Logjika diktatoriale dhe rreziku i humbjes së territorit të Kosovës?!

Opinione

Logjika diktatoriale dhe rreziku i humbjes së territorit të Kosovës?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:33
Skënder Mulliqi

Shumica do të pajtohen, së po sundohemi.Kjo nuk është tjetër veq diktaturë.Diktatura dhe propaganda veprojnë së bashku, kjo e fundit e mbanë gjallë diktaturën.Diktatorët i uzurpojnë institucionet, dhe natyrisht këtu nuk ka as ndarje të pushtetëve.Ne, jemi proklamuar për sistemin kapitalist modern, e në fakt nuk jemi liruar krejt nga e kaluara komuniste . Ky mutacion sikur mutacioni I virusëve që janë të rrezikshem për shëndetin e njeriut, edhe këta janë bërë të dëmshem për shtetin e Kosovës. Sa largohen apo dobësohen pak, prap bëhën bashkë për të mbrojtur sistemin autokratik korruptiv që e kan instaluar.

Valët e kësaj propagande janë në shërbim të forcimit të regjimit të tyre.Jemi bërë kështu shëmbulli i një shteti që nuk po ndërtohet mirë në rajon . Diktatorët nuk i preferojnë shëmbujt e mirë. Ata si preferencë e kan rrugën njëkaheshe, për ta rrugë tjetër nuk ekziston. Këta dëshirojnë sa më shumë ta lëndojnë intelegjencën, që mos ta marrë guximin e kundershtimit. Ata po veprojnë edhe kunder shumicës duke i “dhunuar” në tru të shëndosh.Mirë kamuflohen gjoja në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit. Roli i tyre në shoqëri po shihet pas këtyre shumë viteve që ishin në pushtet.U pasuruan për vete, kurse i varfëruan shumicën.

Dhe, i kan pru njerëzit edhe në gjendje të vështirë psikologjike, më shumë së karantina e pandemisë.Një grup politikanësh per interesa personale , po ja diktojnë vullnetin shumicës. Na kan mbyllur sikur zogjët në kafaz! Këto grupacione politike më mendësi të së kaluarës , më veprimet e veta janë duke e pru në pyetje rrudhjën e madhe të territorit të Kosovës. Po jetojmë në një shtet ku i ka humbur shumë përmbajtja .Nuk e di për vete së si njerëzit po qendrojnë aq shumë , e janë zatet keq për muri.Me këta njerëz të politikës, nuk kemi mundesi ti bindim miqët tanë së e kemi vendin në BE. Me strukturën e vjetër politike, veq edhe më shumë do të humbim.

Aq më keq nese këta i vazhdojnë bisedimet më Serbinë. Josep Borell e mbështet korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nëse të dyja palët pajtohen për të arritur një marrëveshje të tillë. Këta deklarim të Borelit, e kundershtoj ,Mirosllav Lajqak duke thënë së nuk do të këtë korrigjime apo ndarje , e krerët e dy shteteve shqiptare bëjnë që tre vjet pazare për ti dhuruar si në pjatë territoret më të bëgatshme Serbisë fashiste . Dick Custins, zëdhënës i të dërguarit special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se Rusia është e mirëseradhur në dialog. Custin iu referua deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i cili tha se marrëveshja finale duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurisë të OKB-së, të miratohet një rezolutë e re që do të zëvendësonte atë 1244, dhe se Rusia do të përfshihet në proces nëse e kërkon Serbia.Këto deklarime eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, i vlerëson si të rrezikshme. Unë thëm së prania e palës ruse në bisedime do të ishte fundi i Kosovës si shtet …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat