.

Njeriu vetë është natyrë, por e pajisur me jetë inteligjente dhe morale për të vepruar sipas ligjeve dhe moralit njerëzor.

Rritja e lëshimit të gazeve serë, të dyoksidit të karbonit është më e shpejtë e që ka shkaktuar dhe po shkaktom me shpejtësi zhdukjen masive të gjallesave bimë e kafshë dhe rrjedhimisht kjo përbën kërcënim për jetën e planetit dhe të njerëzve.

Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar frikë dhe ankth te njerëzimi, por rreziku më i madh është ai që po vjen nga vetë dora e njeriut, rrezikimi dhe cekuilibrimi i natyrës nga ngrohja globale që vjen nga helmet e gazrave që lëshojnë fabrikat dhe nga djegia e karburanteve prej makinave, avionëve, aeroplanëve e raketave, nga djegia e naftës, mineraleve dhe gazrave. Teknologjia spekulative dhe e keqpërdorur po shkatërron natyrën , natyrën, e cila mundëson dhe mban gjallë jetën

Masat që janë marrë për luftimin dhe mospërhapjen e pandemisë së rrezishme të koronavirusit duket sikur kane “shkretuar” qytetet, pasi nuk ka lëvizje dhe as qarkullim të njerëzve dhe as të automjeteve ku shumica e tyre lëviznin e digjnin karburant kot.

Qyteti duket i shkretë, por ama përkohësisht edhe shumë më natyral se më parë, pasi dëgjohen cicërimat e zogjve,ajri është shumë më i pastër; frymarrja e mushkritë ngopen me oksigjen pasi ajri ka më pak dyoksid karboni dhe më pak dyoksid azoti NO2 i cili është helm shumë i dëmshëm për mushkritë, nuk as ka zhurma automjetesh e veturash, nuk ka bori dhe pra as ndotje gazrash helmuese që nxjerrin automjetet dhe fabrikat.

Duket sikur është ndërprerë reaksioni serë i ngrohjes globale që krcënon planetin.

Drita e diellit bie e papenguar nga pluhri e smogut dhe procesi i fotosintezës zhvillohet lirshëm në gjethet e pastra të gjelbërta të pemëve.

Shirat, dëbora dhe vesa kanë më pak aciditet.

Nëpër qytete nuk shëtisin njerëz me qen e mace për dore e ngryk në krah. Jeta familjare moderne ka “adaptuar” atë të egër me zogj nëpër kafaze në shtëpi, e deri edhe gjarperinj e majmunë shtëpiake e nëpër qytete shëtisin deri edhe ne kope qentë “rrugacë”.

Shumë sjellje e vese të “normaliteteve” të qytetërimit modern janë anormalitete të panevojshme e të dëmshme.

Qytetet e mëdha të ku jetojnë shumica e njerëzisë, në këto xhungla pallatesh e strukturas ngrehinash të stërmëdha, trotuaresh e rrugësh te asfaltuara e të betonuara të cilat janë populluar e mbipopulluar nga njerëzit që kanë zbrazur dhe boshatisur fshatrat.

E ndoshta po vjen koha që duhet t’i rikthemi dhe të vlerësohet e respektohet bujqësia dhe fshati ku burojnë të gjitha mirat dhe ushqimet jetësore, t’i rikthehemi gjelbërimit dhe tokës.

Koha fton njerëzinë të mos e shkatërrojnë tokën, bimësinë, ajrin dhe ujin, pra mos t’i shkatërrojmë burimet jetike, se a nuk po e shikoni se për ta mposhtuar rrezikun e pandemisë njërëzit duhet të mos dalin nga shtëpia, por njerëzit më shumë se kurrë e kanë mëndjen jo vetëm si të mposhtin virusin por edhe te ushqimet, buka, uji, mishi, frutat, zarzavate etj., pa të cilat nuk ka jetë.

Njerëzit gjithnjë e më shumë janë të interesuar për ushqimet bio-natyrore dhe jo ato të modifikuara gjenetikisht dhe të industrializuara e të kultivuara me kimikate helmuese të cila ndotin edhe tokën dhe bimësinë.

Ujrat, ajri dhe toka e ndotur nga mbeturinat urbane, kimikatet, helmet dhe gazrat e fabrikave, raketave, avionëve civil e luftarak janë bërë kërcënim i madh për planetin dhe jetën njerëzore, sidomos për jetën në qytetet shumëmilionëshe me banorë.

Sot në këtë kohë të vështirë ku cdokush ndjehet i rrezikuar nga pandemia, qytetet janë më të pastra nga tymrat, smogu, dioksidi i karbonit dhe helmet e djegies së karburanteve, nga zhurmat dhe pluhuri të cilat sëmurin dhe depresojnë njerëzit.

Qytetarët tani po mësohen se nuk është gjithcka paraja, luksi e makina, dhe nuk është e nevojshme që për të bërë disa metra rrugë në këmbë për të blerë ushqime në marketin pranë shtëpisë si dhe bukë nuk është e nevojshme për ta ndezur makinën, nuk është e nevojshmë që për kaprico e mendjemadhësi të udhëtosh dhjetra e qindra kilomentra për të hëngër një drekë apo darkë diku në një restorant me “zë” , dhe as të udhëtosh edhe me qindra kilometra me makinë e avion për ndonjë Week End dëfrimi të panevojshëm.

Pandemia na “mësoi” se jetohet shumë e shumë më mirë pa gjëra që nuk janë të nevojshme por përkundrazi që janë të dëmshme; jetohet edhe pa alkool, pa drogë, pa pabe e pa klube nate, pa bixhoz dhe pa makina luksoze e pa shpenzime të kota , por edhe pa turizëm.

Sot në këtë kohë pandemie në qytet nuk ka shumë ndotje akustike zhurmash në rrugë, ahengjesh nëpër pabe e klube e as shpërthime fishekzjarresh festive. Tani sikur kanë filluar që njerëzit e qyteteve të mëdha e moderne të mësohen dhe ti kthehen jetës familjare, kanë filluar edhe shumë gra e vajza që “të mësojnë” që të gatuajnë në shtëpi, pasi shumë nga ato nuk dinin as të bënin punë shtëpie dhe as gatuanin, e madje as të skuqnin një kokërr vezë, dhe harxhojnë shumë kohë për kujdesin dhe zgjatjen e thonjve si kthetra, për paruket e bukurinë artificiale të patinimit të fytyrës dhe për fryrjet e buzëve.

Tani njerëzit sidomos të rinjtë e të rejat edhe mbrëmja e nata i gjen në shtëpi te familja e prindërit dhe jo te jeta e natës si lugetër. Fëmijët duhet të kujdesen për prindërit dhe jo t’i dërgojnë ata në azil pleqsh.

Jeta është normale kur ajo merret me punë, me shkollim, me edukim dhe me aktivitete në shërbim të saj dhe jo me kotësira, me gjëra të dëmshme e me defrime të tepruara, me shpenzime kohe e parash krejtësisht në mënyrë të panevojshme.

Të edukohemi që të mos sillemi kundër dhe në dëm të natyrës, as kunder vetes dhe familjes, sepse kështu i bëhet dëm shumë i madh jetës njerëzore, familjes dhe shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat