Privatizimi i tokave bujqësore në Kosovë ishte veprimi më i demshëm që nga paslufta!

Opinione

Privatizimi i tokave bujqësore në Kosovë ishte veprimi më i demshëm që nga paslufta!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 7 maj 2020 Në ora: 19:49
Ismail Muçiqi

Një prej institutcioneve të formuara në kuadër të formimit të shtetit të Kosovës, i cili i solli dëme të pariparushme ekonomisë kosovare dhe resurseve tjera, pa dyshim se është Agjensioni i Privatizimit.

Ky i ashtu quajtur "institutcion" përmes bordeve të ndryshme të cilat u zgjodhën nga shtabet e partive politike dhe të liderëve politikë, për ti realizuar interesat e tyre dhe për të përfituar sa më shumë nga privatzimi i aseteve kapitale të Kosovës, i solli dëme edhe sektorit bujqësor të Republikës së Kosovës.

Në mënyrën më klandistine u shtiën dhe u privatizuan me mijëra e mijëra hektarë tokë bujqësore në të gjitha viset e komunave e cila ishte burim dhe begati kombëtare për sigurimin e drithrave dhe të bukës së Kosovës.

Mjerisht sipërfaqet më të mëdha të kësaj toke e cila dikur ishte pronë shoqërore dhe menagjohej nga koperativat bujqësore, tani që nga paslufta u ble nga komandatët dhe liderët e ndryshëm të partive politike dhe të njerzëve për rreth tyre.

Kjo pasuri kombëtare u shit me qmime qesharake mos të themi se u fal krejtësisht, dhe kalojë në pronësi të individëve tani më të njohur për opinionin të cilët këtë tokë tani po e shëndrrojn në kantiere të ndërtimit duke ja ndërruar destinacionin nga toka pjellore në ndërtesa dhe fabrika të betonit.

Këto klane kanë përvetësuar pjesën më të madhe të tokave dhe të ndërmarrjeve shoqërore, duke krijuar pasuri marramendëse. Dikur toka e bukës e rajonit të Kosovës, ishte burim kryesorë i zhvillimit të bujqësis dhe të industrisë në kuadër të Kombinatit të Kompleksit Agro Kosova.

Në këtë kompleks bujqësor në të cilin ishin të punsuar mbi 28.000 mijë puntorë, punonte Fabrika e Sheqerit në Pejë, Fabrika e Vajit në Ferizaj, Fabrika e Bukës në Fushë Kosovë, Fabrika e Miellit në Xërx, Fabrika e Ëmbëlsirave, Ferma e Lopëve në Dobrevë dhe ajo për përpunimin e qumshtit në Fushë Kosovë. Në kuadër të këti kombinati ishte edhe fabrika për përpunimin e Perimeve Progres Eksport në Prizrenë. Ferma e Pulave në Lipjan.

Në kuadër të kompleksit bujqësor Agro Kosova, ishin edhe 5000 mijë hektarë me hardhi rrushi në Rahovec, Xërx dhe në Krush të Prizrenit. Është shqetësuese dhe e pa falshme privatizimi i 1600 hektarëve palntazhë e rrushit në Komunën e Rahovecit, Suharekës si dhe një pjesë e sipërfaqeve të Komunës së Malishevës.

Kjo begati e hardhisë së rrushit e ndërtuar në mënyrën më profesionale dhe shkencore të ekspertëve të bujqësis, e kishin lakmi edhe Delegacionet të cilat e vizitonin Kosovën.

Tani kjo begati natyrore e cila u menagjua nga mendja e shendoshë dhe nga puna e palodhshme e prodhusëve të Kosovës më nuk ekziston.

Sot Kosovës i mungon sasia e nevojshme e grurit dhe drithrave tjera për ti përmbush nevojat e ushqimit të popullsisë.

60% të nevojave të grurit duhet importuar nga vendet e ndryshme, e mos të flasim për prodhimet industriale të karakterit të bujqësis, pemtaris, vreshtaris, perimeve dhe të mishit të cilat vazhdimisht importohen nga jashtë.

Kjo politikë e gabuar dhe dështimet e një pas njëshme të institutcioneve të shtetit u pa dhe u manifestua këto ditë me rastin e përhapjes së Epidemisë së Koronavirusit, kur popullata u ngritë në këmbë nga paniku për të siguruar miell i cili mungonte gjithëandej.

E kjo pa përgjegjësi ndodhi nga Qeverit të cilat udhëheqën me shtetin e Kosovës, e të cilat e shkatrruan apo i keqpërdorën rezervat kombëtare të shtetit.

Nëse vinë ditë më të mira gjeneratat e reja të shkolluara dhe të përkushtuara për shtetin e Kosovës, kanë obligim moral dhe njerëzor që ta analizojnë dhe vlersojnë punën- privatizimin e pasurisë së Kosovës, përkatësisht të tokave të privatizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat