“Kur errësira tundon”

Opinione

“Kur errësira tundon”

Nga: Aurel Dasareti Më: 5 maj 2020 Në ora: 18:04
Ilustrim

Një sqarim (plotësim) për qëllimin e letrës time të fundit:

“Kur errësira tundon”

Akuzat e rreme duhet të sjellin pasoja për kryesin.

Sot, akuzat e rreme kundër kundërshtarëve politikë (VV-së), për të fituar sërish zgjedhjet e Kosovës, po përdoren nga partitë politike të korruptuara kriminale antikombëtare që e terrorizuan, boshatisën dhe shkatërruan Kosovën gjatë 20 vjetësh sundimi. Këlyshët, për t`u kthyer në pushtet, për të mos rrezikuar konfiskimin e pasurive të tyre astronomike joligjore-kriminale dhe dënohen për të gjitha ligësitë që ia bënë Kosovës, keqpërdorin tragjedinë e një të riu që bëri vetëvrasje para disa ditësh, duke e fajësuar për këtë qeverinë aktuale. Në vend që të tregojnë dhembshuri për të ndjerin dhe ngushëllime për familjen, ata përpiqen të fitojnë avantazh politik për veten e tyre – në kurrize të viktimës.

Ata janë virusi më i keq se ky aktual kinez. Ata gënjejnë shumë dhe shpesh, edhe atë, në kohën kur gjithë rruzulli tokësor gjendet nën karantinë, bënë grusht shteti.   

Të akuzosh në mënyrë të rreme (që bëjnë figurat publike – politike “shqipfolëse”) është një abuzim serioz që duhet të sjellë pasoja serioze - dhe jo si sot, gjë që ia vlen! Sot është e lehtë dhe e lirë të hedhësh akuza false. Nga dita që mund të mbani përgjegjësi për këtë, ne do të shohim që ajo përfundon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat