Lulzim Basha nuk bën “Pazar politik” me Edi Ramën!

Opinione

Lulzim Basha nuk bën “Pazar politik” me Edi Ramën!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 20 maj 2020 Në ora: 16:08
Qamil Gjyrezi

Mrëmë në emisionin e gazetares Sonila Meco kryetari i P.D.-së dhe i opozitës  Zoti Lulzim Basha deklaroi për të gjithë shqiptarët që, po e shkruaj me fjalët e mija: “Keqbërësi Edi Rama, jo vetëm do të largohet me votën e lirë nga “shqiptarët e tmerruar” nga ky kryeministër barbar (fjalët e mija), por edhe do të ndëshkohet, d.m.th. do të dalë para drejtësisë”!

Kjo deklaratë vjen në një moment shumë të rëndësishëm për fatet e demokracisë në Shqipëri, kur Rilindja dhe Edi Rama po sillen me shqiptarët si diktatorët ish-komunistë dhe nacionalsocialistët e periudhës para dhe mbas luftës së dytë botërore. Kryeminstri i ardhshëm i Shqipërisë Zoti Basha me këtë  deklaratë kishte për qëllim  ti’u tregonte shqiptarëve se me ardhjen e P.D.-së në pushtet do të jetë edhe fundi i pandëshkushmërisë.

Me të vërtetë gjatë këtyre 30 viteve kemi dëgjuar deklarata të tilla, por  asnjëri prej ish-kryeministrave ose ministrave nuk është ndëshkuar nga drejtësia e pavarur. Në këto  30 vite “pazaret politike” i kanë bërë shumë dëm demokracisë dhe ekonomisë në vend, duke i lënë shqiptarët më të varfërit dhe pa shtet të së drejtës, vetëm shteti i urdhërave politikë dhe klanorë.

Pazaret politike, kanë sjellë pushtete lokale me shumë problematika dhe pushtete qëndrore që nuk kanë qenë stabël, mbasi në thelb të ndryshimit ka qenë “pazari politik”, duke i mbyllur aktet korruptive njëri tjetrit dhe ka sjellë përfaqësues në parlament që  nuk kanë qënë të denjë por pjesë e pazareve politike.

Do sjelli dy shembuj  Shkodrën, ku u largua ish-deptuteti Pjetër Arbnori  dhe koalicionet me parti fantazma kanë promovuar “lloj lloj malli” në parlamentin shqiptar. Shembull tipik është edhe Elbasani, ku “lojrat politike” të së djathtës kanë bërë që të fitojë Edi Rama me Rilindasit e tij. Natyrisht këta fakte, nuk kanë të krahasuar me prezantimin dhe përfaqësimin që bëri Rilindja në këta 7 vite, duke promovuar narkotrafikantë dhe kriminelë në parlament dhe puhstetin lokal.

Lulzim Basha bëri marrëveshtje në 2017, me Edi Ramën, për hir të zhvillimit dhe stabilitetit politik në vend. Por koha e vërtetoi se nuk mund të bësh marrëveshje me një keqbërës politik, sic është Edi Rama!

Prandaj Zoti Basha e deklaroi që fundi i Edi Ramës është i pashmangshëm, por edhe ndëshkimi para drejtësisë së pavarur me ministrat e tij që kanë bërë korrupsion galopant  është një akt i domosdoshëm, për të ecur vendin përpara .

Lulzim Basha bën marrëveshtje vetëm me Shqiptarët, për ekonomi, pensione, arësim, shëndetësi më të mirë, për ta bërë Shqipërinë vend të dashur, të integruar dhe të jetueshëm, sidomos për rininë!

Prandaj duhet të protestojmë fuqishëm, për ti dhë fund regjimit të Edi Ramës dhe pandëshkushmërisë në këta 30 vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat