Përse duhet përkrahur Kryeministri

Opinione

Përse duhet përkrahur Kryeministri

Nga: Mr. sc Shpend Salihu Më: 21 maj 2020 Në ora: 11:52
Mr. sc Shpend Salihu

Pasiqë në këto kohëra pandemie, nevojitet konsensus politik i tërë spektrit politik, rreth tejkalimit të situatës së krizës, dhe zbatimit adekuat të masave të ndërmarra nga QEVERIA Kurti? Reformat të cilat kryeministri filloi të i zbatojë në të gjitha poret e sistemit administrativ, juridi, të sigurisë etj,, ishin mëse të nevojshme për organizimin dhe funksionimin normal të institucioneve, të cilat më parë ishin shumë frigjinde dhe deformonin vlerat e aparatit shtetëror. Reformat në arsim ku kërkohej cilësi më e lartë dhe mësimdhënie më e mirë janë të nevojshme për evoluimin profesional të kuadrove të reja.

Fillimi i reformave në shëndetësi, ku kërkohej një kontroll më i lartë i menaxhmentit si dhe ruajtja dhe prezervimi i pajisjeve medicinale, si dhe tendenca e Kryeministrit për shpejtimin e nxjerrjes së Ligjit  për sigurime shëndetësore, janë iniciativa që duhet përkrahur në nivel nacional. Reformat e nisura në ekonomi ishin një çelës garantues i frymëzimit dhe lulëzimit ekonomik të Kosovës. Reformat kadovrike që me insistimin e kryeministrit, filluan ishin një parakusht për zbatimin e parimit të meritokracisë, ku sistemimi dhe provilizimi i kuadrove do bëhej në bazë të vlerave profesionale, dhe përvojës së punës tek kuadrot e larta menaxheriale, e jo në bazë të nepotizmit dhe lidhjeve fisnore e klanore siq i bën Qeveritë paraprake. Profilizimi i kuadrove në bazë të këtyre kuadrove, do të ishte një garancë për zbatimin dhe administrimin funksional të institucioneve si dhe e luftimit të dukurive deviante siq janë korrupsioni institucional, keqmenaxhimi me buxhet, shpërdorimi i mjeteve buxhetore etj.

Tendenca e Kryeministrit për përshpejtimin e ligjit për Veting, gjitashtu duhet përkrahur sepse do e spastronte sistemin gjyqësor, nga militantët e Qeverive paraprake,e sidomos nga ata të cilët fabrikuan, asgjasuan dhe simuluan prova të rrejshme në procese të ndryshme gjyqësore, krejt kjo me qëllim të zbatimit të urdhërave të dhëna më lart nga skena politike paraprake. Luftimi i krimit të organizuar institucional, korrupsionit dhe nepotizmit si dhe i klaneve të ndryshme mafioze e dukurive negative siç janë shpërlarja e parasë, evazioni fiskal, ekonomia informale e cila dëmton rëndë buxhetin shtetëror etj, mund të bëhen vetëm me njerëz të drejtë e profesional në luftimin e këtyre dukurive deviante shtetërore. 

Format eklantante te krimit të organizuar institucional, bartja e transakcioneve bankare e kapitalit të pabazë në llogarit e politikajve tonë në bankat e ndryshme ndërkombëtare, duhet përkrahur nga inteligjenca e Kosovës dhe nga intelektualët, Akademikët e masat e gjera popullore. Është mëse evidente se krejt kjo havari, ka tendencë të i ndalë reformat e nisura nga Kryeministri, sepse kasta e deritashme politike, që kishte kapur shumë moti shtetin, jo vetëm që frikësohet nga humbja e pushtetit, por frikën më të madhe e kanë në hetimin e krimeve të tyre, sepse jo vetëm që do humbasnin reputacionin por edhe do iu konfiskohej pasuria e pabazë, që e kanë krijuar me krim të organizuar institucional, andaj duhet përkrahur Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij?

Tendenca e Kryeministrit që në negociata të përkrahet vullneti politik i qytetarëve, dhe të respektohej sovraniteti dhe integriteti i shtetit të Kosovës, si dhe që negociatat të zhvillohen në bazë të argumenteve të së drejtës ndërkombëtare janë një garanc për avancimin e Kosovës në rrafsh ndërkombëtar, si dhe për rritjen e imazhit të Kosovës. Andaj të nderuar qytetar dhe intelektual përkrahni këto iniciative, që shpresoi se do të realizohen që më në fund të ndërtojmë një shtet funksional dhe të rregullohet mirëqenia e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat