Kush po i fryn zjarrit në Kosovë?

Opinione

Kush po i fryn zjarrit në Kosovë?

Nga: Ismail Muciqi Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:20
Ismail Muciqi

Zhvillimet e fundit që po ndodhin në skenën politike të Kosovës, dëshmojnë qartë se stabiliteti dhe politika në instituticionet e Kosovës është e brishtë. Ngritja e tensioneve dhe akuzat e një pas njëshme të liderve politikë dhe të instuticioneve të shtetit janë sinjalë i keq për stabilitetin e vendit.

Dekreti i Presidentit të Kosovës për krijimin e Qeverisë së re,

me kualicionin e partive të cilat ishin në opozitë dhe humbëse në zgjedhjet nacionale të 6 Tetorit, ka krijuarë situatë dramatike në ahoqërin kosovare.

Veprimet e njëanshme të liderëve politikë kanë krijuar konfuzion dhe paqartësi se kush ka të drejtë dhe se kush po e shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Pa dashurë të hyjë në thellësin e problemit, raportet reciproke të klasës politike dhe përqarjes, po vijnë gjihnjë duke u ashprësuar, niveli i komunikimit ndërmjet përfaqësuesve të instuticioneve të shtetit është jashtë çdo norme të cilën e kërkonë koha,situata dhe rrethanat aktuale.

Të jesh në krye të instituticioneve të shtetit do të thotë të jesh i vetëdishëm dhe të ndjeshë përgjegjësi për të gjithë njerzit që i përfaqëson.

Liderët shtetëror pasi e marrin mandatin nga populli sjellja dhe veprimi i tyre duhet të frymojë me ndjenjën e masës së përgjithshme.

Polarizimet të cilat janë duke ndodhur të manifestuara me inate primitive nga mos durimi i kokurencës dhe rivalitetit janë duke e quar Kosovën në humnerë.

Deklaratat e pa matura të individëve të cilët kanë përgjegjësi për unitetin e popullit dhe të ndërtimit të sistemit demokratikë të vendit nuk qojnë askundë.

Kjo po shifet dhe nuk don koment.

Thirrja e Mbledhjës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në ditën e shtunë për ta zgjedhur Qeverinë e re pa e marrë mendimin apo aktgjykimin nga Gjykata Kushtetuese se a ka shkelje të normave kuhtetuse rrethë zgjedhjës së Qeverisë së re edhe më shumë do ti komplikojë raportet dhe marrdhënjet ndërnjerzore në shoqërin kosovare. Në momentin e pikërishëm duhet të mbizotrojë gjakëftohtësia dhe toleranca si mjet demokratik dhe civilizues i njerzve të cilët ushtrojnë pozita shtetërore.

Nuk duhet të kthehemi mbrapa per komentue apo vlersuar punën e Qeverive të mahershme apo të partive politike të cilat qeverisën me vendin por mendojë se është shumë i domosdoshëm pezullimi i dekretit nga Gjykata Kushtetuese deri në vendosjën meritore të qështjës rrethë zgjedhjës së Qeverisë së re.

Lufta për pushtet edhe përqarjet gjatë historisë së popullit shqipëtarë kanë shkakëtuar dëme dhe kanë lënë pasoja në qështjet më kapitale të zhvillimit të kombit dhe të ndërtimit e shtetit në të gjitha trojet shqipëtare.

Andaj çdo intelektualë politikanë gazetarë apo analistë duhet të jenë të kujdeshëm dhe mos ti fryjnë zjarrit sepse duhet ta dijë çdo njëri se ai zjarrë do ti kaploj të gjithë.

Përqarjet dhe lufta për pushtet do ti gëzojë armiqët e Kosovës me të cilët shqipëtarët pëparballen më shumë se një shekull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat