Pushteti, Teatri, Qytetërimi - Bota Sot
Pushteti, Teatri, Qytetërimi

Opinione

Pushteti, Teatri, Qytetërimi

Nga: Skënder Karaçica Më: 15 maj 2020 Në ora: 06:53
Skënder Karaçica

Aty ku shembet Teatri dhe varroset skena artstike,në atë vend nuk jetohet...!Popujt dhe qytetërimet,përmes artit të skenës në teatër,mund të participojnë vlerat e veta kombëtare me popujt tjerë në Evropë dhe në botë.

Edi Rama mos e shemb Taetrin në Tiranë,por shko e merre biletën dhe nga afër shih sesi tiret jeta në skenë dhe me artistët shqiptarë,që dikur nëpër botë dërgonin mesazhin më të mirë për kombin dhe për Shqipërinë!

Mos shemb vlerat tona,sepse do të gjykojë historia shqiptare dhe,nëpër vite do të mbetësh i mallkuari i skenës së teatrit në Shqipëri,që me dy duart e pushtetit,da të mbetësh ,hë për hë,
protogtonisti pa spektatorë në orët e vetmisë...!

Edi Rama kur do të kemi Teatrin dhe skenën artistike,do të kemi publikun që mëson dhe përjeton trajtat e artit,që di të bëjë projektin kombëtar për kahet e zhvillimit dhe të rregullave të sotme demokratike  në ndarjen  ndërkombëtare të punës dhe të vlerave të ekonomisë e të tregut të lirë!

Po,arti i skenës është trajtë e qytetërimit!Mos e mbyll udhën artistike të këtij qytetërimi shqiptar,Edi Rama...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat