Jo buka, po kulaqi!

Opinione

Jo buka, po kulaqi!

Nga: Dibran Demaku Më: 3 maj 2020 Në ora: 13:25
Dibran Demaku

Nuk besoj që ka shqiptarë të mos e këtë dëgjuar shprehjen popullore:Jo buka po kulaqi!Kjo shprehje e famëshme me erdhi ndërmend derisa po dëgjoja deklaratën e të famshmit lider të AKR-së z.Behxhet Pocollit kur tha:-Nuk do të jemi pjesë e qeverisë Hoti,por do ta votojmë qeverinë në fjalë,meqë ajo qeveri u bëka për të mirën e Kosovës!Jo buka po kulaqi z.Pacolli!

Z.Pacolli që kur ka hyrë në politikë asnjëherë nuk ka fituar zgjedhjet,por ka marrë pjesë aktive në politikën e vendit pothuajse pa ndërprerje!Nëse ka politikanë në Kosovë që i ka ndërruar bindjet dhe parimet më shpesh se kanatierët,është pikërisht ky Bexha(Pacolli).Gjithmonë atë që e ka deklaruar para zgjedhjeve e ka shkelur pas zgjedhjeve me të dy këmbët dhe i është ngjitur koalicionit fitues si ato rridhet e fushës që të ngjiten  çoraoave derisa kalon andej.

Pacolli(dhe pacollistët e tij)kanë treguar se kanë hyrë në politikë për të mbrojtur dhe ruajtur(e mundësisht)për të dyfishuar fitimet e tyre?!...

Dhe ,mund të ndodhë,që deri në fund të muajit të dekretohet sërish nga presidenti Thaqi qeveria Hoti,dhe aty të jetë edhe z.Pacolli,sepse jeta ka treguar se ai nuk e ka fare të vështirë t‘i hedhë anash fjalët që i ka thënë paradite,dhe të thotë krejt të tjera pas dite?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat