Lidhja demokratike dhe partiarkaliteti i saj!...

Opinione

Lidhja demokratike dhe partiarkaliteti i saj!...

Nga: Dibran Demaku Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:58
Dibran Demaku

Lidhja demokratike e Kosovës (që ende edhe sot e kësaj dite shumëkush e quan si po parti të Rugovës,edhepse tashmë dihet dhe shihet botërisht se ajo e Rugovës ka  në amshim bashkë me arkitektin e saj,e këta që thirren ende nën atë emër fshihen pas emrit të tij dhe të saj,e ka humbur rrugën në oborr siç thuhet në popull!Me asgjë ama bash me asgjë nuk ngjanë Lidhja demokratike e Kosovës me atë të fillimit.Ajo e fillimit e ka dhe lideri i saj e kanë kryet misionin e tyre historik dhe kombëtar dhe si të tillë kanë hyrë në histori!...

Lidhja demokratike e sotme(e Mustafës)apo e ndonjë tjetri që mund të jetë nesër në krye të saj,kurrë ama bash kurrë nuk do të arrijnë famën dhe rëndësinë historike siç e kishte në fillim,sepse tash është tjetër kohë dhe tjera rrethana historike!...

Lidhja demokratike (e sotme )e Kosovës është një konglomerat interesash të disa të moshuarëve (në krye të saj)që as nuk e lënë partinë të zhvillohet mëtej dhe as nuk e përfillin e as nuk e durojnë mendimin ndryshe?!...Ata për interesa të tyre meskine(të kamufluar nën siglën si parti për shtetin)kanë uzurpuar gjithçka dhe  lënë që në parti të dëgjohen emra të rinj.Emrat e rinj(si rasti i Vjosës (Osmani)e më parë i Donikës(Gërvalla)i përdorin vetëm kur u bie rejtingu politik,apo kur u duhen votat?!

Lidhja demokratike e Kosovës (e Mustafës)dhe të moshuarve tjerë të partisë ka treguar(dhe po tregon edhe tash)se nuk i duron anëtarët femra që të ngriten mbi „madhështinë „e tyre?!...Sapo ndonjë anëtare femër bën emër dhe rrezikon „madhështinë e tyre(rasi i Vjosës sot dhe i Donikës më herët)ata mobilizohen duke i nxitur edhe ca anëtarë (të rinj,servilë të tyre)që të gjuajnë gur e dru në të?!...

Dhe ky fenomen nuk shfaqet vetëm tek LDK-ja,por pothuajse tek të gjitha partitë politike të vendit!Siç duket (edhe në praktikë)ne si shtet dhe si shoqëri jemi ende në fazën patriarkale ku gjithçka të mirë e bën vetëm bota mashkullore,ndërkaq ajo femërore duhet të shërbejë vetëm si dekor(që të themi se i përkasim shoqërisë demokratike) deri në momentin kur ajo e rrezikon „madhështinë“ tonë !...Pastaj,po u rrezikua „madhshtia“jonë ne dijmë të bëjmë atë që të tjerët mbase e kanë bërë shekuj me parë dhe tash e kanë harruar?!

Bota patriarkale e partive tona politike(ajo e moshuara)bën që anëtaret femra të sukseshme në politikë,ose të heshtin ose të largohen nga partia!...Dhe kështu ka ndodhë pothuajse qëkur u bëmë „të pavarur“ edhe si shtet edhe si politikë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat