Solidariteti si virtyt i humanizmit! Sa jemi solidar?!

Opinione

Solidariteti si virtyt i humanizmit! Sa jemi solidar?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 11 maj 2020 Në ora: 20:04
Ismail Muqiqi

Një prej karakteristikave të traditës familjare shqiptare, është padyshimë ndjenja e solidaritetit ndaj njerzëve të varfur dhe me halle të jetës.

Populli shqiptarë gjatë historisë të bujshme për plotë sfida dhe krajata të cilat e përcollën shekujë me radhë, asnjëhere nuk hoqi dorë nga ndjenja e humanizmit për ti ndihmuar të varfërit në situata të ndryshme.

Solidariteti i bashkojë shqiptarët sa here që ishinë në vështirësi edhe kur ishinë të okupuar dhe të shtypur nga armiqët ata ndanë pjesën e kapitalit apo të mirave tjera materiale për ta ndihmuar popullin.

Kjo ndjenjë u manifestue me shekujë duke u përcjellurë nga gjenerata në gjeneratë dhe ka mbetë vlerë morale dhe kombëtare deri në ditët e sotme.

Ndjenja dhe dhimbja për njëri-tjetrin tek populli shqiptarë ka qenë themelë i afrimit dhe bashkimit të njerzve, për ti bërë ballë kundërshtarve dhe armiqëve të ndryshëm të cilët gjithmonë kanë veprue në forma të ndryshme për ti përqa shqiptarët.

Solidariteit i shqiptarëve u dëshmue që nga lufta e dytë botërore kur patriotët të cilët i prijnë popullit u bashkuan për Qlirimin e Tokave Shqipëtare.

Kjo ide e historisë u mishërue edhe në tubimin historik të Lidhjës së Prizrenit.

Ndihma dhe solidariteti ndërmjetë shqipëtarve u manifestue dhe u shëndrrue në kauzë kombëtare edhe në vitin 1990 kur Serbia i sumpromojë instituticionet e Kosovës duke i larguar qindra-mijëra njerzë nga puna.

Shqiptarët duke e ndje dhimbjën dhe përgjegjësin ndaj njëri-tjetrit, u organizu aksioni humanitarë "Familja ndihmonë familjën".

Këto aksione dhe aktivitete u materializuan edhe në aksionin e "Tre përqindëshit" në të cilën diaspora shqiptare ishte në maje të përgjigjësis ndaj vëllezërve në Kosovë.

Duhet përmendur aksionin gjithëkombëtarë për "Pajtimin e gjaqeve" i cili fillojë në vitin 1990 dhe ishte veprimi më historik që njehë historia kombëtare.

Humanizmi u vërtetue edhe gjatë egzodit të vitit 1999 kur afër 1 milionë shqiptarë u detyruan të largohën me dhunë nga trojet e tyre për tu strehue gjithandej te vëllezërit shqiptarë në Maqedoni, Shqipëri, Malë të Zi e deri tek shqiptarët që jetojnë në Turqi. Pasluftës përkatsishtë pasi Kosova u bë e lirë në Kosovë u organizuan një mori aksionesh për të ndihmuar familjet të cilët nuk kishin ku të strehohen pasi që forcat serbe u kishin djegur shtëpitë.

Në këtë drejtim u ndërtuan me qindra-mijëra shtëpi e donatorë dhe iniciatorë kryesorë ishin një numër i veprimtarve të cilve ju bashkuan edhe shumë biznismen dhe firma private të cilat arritën që shumë familjeve në Kosovë tu ndërtojnë shtëpi duke ju kriju kushte për jetë normale.

Solidariteti i njerzëve tanë u pa edhe me rastin e tërmetit të fundit në Shqipëri e njejta ndodhi edhe tani kur pandemia e Koronavirusit e sulmojë planetin tonë.

Eshtë interesat të theksohet se njerzit të cilët kanë traditë familjare edukatë të mirfilltë dhe traditë të mirfilltë gjithmonë kanë qenë në krye të këtyre aksioneve humanitare, pavarsishtë se qfarë kapitali financiarë kanë pasurë.

I përmendëm këto të dhëna në këtë muaj të Madhërishëm të Ramazanit i cili po agjërohet me kushte specifike të kalendarit të këti viti 2020, vit ky në të cilën njerzimi po përballet me shumë vështirësi dhe sfida të pa njohura.

Kohërat kanë treguar se popullin shqiptarë gjithmonë vlerën dhe krenarin ja kanë shtuar dhe e kanë bërë të veqant solidariteti dhe humanizmi, oda e burrave dhe bukëdhënja dhe besa e madhe shqipëtare.

Këto argumente kanë qenë udhërrëfim i shumë gjeneratave të mëhershme të tashme dhe shpresojë se këtë traditë do ta përfaqojnë edhe gjenratat e ardhshme.

Këto i dhanë kuptimë jetës së njëriut dhe kombit në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat