A po vetëdijesohet populli?

Opinione

A po vetëdijesohet populli?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 12 maj 2020 Në ora: 19:37
Ismail Muçiqi

Nivelin e rritjes dhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm të një vendi, Shteti apo Qeverie, e përcakton shkalla e arsimit dhe e vetëdijes të qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë në atë Shtet.

Shoqëria kosovare që nga paslufta, jetojë në rrethana të traumatizuara, ku njerzit ishin të preokupuar si t'ia fillojnë rimëkëmbjen nga pasojat e luftës të cilën e shkaktoj Serbia.

Pjesa dërmuese e shqiptarëve ishin të goditur drejtpërdrejt, jo vetëm në aspektin e humbjes së antarëve të familjes por humbën edhe gjithë pasurinë ekonomike, financiare duke mbetur edhe pa kulmë mbi kokë.

Këto rrethana ndikuan edhe në pasivizimin e qytetarëve për tu angazhuar edhe në proceset politike të vendit. Populli kishte iluzione se pas largimit të Serbisë nga Kosova, me një fjalë pas

çlirimit të vendit, Kosova do të lulëzoj gjithëandej.

Kjo nuk ndodhi!

Grupet e ndryshme të bashkuara në emër rë kauzës kombëtare, duke u thirrur në vlerat e UÇK-së apo krahut të luftës,ishin përcaktuar dhe mobilizuar paraprakisht që ta marin pushtetin në Kosovë.

Këto grupe u shëndrruan në parti politike, duke u distancua me të kaluarën e sistemit, më shumë ishin të fokusuara kundër gjeneratës dhe kuadrave të ati sistemi, duke i shantazhuar dhe përbuzur me qëllim të eliminimit të rivalitetit dhe konkurrencës duke mos i penguar në karierën e tyre politike.

Ky ishte veprimi më destruktivë i njerzëve që morën timonin për ta udhëhequr shtetin. Këta "politikan" u munduan që ta bindin popullin se historia fillon nga ta, duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve, se patriotizmi, shpëtimi dhe parajsa do të vi po nga këta.

Kjo taktikë përfide dhe me plotë hile, bëri që pjesa më e madhe e intelegjencës kosovare, të qendrojë pasive duke mos shkaktuar pengesa për zhvillimin e demokracisë dhe të ardhmes së vendit.

Ky ishte defetki i parë i mënyrës së organizimit politikë, dhe i gërshetimit të ideve ndërmjet gjeneratave.

Tani pas 20 viteve, dolën në sheshë dështimet dhe dëmet që ju bënë vendit duke filluar nga krimi i organizuar, shkatrrimi i ekonomisë dhe keqpërdorimi i aseteve dhe pasuris shtetërore, deri tek mos rrumbullaksimi i shtetësis dhe integrimit në institutcionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

Pas gjithë kësaj periudhe kur e keqja po troket në derën e çdo qytetari të Kosovës, vetëdija e njerzëve po zgjohet dalë nga dalë nga gjumi.

Qytetarët tani po mendojnë dhe po gjykojnë ashtu si kërkohen situatat dhe rrethanat e reja politike për të ardhmen e vendit.

Ata të cilët e kanë gënjyer dhe e kanë mashtruar shumë here këtë popullë, janë në shkuarje përgjithmonë dhe kariera e tyre politike i ka ditët e numëruara.

Të kota janë kalkulimet dhe kualicionet e mjera politike, për të ardhurë sërish në pushtet.

Vetëdija e popullit ka ndryshuar dhe rrota e historisë nuk do të kthehet mbrapa. Koha është për ide dhe gjenerata të reja, të cilat kanë vlerë, integritet, dije dhe përkushtim për shtetin dhe kombin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat