Është interesant se 'Garda Vullnetare Shqiptare' PAN-it nuk ia ndaloi protestat

Opinione

Është interesant se 'Garda Vullnetare Shqiptare' PAN-it nuk ia ndaloi protestat

Nga: Kimete Berisha Më: 20 maj 2020 Në ora: 17:05
Kimete Berisha

Një 'Gardë' shqiptare me shqiponjën në krye të shpalljes së dënimit me vdekje, vullnetarisht ka shprehur gatishmërinë që ta shfarosë komplet popullin shqiptarë, siç kanë thënë 'ata' për të 'mirën' e vendit.

Albin Kurti u kërcënua me jetë për organizimin e protestës, kurse populli u kërcënua me jetë për pjesëmarrje në protesta.

Pra, u kërcënua populli me shfarosje, se pa pjesëmarrjen e popullit protesta nuk mbahet.

Kush është ajo 'Gardë' që e kërcënon popullin me vrasje masive nëse merr pjesë në protesta paqësore!

PDK-ja nuk e merr seriozisht kur kërcënohet populli, sepse e ka ndarë popullin në 'popull të Vetëvendosjes' dhe në 'popull të PDK-së'.

Prandaj, SHIK-u i ka 'dyshimet' e veta. Po çuditet SHIK-u që paska edhe Garda' të tjera që shkruajnë komunikata si 'këta' dikur.

Meqenëse na u kanë tubu shumë lloje të frikave, s'din njeri prej çkahit m'u tutë më përpara:
- a m'u tutë që po vdesim uni;
- a m'u tutë prej Hashim Thaçit;
- m'u tutë që po vdesim nga frika prej vdekjes apo
- nga frika prej vrasjes nga 'Garda vullnetare shqiptare',

Dilema se cilën frikë ta zgjedhim për përdorim të brendshëm, kemi vendosur mos m'u tutë
tutë hiç, dhe kështu që të gjitha frikat m'i trajtu barabartë, duke mos i përfillë hiç.

Kriminelët nuk gjykohen nga drejtëshkrimi, si kjo 'Garda' që kërcënon shfarosjen me dhjetëra gabime gjuhësore, por gjykohen nga nevoja e tyre e përgjakshme për të frikësuar popullin nga Vetëvendosja.

Kujt i konvenon të frikësohet populli nga protestat e Vetëvendosjes?
Veç Albinit Jo.

Është interesant se 'Garda vullnetare shqiptare' prative të tjera (veç Vetëvendoses', nuk ua ndaloi protestat ?.

Agata Kristi menjëherë këtu në këtë pikë i kish nis hetimet.

Prandaj, kërkojeni soldateskën, se do ta gjeni diku mes rreshtave.

P.S. Bre para do dite e kish çky dikush një mace t'murrme para ballkonit tim, bash tek penxhereja ime, e unë budallica në vend se me thirr milicinë, e thirra hortikulturën në ndihmë.

Nuk rrej, më shkoj mendja me fotografu macen e me shfrytëzu rastin m'u 'viktimizu' pak, por s'dojsha me ja ngi zemrën dushmanit, nuk ankohem bre kurrë (kur duan soldateska), veç kur dua vet, e vet s'dua kurrë.

Ankohem, por te Zoti, e nganjëherë kur e përjetoj ndonjë 'Natë të errët të shpirtit si Shën Gjoni), ankesën e shkruaj në letër, e letrën e kalli dhe ankesa pranohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat