Regjimi “kukull” i PPP-ve!

Opinione

Regjimi “kukull” i PPP-ve!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 10 maj 2020 Në ora: 22:26
Qamil Gjyrezi

Në konferencën e shtypit me gazetarët Kryetari i P.D-së Z. Lulzim Basha deklaroi me të drejtë që vendi qeveriset sot nga një regjim hajdutërish, që dun të legalizojnë kanabisin, që pastrojnë paratë e pista, që komandohen  nga krimi dhe korrupsioni. Por “laku” për këtë qeveri po ngushtohet dita ditës dhe ndryshimi është i pashmangshëm.

Cfarë janë regjimet? Regjimi është sistemi shtetëror për qeverisjen e një vendi; mënyra e drejtimit dhe e organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror në një shtet. Regjim socialist (popullor, demokratik, përparimtar). Regjim borgjez (kapitalist, fashist, antipopullor, reaksionar). Regjim republikan (monarkik, diktatorial). Regjim i ri (i vjetër). Regjim i kalbur. Regjim shtypës (despotik, shfrytëzues). Regjim kukull (i hurit e i litarit).

Nga leximi i termit regjim përcaktimi më i saktë për Rilindjen e Edi Ramës është “Regjimi pandemik i PPP-ve” ose “Regjimi kukull i hurit e i litarit i oligarkëve” që dhunon protestuesit paqësorë në sheshin Skënderbej dhe me “hu në dorë” takson shqiptarët me fatura aforfe të energjisë elektrike, duke grumbulluar taksa bizneseve të falimentuar nga situata post pandemi që do të zëvendësohet shumë shpejt me “virusin ekonomik”, dështimin total ekonomik dhe atë shoqëror. Pa ekonomi nga shtet, nuk ka zhvillim, nuk ka arësim, por ka hu, litar dhe dhunë shtetërore mbi të gjithë.

Regjimi ka edhe krerët e regjimit, Edi Ramën Taulant Ballën Ëngjëll Agacin dhe ministrat kukulla të Rilindjes, që bëjnë tendera sekrët dhe i vënë zjarrin zyrave të tenderimeve e Minitrisë shëndetësisë dhe pastaj i dërgojnë dokumentat në SPAKUT! Zoti Basha me të drejtë deklaroi që kjo është edhe sfida, testi i SPAKUT për të cuar para drejtësisë krerët e regjimit pandemik kukull.

Kriza e regjimit pandemik është e qartë në të gjitha planet. Shteti ligjor në Shqipëri ka rënë kur dhunon protestuesit paqësor dhe të gjithë shqiptarët me politika të mbrapshta ekonomike.

Të vetmit shqiptarë që nuk “cajnë kokën” për njeri janë pesë koncensionrë, ata të unazës së re, ata që duan të pastrojnë paratë e pista tek godina e Teatrit Kombëtar dhe të tjerë që kanë mbështetje e Edi Ramës.

Shqiptarët e vuajtur nga qeversija e dështuar, nuk marrin pagën e luftës dhe paguajnë “qimen e kokës” për të mbajtur familjet.

Bizneset dhe fermerët kanë falimentuar, prandaj protestojnë kundër politikave të qeverisë regjim, që mbështet vetëm njerzit përeth Edi Ramës.

Prandaj regjimi dhe kjo gjëndje duhet  të marrë fund një orë e më parë, për të shpëtuar të gjithë. Prandaj kryetari i regjimit Edi Rama, nuk duhet të pengojë komitetin politik për reformën zgjedhore dhe shqiptarët ta rrëzojnë regjimimin me votën e lirë.

Ndyshimi politik i regjimit me votë, është i pashmangshëm, por duhet të bëhet me pak kosto për shqipatrët e dërmuar nga regjimi, sic deklaroi Zoti Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat