Protesto! Shqipëria peng i Edi Ramës, larg Europës!

Opinione

Protesto! Shqipëria peng i Edi Ramës, larg Europës!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 19 maj 2020 Në ora: 14:17
Qamil Gjyrezi

Edi Rama dhe Rilindja vazhdojnë ta largojnë Shqipërinë nga Europa me politikat absurde dhe autoriatare në këta 7 vite.

Prishja e Teatrit Kombëtar është e lidhur me një mendësi shkatërruese në dëm të vlerave kombëtare, në dëm të komunitetit në këta 20 vite që Edi Rama drejton Bashkinë  e Tiranës dhe qeverinë. Historia me artistët dhe vlerat kombëtare dhe lokale ka filluar që në ditë e para të drejtimit të punëve në Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës dhe së fundi në drejtimin e vendit në këta 7 vite.

Integrimi i vendit mbetet aspiratë e sejcilit prej nesh, por Rilindja edhe Edi Rama me politikat e tyre të mbrapshta në favor të parave të krimit dhe në dëm të komunitetit dhe vlerave të vërteta dhe demokracisë në vend po e lënë Shqipërinë  larg Europës.

Edi Rama dhe Erion Veliaj do të mbahen mend për shkatërrimin e vlerave kombëtare dhe demokratike në Shqipëri.

Të dy këta “miq të vjetër” pretendojnë se po lënë vepra të mëdha me vlera dhe po bëjnë një politikë zhvillimi që do të kujtohen në të ardhmen. Por është krejt e kundërta, këta personazhe të rrezikshëm, po varfërojnë njerëzit, po shkatërrojnë vlerat kulturore dhe po e kthejnë Shqipërinë në një neodiktaturë post-moderne.

Ekonomia, të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës kanë marrë një goditje të rëndë në këta vite të qeverisjes së tyre me “shkatërrime” dhe skandale droge.

Familjet shqiptare dhe biznesi janë në ditët e tyre më të vështira, për mbijetesë. Edi Rama dhe Rilindja nuk kanë një plan të qartë për daljen nga kriza post-pandimi që ka krijuar probleme ekonomike dhe psikologjike.

Prandaj, Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të domosdoshme për të larguar këtë klasë politike, vjedhësish, që po bëjnë batërdinë, duke u sjellur si kriminel ordiner, sic deklaroi edhe Lideri demokrat Lulzim Basha.

Për të larguar këtë “binom” që po shkatërron cdo gjë të mirë dhe me vlera në vend , protestat janë e vetmja rrugë demokratike për të integruar dhe zhvilluar Shqipërinë, për ta kthyer në një vend normal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat