Rilindja, pandemia, oligarkia dhe ekonomia i dërmuan shqiptarët!

Opinione

Rilindja, pandemia, oligarkia dhe ekonomia i dërmuan shqiptarët!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 13 maj 2020 Në ora: 21:28
Qamil Gjyrezi

Qeverisja 7 vjeçare e Rilindjes, i dërmoi dhe varfëroi shqiptarët, në planin psikologjik dhe ekonomik. Në fillim të mandatit Rilindja premtoi “parajsën”, dhe fundi i mandatit u solli njerëzve “ferrin” e qeverisë dhe të oligarkëve.

Në fund të këtij mandati, që shpresoj të jetë i fundit edhe natyra dhe ambienti u tërbuan  me tërmete dhe së fundi me pandeminë, virusin COVID 19!

Sot Zoti Lulzim Basha u takua me qytetarët e Tiranës dhe biznesin e vogël. Basha zhvillon takime shumë njerëzore, reale, duke e “prekur me dorë” problematikat e shumta mbas izolimit 2 mujor për shkak të Pandemisë. Kryetari i opozitës takoi sot njerëzit, pa dallime politike duke u njohur realisht për situatën ekonomike, që është edhe një test psikologjik post-pandemi. Kur bisedon realisht me njerëzit, i kupton problematikat e tyre. Ta provojë Edi Rama, të dali rrugëve të Tiranës, pa 10 bodyguardë dhe do ta kuptojë, se sa e mbështesin njerëzit dhe sa e respektojnë kryeministrin e vendit?! Takimet e trukuara në fillim të izolimit, ishin tipike të një kryministri autoritar, ironike dhe të pasinqerta. Njerëzit e përbuzin politikën e Rilindjes karantinuese  2 mujore dhe 7 vjecare në të gjitha planet. Shqiptarët janë në karantinë ekonomike prej 7 vitesh! Pandemia dhe tërmeti vetëm i’a shtuan njerëzve problematikat.

Për të prezantuar situatën po transkiptoj vetëm fjalët e një shitësi, biznes i vogël: “Puna është copë-copë. Dy tre veta kanë hyrë në dyqan. 5 shitje për dy javë! Shumë shumë dobët”.  Këta pasazhe, fjalë pa cenzurë, tregojnë fëtyrën e vërtetetë të qeverisë së Edi Ramës, që ka sjellë vetëm varfëri dhe rrënim ekonomik. Shqiptarët në këta 7 vite, janë bërë me të vërtetë copë-copë!

Edi Rama takson njerëzit, konsumi ka rënë, mungesa ndihmës nga ana e qeverisë Rama është “Zero”. Biznesi po shkon drejt në kolapsit dhe qytetarët po shkojnë drejt varfërisë. Bizneset janë goditur rëndë nga pandemia e virusit dhe kriza ekonomike .Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij. Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura.

Këta janë edhe disa nga konkluzionet e Zotit Basha nga takimi me qytetarët e Tiranës që është një qendra më e zhvilluar ekonomikisht në vend.

E njëjta situatë është në Shkodër dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Njerëzit kanë marrë një goditje të madhe nga pandemia dhe keqmenaxhimi i situatës nga qeveria. Njerëzit me të vërtetë kanë një lloj optimizmi për fillimin e jetës normale, por kur i takon dhe bisedon me ta, shprehin qartë edhe pasigurinë për të ardhmen me këtë qeveri që vetëm i bezdisi, varfëroi dhe i nënvleftësoi gjoja se po bëhen reforma shtet-formuese!

Shteti në Shqipëri është totalisht i kapur nga një grup i vogël oligarkësh që do të paguajnë për ta mbajtur dhe cuar me tej këtë situatë për interesat e tyre me miliona dollar. Në këtë kontekst Edi Rama me paratë e oligarkëve, kërkonte që administrata zgjedhore kolegji zgjedhor të jetë e emëruar prej tij, pavarësisht që sot mazhoranca u tërhoq nga kapja e administratës zgjedhore nën presionin e opozitës. Komunikimi i sinqertë me njerëzit i zotit Basha,  krijon optimizëm dhe besim për të ardhmen!

Lulzim Basha e pati filluar fushatën për Bashkinë e Tiranës, në këmbë “derë më derë” dhe e shpëtoi Tiranën nga sundimi i Edi Ramës, me hajdutërit e babëzitur  të tij!

Edhe këta takime me të vërtetë njerëzore të Bashës, pse jo edhe politike, do të ndikojnë në fitoren në zgjedhjet e përgjithshme dhe për një qeversije me “këmbë në tokë”, afër njerëzve si kryeminisitër perëndimor!

Sot në darkë Erion Veliaj dërgoi policinë tek Teatri Kombëtar, duke provokuar artistët dhe qytetarët.

Po citoj një artiste protestusese: “Teatri Kombëtar dhe historiku i tij mbetet tanimë testi përfundimtar i demokracisë në vend”, për të mbrojtur këtë monument të kulturës dhe larguar oligarkët dhe Edi Ramën me Rilindjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat