Vetëm për sytë e zi!... - Bota Sot
Vetëm për sytë e zi!...

Opinione

Vetëm për sytë e zi!...

Nga: Dibran Demaku Më: 21 maj 2020 Në ora: 09:38
Dibran Demaku

Këto rrjetët siciale sa janë të mira,poaq nganjëherë janë edhe të këqija.Janë të mira sepse të japin mundësinë që të kontaktosh ish shokët e miqtë që nuk i ke parë e as takuar me stinë e vite.Valët e jetës na kanë shpërndarë në të katër anët e botës,dhe i vetmi piktakim yni kanë mbetur rrjetet siciale.Kjo është ajo ana e mirë e rrjeteve sociale.

Ana e keqe e këtyre rrjeteve është se ish miku apo shoku yt(e edhe i afërmi yt)me qindra e mijëra kilometra larg ka mundësinë që nëpërmes tyre të të përshëndes,të të urojë për gjithçka...por edhe të të shajë nga distanca,për ndonjë hatërmbetje dhe të ikën pa therrë në këmbë,sepse kur ti mendon që të ia shkruash dhe të ia thuash të gjitha ato që ai t‘i ka thënë ai me një të rënë gishti të ka bllokuar dhe ty nuk të mbetët tjetër vetëm të sillesh rreth dardhës së Ahmatit siç thotë ajo shprehja e vjetër popullore...

Ne shqiptarët mbase jemi populli më i quditshëm në botë:pranojmë me kënaqësi çdo lëvdatë që na bëhet edhe kur e meritojmë edhe kur nuk e meritojmë,është me rëndësi që tjetri po na lëvdëron dhe bashkë me lëvdatën apo lëvdatat po na rritet nami po na rritet emri?!...Vetëm po ndodhi që tjetri të na e bëjë kritikën më të vogël(kritikë miqësore dhe krejt njerëzore )ne jo që nuk e pranojmë kritikën e bërë,por fillojmë e veprojmë si të pakrye.Dhe jo vetëm kaq,por para se të bllokojmë atë tjetrin(në rrjetet siciale kuptohet)së pari e shajmë paq dhe pastaj me një të rënë gishti përfundojmë gjithçka?!...

Shqiptarët në përgjithësi (me ndonjë përjashtim të vogël)hidhërohen e zemërohen edhe kur u thuhet se i kanë sytë e zi edhe kur u thuhet se nuk i kanë sytë e zi?!Janë tepër të ndihshëm sidomos kur u përmendën sytë,në çfardo rrethane dhe në çfardo momenti?!...Mbase e tëra kjo për shkakun e thjeshtë se që nga fëmijëria e herëshme mësojnë të bëjnë be e përbe(edhe kur e thonë të vërtetën edhe dhe kur gënjejnë);-pasha sytë e ballit?!...apo pasha sytë e mi që i kam në ballë(thua se vetëm ne shqiptarët i paskemi sytë në ballë,ndërkaq të tjetër i paskan diku tjetër?!...

Autorit të këtij shkrimi i ndodhi këto ditë që të bllokohet(në rrjetet sociale nga dy miq të tij,sepse ishte treguar i pakujdesshëm dhe njërit i kishte thënë se i kishte sytë e zi ndërkaq tjetrit se nuk i kishte sytë e zi!...Dhe dy ish miqtë e tij,pasi e kishin sharë paq me një të rënë gishti e kishin bllokuar?!...Andaj kujdes ju të tjerët:ish miqëve apo ish shokëve tuaj mos gaboni të ua përmendni sytë (qofshin apo mos qofshin ata,pra sytë të zinjë)sepse miqtë tuaj sedërmëdhenj do të ju bllokojnë në një sekondë vetëm me një të rënë gishti?!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat