Gjykata Speciale këtë verë fillon arrestimet dhe gjykimet e para! Lufta epike do mbetet e pastër!

Opinione

Gjykata Speciale këtë verë fillon arrestimet dhe gjykimet e para! Lufta epike do mbetet e pastër!

Hajrullah Ternava Nga Hajrullah Ternava Më 21 maj 2020 Në ora: 15:17
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale në Hage, e cila u formua në bazë të miratimit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, që nga viti 2015 e që si qëllim e kishte spastrimin e luftës së UÇK-së, nga disa individ të UÇK-së, që dyshoheshin se kanë kryer krime të rënda gjatë dhe pas luftës, e që iniciues i kësaj kërkese ishte Dik Marti, deputet i Parlamentit të BE-së.

Të freskëta i kemi kujtimet e formimit të kësaj Gjykate Speciale, kur për habinë më të madhe iniciuesi kryesor i formimit të kësaj gjykate në parlamentin e Kosovës, ishte po ai person që u përfol dhe u akuzua nga Dik Marti për krimet e luftës, gjatë dhe mbas luftës, dhe që si i tillë u përmend me emër dhe mbiemër e që ishte Hashim Thaçi, ky kontribuoi që të miratohet ky Ligj, madje duke ndikuar fuqishëm ta ndryshonin qëndrimin shumë deputetë që ishin kundër kësaj gjykate, duke iu bërë presion që ta votonin këtë gjykatë, e cila u miratua me shumicë absolute, me pretekstin se vetëm në këtë mënyrë do të spastrohet UÇK-ja.

Dy vite mbas, po vet Hashim Thaçi me të tjerët afër tij, ishte pishmanxhia që u mundua ta ç’bëj këtë gjykatë në Parlamentin e Kosovës, por pa sukses, e për shkaqe që deri më tani nuk i ka shpjeguar, por që dyshohet se ka pas premtime se nëse formohet kjo gjykatë, ai do të lirohet nga përgjegjësia.

Gjykata në fjalë, e ka filluar punën dhe është normale të priten tani edhe arrestimet e para, mbasi janë ngritur aktakuzat e para. Prandaj, lirisht mund të thuhet se kjo verë që po vije për ata të dyshuarit, do të jetë një verë e nxehtë e fillimit aktiv të punës së Gjykatës Speciale, në mënyrë të përshkallëzuar, krahas kalimit të pandemisë së koronavirusit, sidomos pas deklarimit të zyrtarëve të saj se Gjykata Speciale është e gatshme dhe shpejt do të nisin proceset gjyqësore, mbi bazën e aktakuzave që janë deponuar dhe ngritur deri më tani.

Deri më tani janë rreth 250 persona që janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë, e që shumë prej tyre janë nga hierarkia e lartë e UÇK-së dhe ish-Komandantë të Zonave. Prandaj presioni politik mbi këtë Gjykatë do të vazhdon, e sa do të jetë i ndikueshëm, le të mbetet të shihet. Më rëndësi është të fillojnë proceset gjyqësore dhe sidomos është me interes të zbardhet e vërtetë par ato akuza dhe dyshime që lidhen me vrasjet politike.

Supozohet se në mënyrë të konsiderueshme do të ndikohet nga puna e kësaj gjykate edhe skena politike e Kosovës, sidomos ish partitë e krahut të luftës, kur dihet se në përgjithësi të dyshuarit vijnë nga tre partitë kryesore politike që thirren si trashëgimtare të vetme të luftës së UÇK-së. Edhe pse shkoj një kohë e konsiderueshme dhe u stërzgjatë kjo kohë e fillimit të këtij gjyqi, është e kuptueshme se ata që duhet të përgjigjen para këtij gjyqi, këtë gjykim po e presin me ankth dhe me një “dro-tërmet” sepse do të zbardhen rastet e shumë vrasjeve që janë bërë deri më tani, e sidomos gjatë luftës dhe pas luftës, dhe nëse zbulohen rastet e shumëpritura nga opinioni edhe për popullatën tonë, do të sqarohen shumë enigma që ishin si të tilla deri më tani, dhe vrasësit a atyre njerëzve që i njeh populli ynë si njerëz të devotshëm dhe me kontribut për Kosovën. Dihen emrat e tyre për qytetarët, sikur Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ismet Rracit, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj e shumë të tjerë, me qindra, e që janë vra. Kryesit e këtyre veprave duhet ti marrin dënimet e merituara, që populli do ti mirëpret ato dënime, dhe njëherë e përgjithmonë do të zbardhen këto vrasje makabre që janë bërë, dhe njëherë e mirë do të zbulohen dhe argumentohen shkaqet e vërteta të këtyre vrasjeve.

Në të kundërtën UÇK,-ja ka luftuar në vendin e vet për me e çliruar Kosovën, dhe luftëtarët e saj duhet të jenë krenar për luftën që e kanë bërë, ndaj okupatorit serb të tmerrshëm, me luftërat që i ka zhvilluar historikisht në vendin tonë në Kosovë, duke kryer krime të pamëshirshme dhe duke kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar. Prandaj, çdo njeri që ka luftuar për çlirimin e vendit, ndaj armiqve tonë shekullor, do të jenë gjithnjë të lavdëruar dhe do të jemi përkrah tyre në të gjitha kohërat. Besojmë se gjykimet që pritet të ndodhin do ta konfirmojnë pastërtinë e UÇK-së, që luftuan për çlirimin e Kosovës, që tani ne ta jetojmë jetën në vendin dhe shtetin tonë të pavarur të quajtur Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat