Unë, pranoj zgjidhjen edhe sikur të mbetëm i uritur! 

Opinione

Unë, pranoj zgjidhjen edhe sikur të mbetëm i uritur! 

Nga: Prof. As. Dr. Nijazi Halili Më: 17 maj 2020 Në ora: 22:02
Prof. As. Dr. Nijazi Halili

Konflikte që mund të zgjidhen

Konflikte. Zgjidhja e konflikteve pa humbës  shpesh herë është e mundur vetëm nëpërmjet kompromisit. Kjo vepron kur, për shembull, burimet e pakta duhet të ndahen në mënyrë të drejtë. Nëse torta është e vogël dhe çdo person merr nga një pjesë të vogël të barabartë, unë mund ta pranoj zgjidhjen edhe sikur të mbetem i uritur.

Por, nëse ndodh ndonjë përplasje vlerash dhe bindjesh fetare, atëherë kompromisi vështirë se është i mundshëm.

E nëse një konflikt shkaktohet nga ndarjet etnike ose racore, ekziston rreziku i dëbimit ose i shfarosjes fizike të anëtarëve të një asaj pjese të popullsisë. Sa më e mençur të jetë qasja ndaj konflikteve, aq më e madhe është edhe mundësia për ta zgjidhur atë me marrëveshje, kompromis dhe pa dhunë.

Zgjidhja me mend e konflikteve kërkon që palët të bëjnë dallimin mes çështjes dhe kundërshtarit dhe të respektojnë dinjitetin e kundërshtarit njerëzor në lidhje me të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat