Një akt i ri barbar në kryqëzatën kundër trashëgimisë kombëtare!

Opinione

Një akt i ri barbar në kryqëzatën kundër trashëgimisë kombëtare!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 18 maj 2020 Në ora: 07:53
Xhevat Mustafa

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020 do të hyjë në histori si një akt i ri apo i rradhës në kryqëzatën rreth 75 vjeçare të “komunisto-socialisto-rilindasve shqiptarë” kundër trashëgimisë kombëtare teatrore dhe kulturore në përgjithësi. Autorët dihen dhe njihen mirë, nga qytetarët, prokurorët dhe gjyqtarët si dhe nga ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Uashington…: Edi Rama dhe Erion Veliaj, me kukullat dhe kartonat e tyre në parlament dhe këshillin bashkiak të Tiranës!

Por, ata patën edhe ndihmën, mbështetjen dhe bashkautorësinë edhe të emrave apo firmave të listës së “intelektualëve rilindas”, që u shprehën me duar,këmbë e gojë, për shembjen e Teatrit kombëtar. Me këtë bashkëpunim apo ortakllëk ata shprehën lakuriq se një dorë lekë më shumë në pagë, pension, biznes; një vend pune për vete, djalin, vajzën, nusen e djalit, dhëndrin, nipin, mbesën...vlejnë më shumë se ideali, ndershmëria, besa, miqësia, lagjja, qyteti, Shqipëria, historia, trashëgimia, identiteti kulturor e kombëtar...Edhe më rëndë: edhe se emri dhe dinjiteti i tyre, edhe se nderi i fëmijës e familjes, edhe se atdheu, edhe se Zoti...Nuk kërkon vramendje të kuptohet se arroganca, autoritarizmi, enverizimi, putinizimi, erdoganizimi, “trimërimi” i Rama –Veliajt, për aktin e mesnatës 16-17 maj 2020, të fillimit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtër, e kanë “burimin”, edhe tek interesat miliardëshe nga “kullat e kanabisit” mbi gërmadhat e tij, edhe tek njohja e mirë e këtij realiteti, mentaliteti dhe “partishmërie të pafre” të “popullit të majtë”, që për parti e kryetar, për interes vetiak dhe familjar, nuk do t’ia dijë për histori, trashëgimi, identitet kulturor e kombëtar shqiptar!

Disa enveristo-rilindas të parilindshëm, shumica që e kanë parë vetëm nga jashtë ose nga dritaret e Ministrisë së Brendshme, sallën dhe skenën e tij, ku kanë treguar dhe shkrirë zemrat, shpirtrat dhe talentet e tyre, kolosë dhe personalitete të pavdekshëm të teatrit dhe të filmit shqiptar, janë lumturuar nga fillimi i shembjes së Teatrit Kombëtar. Disa, për faktin se u përmbush ambicia, diktati, kapricio, vullneti, urdhëri, vendimi… i kryeministrit të tyre të zemrës, duke u injektuar me këtë këmbëngulje dhe vendosmëri, nostalgji për figurat e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut. Të tjerë, duke mos “kujtuar “ se në këtë vend nuk ka shtet të vërtetë ligjor, demokratik, funksional; kushtetutë, gjykatë kushtetuese, popull, pozitë, opozitë, shoqëri civile, fluturonin nga gëzimi se me fadromat mbi muret e TK-së “u shprehën dhe rikthyen autoriteti dhe dinjiteti i ligjit dhe shtetit…???!!! “ Kështu ata, me apo pa dashje, bëhen avoketër mbrojtës apo bashkëfajtorë me ata, që në emër të ligjit dhe shtetit, kanë mbi 75 vjet që zbatojnë antishtetin, antiligjin, antinjeriun, antishqiptarin, anti-identitetin…

lart e poshtë, me fadroma, uniforma të policisë, me statusin e qytetarit përjetësisht të majtë apo sa të jetë në pushtet,si dhe “të pavarur”, do të bënin mirë të hidhnin një sy nëpër qendrat e shumicës së kryeqyteteve të botës, fare pranë dhe shumë larg nesh. Përgjithësisht, nëpër qendrat e tyre dhe në qytete të tjera të mëdhe dhe antike, si Athina, Roma, Milano, Napoli, Stambolli dhe Ankaraja, Parisi, Londra, Viena, Praga, Budapesti, Moska, Shen Petersburgu, Amsterdami…nuk janë shembur, por vetëm janë restauruar, sipas planeve apo pas zjarreve aksidentalë, godinat më përfaqësuese të trashëgimisë dhe identitetit të tyre kulturor, artistik, kombëtar…Jo vetëm sipas meje, shembja e godinës së TK-së, edhe pse nuk ishte tamam me përmasat dhe historinë e tyre, mund të përjetohet dhe krahasohet me djegien e Notre Dame në Paris; sikur t’u shembësh grekëve Akropolin në Athinë; italianëve Coloseun në Romë, Kullën e Pizës, La Scala-n në Milano, Pallatin e Festivaleve të Këngës në Sanremo; rusëve “Balshoi Teatër” në Moskë; austriakëve Pallatin Perandorak, Katedralen e Shën Stefanit, Pallatin e Koncerteve të Vienës, çdo mesditë të 1 janarëve; çekëve qendrën historike dhe kështjellën në Pragë…Miku im, mjeku shquar, Edmond Kapidani, më solli dje në messenger, dy fotografi nga kompleksi i Universitetit të famshëm të të Oksfordit në Angli. E para, ishte nga viti 1810, ndërsa e dyta nga viti 2015, pra pas 205 vitesh. Shprehej qartë, se pas disa restaurimeve në kohë të ndryshme, pamja e jashtme nuk është prekur, për t’u tjetërsuar apop modernizuar. Ndryshe nga ne, “modernët shqiptarë”, që e kemi shkatërruar dhe po e shkatërrojmë edhe më shumë, qendrën e Tiranës për kulla 20-30 katëshe, ata, “konservatorët” grekë, italianë, francezë, rusë, turq, austriakë… i kanë degdisur kullat dhe komplekset e kullave nëpër periferitë e kryeqyteteve të tyre…Sipas traditës dhe praktikës shumëshekullore të këtyre vendeve, do të ishte në të mirë të tradicionit, trashëgimisë dhe identitetit tonë kulturor e kombëtar që kompleksi i TK-së të mbetej e të ruhej si monument kulture dhe kullat moderne të oligarkëve të ndërtimit, të bëheshin, në mos në periferi të Tiranës, nga të katër anët e saj, edhe në qendër, p.sh tek lulishtja pas Teatrit të Operas dhe Baletit, tek ish vendi që kujtohet si i “Ajdin Sejdisë”, tek lulishtja “Taivani”, tek Piramida- çiban, që na tmerron me emrin, kujtimin dhe fantazmën e diktatorit Enver Hoxha; pranë godinës së PS-së, godinës së PD-së…! Ka zëra dhe shkrues, që për të justifikuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn për gjëmën në TK, kapen dobët dhe trashë tek “argumenti fije-kashte” se bashkë me kullat në atë vend do të bëhet edhe godina e Teatrit të ri, se të dy individualisht ata “nuk kanë interes tjetër, vetëm atë të modernizmit të asaj pjese të qendrës së kryeqytetit tonë”???!!! “Harrojnë” se financuesit, investitorët dhe pronarët e kullave, ku 1 metër katror në ambjentet e brendshme tregtare, administrative, turistike…, do të vërtitet tek 5.000 euro, vështirë se do të tregohen mosmirënjohës, ndaj atyreve që ua mundësuan t’i ndërtonin kullat në këtë “zonë të artë”, sipas traditës dhe praktikës rreth 28 vjeçare në Shqipëri.

Të tjerë, dashakeqas të Teatrit Kombëtar, për t’ia lënë”kopilin në derë, ” PD-së dhe opozitës në përgjithësi,sipas traditës së trashëguar nga Enveri dhe të “rilindur” dhe “modernizuar”, thonë e shkruajnë se godina e TK-së u bë viktimë e mungesës së negociatave dhe të konsensusit midis dy palëve apo krahëve të politikës???!!! Kështu, ata “harrojnë” apo anashkalojnë me qëllim faktin publik se mbrojtja e TK-së për rreth 2 vjet ka qenë dhe është kauzë dhe përkushtim i atij grupi të madh aktorësh, regjisorësh dhe dashamirësish të teatrit kombëtar shqiptar, shumica pa asnjë lidhje dhe interes ndaj PD-së dhe partive të tjera të opozitës.

Këtyreve, që “besojnë dhe përhapin “përrallën” se TK u bë viktimë e mungesës dhe dështimit të negociatave mes dy palëve”, mund t’u përgjigjem: me cilët të negocionin pala pro TK? Me Edi Ramën dhe Erion Veliajn? Kjo është njësoj sikur të mendohet se mund të negociohet me eshtrat e Enver Hoxhës në varr! Duke e mbyllur: si ta përjetojmë dhe kuptojmë këtë mënxyrë të re mbi trashëgiminë tonë kulturore e kombëtare? Mallkim nga Zoti?! Nuk u mjaftoi shqiptarëve, mbi kokë e për t'ua nxirë jetën, për 47 vjet, një mashtrues, pervers, monstër, antishqiptar...si Enver Hoxha????!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat