Jeta jonë dhe vampirët energjetikë ?!

Opinione

Jeta jonë dhe vampirët energjetikë ?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 17 maj 2020 Në ora: 17:39
Skënder Mulliqi

Në këto ditë maji kur temperaturat po ngritën , po shtohen shpresat së mos hiqet edhe pandemia e cila na ka sjellur  frikë  dhe telashe shtesë në jetë, kur njeriu i Kosovës  po  përballët me probleme  të natyrës ekzistenciale. Sigurisht së pyetemi a kemi mundësi që jetën ta kemi më ndryshe, pas kolerës?

Në kokë na sillët  më  qindra filma më skenare të ndyshme nga këto që po përjetojmë.Koha ecën dhe kthim mbrapa nuk ka.Nuk kemi mundësi që perjetimet e deritashme ti përserisim, jeta nuk është reprizë, nuk ka përseritje të skenave . E vetmja gjë qka mund të bëjmë , është së duhet pranuar  veprimet që i kemi ndërmarr nga e kaluara, dhe ta  kthejmë fletën e re.Njeriu sigurishtë gjithmonë  ka mundësi  të fillon më një jetë të re , më të lumtur.Me këmbngulësi dhe më vullnet, por edhe më  fat, mund ta bëjmë punë shumë të  mira. Jeta është një, dhe shpejtë kalon.Nuk do të ishte dashur të  lejojmë që njerëzit e mbrapsht që  e drejtuan  shtetin  e Kosovës per 20 vite , të  luajnë më jetën     tonë .Gjatë i duruam , që të na imponojnë  çdo vendim dhe çdo qendrim të tyre . Këta duhet ti largojmë sa më parë nga jeta jonë .Këta janë vampirë energjetikë. Nga ne kërkojnë të japim gjithëqka , e neve nuk na japin ama bash asgjë.Nese i mbajmë shpresat në këta  mashtrues , kanë më na tërhequr  zvarr  deri në varr. Në errësirë. Dhe, nga kjo errësirë zor së do të dalim . Ndoshta edhe kurrë.

Gjithmonë ekziston një rrugëdalje , nese i themi veti mjaftë  më - tash është bërë boll me këto poshtërsina!Nuk ka kush çka frikësohet më. Nuk respektohen njerëzit që nuk të respektojnë, dhe nuk respektohen njerëzit që nuk e meritojnë. Nga këta njerëz te politikes që na kan pru diellin mbi kokë , duhet të largohemi. Nuk bëjmë asgjë të keqe nese angazhohemi për veten tonë .Gjithmonë dhe në çdo kohë. Ky popull sigurisht  së meriton jetë shumë më të mirë , se  ka bërë  sakrifica historike që të jetë i lire,   dhe i lumutur në tokën e vet. Dhe, natyrisht së meritojnë gjithë të mirat e kësaj bote.

Së a do të bëjmë jetën më të mirë , krejt kjo mvaret nga ne.Nuk mjaftojnë ankesat , nuk mjaftojne verbalizmat, nese nuk bëjmë përpjekje konkrete për ta ndryshuar gjendjën e mjerë  politike dhe te rrjedhave ekonomike e socilae në Kosovë. Mu për ate edhe duhet të mendojmë mirë, për lumturinë tonë , për shëndetin tonë .Të gjitha paknaqësitë e grumbulluara për vite të tëra , kanë bërë që shumica edhe ta humbin shëndetin !Kjo qasje e jona karshi këtyre problemeve të grumbulluara nga kjo klasë politike  banditeske , duhet të marrë fund. I ‘hargjuam’ gjithë këto vite , pa bër gadi asgjë as për vete , as për fëmijët tanë. Energjitë dhe potencialet tona është koha e fundit ti kanalizojmë  për një jetë shumë më të bukur, për një përspektivë që na vodhën  .Koha  për veprime konkrete   është sot. Neser  mund do të jetë vonë…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat