Gjykata Kushtetuese dëshmoj se është institucion suprem i funksionimit të shtetit!

Opinione

Gjykata Kushtetuese dëshmoj se është institucion suprem i funksionimit të shtetit!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 2 maj 2020 Në ora: 21:35
Ismail Muqiqi

Ky institutcion edhe kësaj here dëshmojë pjekurin, profesionalizimin dhe gadishmërin si gardian e aktit më të lartë juridik të shtetit.

Vendimi Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit për mandatarin për formimin e Qeveris Hoti, erdhi në momentin e duhur duke parandaluar veprimet apo anomalit e partive politike për të zgjedhur Qeveri në "katror".

Ky vendim arriti ti ulë tensionet në skenën politike si dhe polarizimet, ndërmjet liderëve dhe partive politike.

Partit politike të cilat u bashkuan për të formuar Qeveri, treguan papjekuri duke bërë kualicione pa parime programore dhe të pa natyrshme.

Gjykata Kushtetuese nuk u ndikua nga presionet dhe komentet e politikanëve, analistëve, gazetarëve dhe opinionistëve tani të njohur për publikun të cilët dhanë opinione dhe prejdikime se si duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese.

Gjykata nuk u morrë me komentet e opinionistëve të ndryshëm të cilët gjatë ditëve qarkulluan nepër televizione të njëpasnjëshme për ti plasuar agjendat e tyre, të partive apo të liderëve politikë për të cilët punojnë.

Gjykata Kushtetuese nuk u morrë me konspiricionet dhe prognozat e këtyre "analistëve" të padenjë, të cilët po shkaktojnë konfuzionë në opinionin e gjerë. Ky vendim Kushtetues i demantojë të gjithë ata të cilët ja futën kotë, dhe të cilët nuk janë kompetent për të dhënë, prejdikime të ndryshme pa kompentenc.

Mendoj se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj parandaloj gërqin politikë si dhe eliminojë dilemat dhe pretendimet se kush ka të drejtë në zgjidhjen e kësaj situate.

Padyshim vendimi i kësaj Gjykate do ti reduktojë polemikat, akuzat dhe do të ndikojë pozitivisht edhe në gjuhën dhe në kulturën e komunikimit e cila ishte degraduar deri në ekstrem.

Ishte shqetësuese gjuha dhe niveli i dijes të disa juristëve me tituj "Shkencorë" të cilët me deklaratat e tyre dhe me akuzat ndaj subjekteve politike dhe liderëve, duke bërë krahasime me idologjitë të kaluara deri në "fashizëm", e shqetësuan opinionin kosovarë.

Nuk di ku janë duke jetuar këta individë, sa po shihet disponimi dhe kërkesat e qytetarëve janë krejtësisht tjera, në raport me debatet politike të cilat po zhvillohen me javë dhe muaj nepër mediumet e Kosovës.

Nëse Kosova është vend demokratikë, vota e popullit e përcakton vullnetin, sondazhet po tregojnë dhe po kërkojnë frymë të re për ndryshime në qeverisjen e shtetit në krahsim me të kaluarën.

Edhe kësaj radhe Gjykata Kushtetuese e dha provimin dhe u tregua se e ka besimin e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat