Për ditën e 1 Majit në kohë Pandemie!

Opinione

Për ditën e 1 Majit në kohë Pandemie!

Nga: Haki Latifi Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:27
Haki Latifi

Matrapazët politikë me dhëmbë të florinjtë që Kosovēs ia kafshojnë mushkërinjtë .

Për fat të keq edhe sot, vazhdon gjithçka me të vjetrën gjithandej Kosovës. Shohim njerëzit të pa shpresë e të ngarkuar me zhgënjime të pafunda. Në të cilën enden të molisur rrugëve të Kosovës, disa (fshehtas) mbledhin kanaqe rreth rrugës, duke qen „falenderues“ nga hedhja e tyre nga udhëtarët e pandërgjegjshëm që ngasin automjetet.… disa m’a tutje të kërrusur me karrocë të dorës, me leje të Qeverisë, presin myshteriun e radhës për t‘i shërbyer e siguruar për familjet e tyre bukën e gojës.

Sepse, këta punëtor të vyeshëm dhe të ndershëm nuk pranojnë të mbajnë familjën me djerësen e vjedhur si të disa politikanëve që kurrë në jetë nuk janë djerësitur duke punuar, mirëpo pasurinë e tyre nuk del bir-nane me ia numëruar.

E në mbrëmje, hallegjinjtë e lëshojnë televizorin, për të mësuar për lajmet e ditës. Dhe çfarë të mësojnë se…Në ekrane shohin të njejtat byrytje të mllefta të politikës ditore që flasin për hallet e kombit e të shtetit. Dhe… kush flet se?… Këta që ia shkyen shpresat e këti mileti.

Në debat e sipër analistë - banalista, thonë se; Virusi krijoji shtetin e dëshiruar nga Kryeministri, e thotë ndonjë cinik teksa rrotullohet sa në bark po aq në shpinë mbi divan ndersa atij (Kryeministrit) po i del gjuha pas shpine tu u lutë dynjasë e Serbisë që të dërgon sa ma shpejtë testet e Pandemisë, duke u lutur herë si Krishti e herë si Muhameti rrëze hijes që leshon Binaja me libra në Prishtinë , me ja kercitë vrapit për në sh’pi! Thonë që është fshehur në një senduk dhe që andejmi vrojton botën me dylbi e maraz, por ec e besoju thashethemeve. Gojet e liga nuk hynë në karantinë, njëjt flasin edhe për kryeparlamentarën e cila nga mërzia që ka për miletin, vërr me gojë nuk bën!

Pra, është një shtet ideal për Kryeministrin në largim, të cilin e kemi lodhur e plakur para kohe me gjynahet tona kapicë, ku të gjithë mbyllen, ku ai cakton orare hyrje daljeje, gjoba e ndëshkime për shqiptarë, pa gazeta, me televizione që nuk bëjnë më debate politike, me Presidentin i cili nga pikëllimi që i shkakton pandemia ndryshon gjuhën duke e kafshuar e flet për marshallah krejt si minister i qeverisë! Ky flet vetëm për unitet se asnjë pazar s’ka në horizont, se burrat tanë të shtetit nuk bëjnë si të tjerët Zoti na ruajt, ata janë parimor e qelibar që për kauza bëhën fli, interesi personal për ta është një pesë me hiç! Në altarin e atdheut ata qerratenj piqen në hell si cjepërit për festë të pa lyer më yndyrë ! Atyre mund tu besohet symbyllurazi ! Ndërsa për gjykatën kushtetuese e as për të tjera punë s’ka tregti në keto ditë qiameti, secili e interpreton për qef të vet. Llastik hesapi.

Kurse qytetarët kur bien në gjum duke bërë lutje të cofta e mashtrojnë terrin, që nesër mos me i lënë shpresat me vdek. Për të vazhduar të nesërmën ditën e dytë pas 1 Majit, me duartrokitjet e tyre në kohë Pandemie, për Matrapazët politikë me dhëmbë të florinjtë që Kosovēs ia kafshojnë mushkërinjtë. Ndërsa, në magjen e gatimit të tyre të mbetur zbrazët, shpresat kanë mbetur vjerr.

Se ç’mu n’tek edhe mua, të hap televizorin dhe shoh që numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar duke u rritur, ditët bëhen gjithnjë e me të trishta por nëse nuk mendojmë, nëse nuk reagojmë madje nëse nuk gjejme forcën për të qeshur e bërë sarkazëm me vetën dhe të tjerët pos mushkërive virusi na rrezikon trurin nga mpirja e karantina e të cilit fitojnë vetëm demagogët dhe pandemia e tyre e gjatë e qeverisë në largim, e besimit prej; 50 ditësh.

Image

Ky farë virusi na mësoi edhe si të proncohemi duke ndenjur në sh’pi. Dikush lajmërohet nga dollapi i rrobave, dikush nën jorgan, e dikush që është ma intelektual lajmërohet nga biblioteka. Ku, në çdo shfaqje të programit Skype të atyre që krypin mend qysh do bënet me këtë të uruar vatan, përvijohet madhështore duke e demostruar librin e dijen si aleate të shoqërisë sonë në ditë të qiametit! Sa bukur që tani na pruni zoti dhe Pandemia, të shohim Libra, libra kudo libra. Aferim more të uruar aferim, lexoni sa t’ju bëhen sytë filxhan! Sepse unë i gjori se paskam ditur se rezultati i PISA-së me hile ishte kanë.

Loja me terrorin e panikut mund të mendojë ndonjë haram i papunë (tani janë shumë) është llogari politike që nese del me pak kosto, M. Bini do të thotë ju shpëtova unë, në daltë me shumë, ja u thashë u dola borxhit, nuk më degjuat ! Po zor ta besosh se nuk bën nga këto, Ai është esnaf i madh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat