Kush i vrau gazetarët e “Bota Sot”?

Opinione

Kush i vrau gazetarët e “Bota Sot”?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 maj 2020 Në ora: 15:47
Gazetarët e vrarë të "Botës sot" Xhemaj Mustafa, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti

Heshtën, heshtën të gjithë për atë që duhet të flisnin. Ndonëse u munduan të duken njerëz që nuk shkelin as mizën, krerët e partive dhe institucioneve u mjaftuan me një shkrim në Fb, edhe atë krejt formalisht për të thënë ca fjalë  me rastin e shënimit Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve ose partive politike si nuk tha një fjalë të vetëm për gazetarët e vrarë, pikërisht se ishin ata që thoshin fjalën e lirë e të cilën e paguan edhe me jetë. Fatkeqësisht për rastin e gazetarëve të vrarë nuk u tha asnjë fjalë as nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), absurd në vetvete, që ndodh vetëm në mjedisin tonë.

Ndër gazetarët që u vranë për fjalën e lirë janë: Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati e Bardhyl Ajeti, të cilët nuk u përmenden nga askush, për ironi as nga LDK ku militonin Xhema dhe Enveri. Kur jemi tek LDK duhet theksuar se në kohët më të vështira të saj, kur sulmohej nga të gjithë, ishte “Bota Sot” ajo që më fjalën e lirë, guximin e saj i doli në mbrojte jo LDK si subjekt, por të vërtetës që në atë rast ishte në anën e saj.

Dhe pikërisht duke mbrojtur këtë të vërtetë edhe u vranë gazetarët e saj, për të cilët sot LDK nuk thotë asnjë fjalë. Në mesazhin e tij në FB, kreu i LDK, Isa Mustafa, me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj medieve, si dhe tregon se mediet po përballen me probleme financiare në kohë pandemie. Por asnjë fjalë të vetme për gazetarët e ‘Bota Sot’ të cilët dhanë jetën për të mbrojtur të vërtetën, nga ata që cenohej dhe abuzohej ajo e vërtetë, me të cilët sot fatkeqësisht LDK bën pazare për pushtet.

Nuk mund të ketë Liri të medieve pa u zbardhur se kush i vrau gazetarët, të cilët u vranë se thanë të vërtetën, e vërteta që më së shumë se kurrë i mungon shoqërisë dhe popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat