Nga tragjedia në tragjedi

Opinione

Nga tragjedia në tragjedi

Nga: Dr. Arianit Zajmi Më: 6 maj 2020 Në ora: 16:28
Dr. Arianit Zajmi

Të gjithë mbetëm të tronditur nga vdekja e A.M. gjatë karantinës të dielën e kaluar, vdekje e cila në vete përfaqëson një tragjedi

Mirëpo integrimi i elementeve te problematikave politike e institucionale dhe tentimi i politizimit të kësaj tragjedie mund të prodhojë një tjetër tragjedi. Këtu kemi të bëjmë me një situatë ku dyshohet për sëmundje te shëndetit mendor që rezultojë me vdekjen e të riut - e për qështjet e tilla konkluzionet kauzale mund të bëhen vetëm pas verdiktit final të sistemit gjygjësor dhe atë nga profesionistët shëndëtësor kompetent dhe me përvojë (psikiatri me përvojë dhe me vlera akademike në këtë fushë). E në vendin tonë gazetarët, analistët politik, pushtetarët dhe ithëtarët e pushtetit të gjithë për një moment janë transformuar në ekspert të shëndetit mendor duke vlerësuar se si karantinimi i të riut ka rezultuar me konsekuenca në jetën emocionale dhe vdekje. Nuk është në kompetencat e këtyre që të nxjerrin përfundime mbi shëndetin dhe integritetin emocional të dikujt tjetër.

Sëmundjet mendore qofshin ato akute apo kronike dhe suicidi janë një qështje shumë e ndijshme që edhe nga profesionistët e ekspertët e psikiatrisë rekomandohet të komentohen e vlerësohen me shumë rezerva. Organizata Botërore e Shëndetësisë madje në një raport ka rekomanduar tek mediat që të kenë kujdes gjatë raportimit e komentimit të këtyre rasteve përshkak të fenomenit "copycat suicide" apo "suicide contagion" -  e që vendi ynë ka qenë një dokument i gjallë i kësaj dukurie vite më parë.

Në bazë të punimeve shkencore në fushën e mjekësisë është konstatu që portretizimi dhe vendosja në qendër të vemendjes të fenomeneve që kanë të bëjnë me shëndetin mendor e suicidin, nga mediat apo njerëzit me ndikim, mund të nxisë shpërthimin e suicideve të reja !!!

Mendoj që kemi nevojë për trajnim specifik të gazetarëve në lidhje me qasjen, mbulimin dhe prezantimin para opinionit të këtyre fenomeneve. Është normale të hulumtohet rasti brenda kornizave profesionale, në rastin konkret të shikohet nëse janë shkelur normat e dispozitat ligjore gjatë karantinimit apo nëse të karantinuarit nuk i janë nënshtruar kontrollave nga profesionistët e shëndetit mendor sipas protokolleve, nëse kanë pasur përkrahjen adekuate psikologjike apo qështje tjera legjlislative mirëpo jo të nxjerrin konkluza kauzale të tipit “shkak-pasojë”, konkluza që mund  t’i nxjerrin vetëm ekspertët e shëndetit mendor.                    

Nevojitet një qasje më epistemologjike për të zbardhur të vërteten mirëpo në vendin tonë po tentohet që përmes qasjes të konsumuar nga inatet politike t'a ndrriqojmë të vërtetën, pra kemi një situatë ku mllefet personale e kolektive po e marrin timonin e hulumtimit të fenomenit. Është keqpërdorim i pozitës zyrtare shfrytëzimi i tragjedive të tilla për të ushqyer EGO-në institucionale.

Përfundimisht të mos i përdorim elementet e fatkeqësisë së tjetrit për të ndërtuar mozaikun e sulmit ndaj institucioneve shtetërore. Ti lejojmë hapësirë organeve të rendit e hetuesisë ta bëjnë punën e vet dhe të nxjerrin përfundimin mbi rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat