Partitë politike, janë bë strehë e krimit dhe e pasurimit të paligjshëm

Opinione

Partitë politike, janë bë strehë e krimit dhe e pasurimit të paligjshëm

Nga: Fadil Maloku Më: 8 maj 2020 Në ora: 18:05
Fadil Maloku

1. Kriza nga transformimi i partive politike ndër shqiptarët, duket që akoma mbetet një punë "Sizifi" edhe me faktin se ato akoma koegzistojnë me krimin dhe korrupsionin. S'këndejmi, është shumë vështirë që këto krijesa "centaur", me origjinë tipike oligarkike, gjatë perudhës së tranzicionit të bëhen bartëse dhe artikuluese të njëmendëta të shtetësisë dhe pushtetit të njëmendët demokratik.

Etika e krizës së tyre, duket që rrjedhë nga pasojat e aferave korruptive, skandaleve në nivel lokal dhe qendrorë, pastaj nga; klientizmi, konformizmi, servilizmi ndaj liderit partiak, dhe pamëdyshje nga teknikat e rrenave dhe mashtrimeve që ato i "ushtrojnë" gjatë fushatave elektorale e qeverisjes.Në fakt, shenjat dominuese që e dëshmojnë saktë krizen brendapartiake që "prodhon" si pasojë të mungesës së; vizionit qeverisës, platformës dhe programit alternativ , janë ngarrisja kah krijimi i një lidershipi me pretendime karizmatike, ku më së miri dhe me së lehti fshihen të metat dhe dobësit; organizative, aferat korruptive dhe padyshim klientelizmi financiar....etj.

2. Vetëm Partitë politike, që dëshirojnë të mbajnë në ilegalitet të plotë aferat, skandalet, mashtrimet parazgjedhore, orjentohen për konventa sociale dhe forma tjera formale të përzgjedhjes së lidershipit. Ku konkurrenca maksimalizohet në formalitet dhe manipulim mediatik edhe elektoral.Ngase, përmes tyre, ato bukvalisht blejnë kohën e duhur për ta stërzgjatur si manipulimin, ashtu edhe përceptimin e rrejshëm mbi proceset dhe zhvillimet. Kolonizimi dhe kontrolli i politikës mbi mediet, sot qyetarisë akoma infantile të pothuajse shumicës së vendeve të tranzicionit, e sidomos atyreve që s'janë akoma në kuptimin e plotë; as të pavarura, as shtete, e as demokratke, e ka mundësuar defilimin e dominimit të; spektakleve në formë konventa e, ku demokraci e brendshme "vritet" me vetëdije, banalizimit të skajshëm të skandaleve dhe aferave korruptive, dhe joshjes së elitave intelektuale dhe shoqërisë civile me "kulaçin" e privilegjeve dhe premtimeve boshe në vendimarrjet e ndryshme me "yndyrë" kinse qytetare dhe kombëtare!

3. Në një ambient të tillë të emancipimit politik të qytetarisë, çfarë e kemi aktualisht ne shqiptarët e Ballkanit, etosi medial partiak ka ndikim të jashtëzakonshëm në urtësimin dhe padyshim manipulimin e partive politike (sidomos të atyre të tipit "makiavelist", që zejen e mjegullës e kane bë zanat, prej nga e sigurojnë këtë manipulim!Gjithësesi, këtë "zhveshje transparente"të shumicës së partive politike nga skena jonë politike, duhet këndëvështruar edhe nga prizma e proceseve aktuale, ku ato me intencat e tyre improvizuese, pa u hy fare konkurrencave lojale pra, pa votime të fshehta për lidershipat e tyre partiak, vetëm sa e rimohojnë rregullën dhe parimin elementar të demokracisë...atë të drejtës për të zgjedhë dhe për t'u zgjedhur në forumet partiake.

Natyrisht, tek një qytetari emancipuese, pra tek një elektorat konsistent për nevojat dhe kahjet ideologjike, kjo mënyrë (pa konkurrencë transparente) e përzgjedhjes së lidershipëve partiakë, asesi s'do kalonte! Mjerisht, në shoqëritë shqiptare, kjo tashmë është praktikë dhe rutinë morbide për ta mbajt, dhe ushtru pushtetin, me gjitha privilegjet që ai ofron...E ato privilegje, përveq statusit social ofrojnë padyshim edhe mundësi reale për t'u pasuruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat