A do ta shkelë prap kushtetutën sonte kryeministri italian

Opinione

A do ta shkelë prap kushtetutën sonte kryeministri italian

Gëzim Muçolli Nga Gëzim Muçolli Më 16 maj 2020 Në ora: 07:56
Xhuzepe Konte

Italianët sonte me 15 maj presin t'iu drejtohet kryeministri i tyre duke shpallur Dekretin e ri të Qeverisë Italiane (DPCM).

Xhuzepe Konte do të flet për lehtësim të masave shtrënguese kundër Covid-19 të filluara me Dekretin e parë me 8 mars 2020 kur filloi faza e parë.

Tashmë nga data 4 maj, Italia ndodhet në fazën Dy dhe pritet Dekreti i ri i cili do të jetë i bashkangjitur nga një Dekret -Ligj i ri me vetëm një nen.

Nga e hëna 18 maj 2020 Italia don ta kthejë edhe një hise nga jeta normale dhe pikërisht ky nen i vetëm i Dekretligjit të sotshëm iu nevojitet pushteteve regjionale për të hapur veprimtaritë e ndryshme si baret, restorantet, shitoret me pakicë, qendrat tregtare, berberët, floktarët, estetistët e edhe tregjet jo ushqimore. Mund të kthehemi ti vizitojmë muzetë, bibliotekat, galeritë e arteve dhe vendet arkeologjike.

E gjithë kjo do të mund të realizohet nëse të dhënat e përgatitjeve të ndërmarra për hapje janë në të njëjtën vijë me monitorimin nga ministria italiane e shëndetësisë.

Një gjë është e sigurt se distanca që duhet respektuar është dy metra, si dhe vazhdohet me obligimin e përdorimit të maskave dhe dorezave.

Qeveria merr parasysh këshillat direkte nga Instituti Superior i Shëndetësisë dhe nga Komiteti Teknik-Shkencor, për të përpiluar dekretin me masat urdhëruese kundër Coronavirusit.

Sonte do ta shohim se a do ta shkel prap kushtetutën kryeministri italian i akuzuar jo rrallë për kufizim të drejtave dhe lirive të njeriut me dekretet e shpallura nga ai gjatë këtyre 70 ditëve .

Një gjë dihet e sigurt se shumica e popullit italian si dhe politikanët nuk e kanë kërkuar dhe as nuk po e lypin dorëheqjen e Giuseppe Conte-s nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat