Zgjidhja e konfliktit, fiton-fiton

Opinione

Zgjidhja e konfliktit, fiton-fiton

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:01
Dr. Nijazi Halili

Konfliktet janë pjesë e jetës së përditshme. Ato nuk duhet shikuar si ngjarje negative, por si përplasje interesash në mes të individëve ose grupeve. Në politikë, konfliktet madje janë pjesë e rëndësishme e diskutimit publik. Vetëm përmes konfliktit të hapur dhe kërkimit të kompromisit grupet e ndryshme shoqërore do të ndjehen se janë të integruar dhe se zëri i tyre dëgjohet. Zgjidhja e konfliktit (kërkimi i kompromisit) është një shkathtësi që mund të mësohet. Ky mësim synon që t’i kontribuojë këtij qëllimi.

Përshkrimet e mëposhtme të zgjidhjes së konfliktit paraqiten  si ne vijim:

Fiton-fiton: kjo përshkruan situatën në të cilën përfitojnë të dyja palët në mënyrë të njëjtë nga zgjidhja e konfliktit për të cilën janë pajtuar, dhe ata mendojnë se kanë arritur atë që kanë dëshiruar. Kjo konsiderohet si situata më ideale e zgjidhjes së konfliktit, sepse ndihmon për të siguruar që konflikti të mos rishfaqet.

Fiton-humb ose humb-fiton: Kjo përshkruan situatën ku zgjidhja e konfliktit do të thotë se njëra palë ka humbur dhe tjetra ka fituar. Kjo lloj situate shpesh do të thotë se konflikti do të rishfaqet, meqë për humbësin përfitimi është shumë i vogël.

Humb-humb: Kjo përshkruan situatën në të cilën asnjëra palë nuk fiton gjë nga zgjidhja e konfliktit. Kjo situatë shpesh do të thotë se konflikti ka pushuar vetëm përkohësisht dhe ka shumë të ngjarë që sërish të del në sipërfaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat