Politika e mbrapsht, lufta për pushtet dhe egoja e liderëve!

Opinione

Politika e mbrapsht, lufta për pushtet dhe egoja e liderëve!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 15 maj 2020 Në ora: 19:16
Ismail Muçiqi

Për të gjitha dështimet, ngecjet në drejtim të krijimit të identitetit të kombit dhe të formimit të shtetit, barrën kryesore dhe përgjegjësin, e mbajnë gjeneratat e ndryshme që nga Pavarsia e Vlorës në vitin 1912.

Se me të vërtetë jemi popullë për analiza dhe për kontroll sistematike të botëkuptimit dhe të mendësis nuk donë komentë.

Shqiptarët të shperndarë gjithëandej botës, e në trojet e tyre etnike të shpërndarë në 4 shtete për rreth, asnihere nuk arritën që të vetëdisohen dhe të betohen se do ta ndihmojnë njëri-tjetrin, për kauzën e madhe shtetërore.

Gjithmonë gjatë historisë, lakmia për pushtet, për bajraktarizëm, për ego dhe për para, nuk pushuan asnjëhere dhe këto botëkuptime e përqanë vazhdimisht klasën politike dhe i shkaktuan dhimbje dhe dëme popullit në përgjithësi.

Nëse flasim dhe e analizojmë gjendjen në politikën e shtetit amë të Republikës së Shqipëris, ajo është vazhdimisht e tensionuar dhe e përqarë skajshmërisht për shkak të interesave të mjera për pushtet.

Sot Shqipëria si shtet i formuar më shumë se një shekull, ende po ballafaqohet me problemet dhe dukurit mos te them "të kohës së mesjetës".

Krimi i organizuar, droga, korrupsioni kanë depërtuar deri në maje të piramidës së shtetit. Përqarjet dhe acarimi i raporteve ndërmjet liderëve të partive politike dhe profilizimi partiak i shoqërisë, janë berë normë banale e cila e reflekton mendësin primitive të liderëve të cilët e kanë përqarë popullin dhe e klasifikojnë duke ndarë në regjione dhe krahina Veri-Jug.

Kësaj rruge apo autostrade është duke shkuar edhe politika e partive dhe liderëve në Kosovë.

Përpos pandemisë e cila është berë temë e patejkalushme në gjithë globin, polarizimi ekstrem ndërmjet liderëve që udhëheqin institutcionet e shtetit dhe të partive politike, paraqet shqetësim shumë serioz për të ardhmën e Kosovës.

Partit politike pa parime dhe koncepte të kombinuara sahere që kanë shancë për të hyrë në pushtet, e kanë shëndrruar politikën kosovare në një kaosë të paparë të cilit nuk i dihet fundi.

Deklaratat dhe akuzat përmes debateve politike dhe shantazhet përmanente ndërmjet tyre, e kanë tensionuar gjithë situatën politike dhe e kanë anatemuar demokracinë në Kosovë.

Janë të palogjikshme tendencat dhe botëkuptimet të njerzëve të cilët që 2 decenje e kanë lodhur popullin dhe të cilët asesi nuk lëshojnë pe apo nuk lëshojnë rrugë por me çdo kushtë pa arsye dhe meritë janë barrikaduar në institutcionet e shtetit.

Tri probleme madhore e presin Kosovën:

-Lufta kundër Koronavirusit,

-Bisedimet me Serbinë, raporti me miqët nderkombëtarë si dhe

-Zhvillimi ekonomikë i cili është imperativë i kohës.

Këto janë probleme që duhet patjetër të tejkalohen dhe kerkojnë zgjidhje.

E për ti zgjedhurë këto probleme e shumë të tjera të cilat e presin Kosovën, një fjalë e popullit ka mbeturë thënje antologjike;"Duhet të ulëni si vëllezërit Rrahmani e Rrahimi për t'ia dhenë besën njëri-tjetrit se për interesat e shtëpisë nuk do të ndalemi kurrë dhe gjithmonë do të jemi bashkë duke e quar fjalën dhe veprën në vendin e duhur".

Prandaj është momenti i fundit që më në fund çdo njeri i cili meret me politikë, dhe ka përgjegjësi para popullit, ta vejë gishtin në kokë dhe të mendoj fell për përgjegjësin që ka ndaj vendit.

Këtë rrugë mundë ta ndejkun vetëm ata liderë, politikanë, intelektualë, atdhetarë të cilët lirohen nga lakmia dhe interesat personale duke dalë në ballë sfidave për ti përmbushur nevojat dhe kerkesat të cilat i pret populli dhe përgjegjësit që i ka ndaj shtetit.

Se a do të ndodhë kështu, shpresa vdesë e fundit..!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat