Vetëm LVV-ja e Kurti, janë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Opinione

Vetëm LVV-ja e Kurti, janë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Nga: Fatmir Bajraj Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:17
Fatmir Bajraj

LVV-ja dhe z.Kurti,me çasjen dhe kursin politik ; kërcnojnë demokracinë parlamentare, rendin juridik & kushtetues, si dhe sistemin e vlerave euro-perendimore të afirmuara në Kushtetutën e Republikës së Kosoves, si akti ma i lartë juridik i vendit.

Qeverinë e Republikes së Kosovës, e mandaton Parlamenti i Republikës së Kosoves, alias ; Sovrani përmes "Zërit" të Tij të deleguar në përfaqsuesit e vetë në këtë Institucion, pra në demokracinë përfaqsuese.
Legjislativi është organi ma i lartë i pushtetit në Demokracinë Parlamentare i cili nxjerrë Ligje, zgjedhë institucione dhe mandaton organe, konform Kushtetutes së Republikës së Kosoves.

Parlamenti i Republikes së Kosoves, i jep dhe i merr mandatin Qeverisë së Republiës së Kosoves, dhe kjo e fundit i përgjigjet Parlamentit (Ligjvënësve), dhe jo e kunderta.

Qeveria Kurti është shkarkuar, me mbi 3/4-tat e votes së Sovranit, dhe vendi është me Qeveri n'detyrë dhe në ikje, me Qeveri jo-funksionale dhe me kompetenca të kufizuara që burojnë nga marrja e mandatit, alias : delegjitimimi dhe delegalizimi i saj me voiten shumicë të Sovranit.

Që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti, dhe përpjekjeve legale kushtetuese të klases politike, alias të shumicës absolute parlamentare për një zgjidhje e cila gëzon mbetshetjën dhe përkrahjen shumicë të Sovranit në Pralemntin e Kosoves, në siperfaqe janë dy opsione kontradiktore, opsione që kundershtojnë dhe përjashtojnë njëra tjetrën ;

Opsioni i parë :

Opsioni i pakicës politike parlamentare, alias i LVV-së së z.Kurti e cila mezi arrinë 1/4-tën e përfqasuesve t'Sovranit n'Parlament, opsion ky që ngulmon në insistimin konseguent që vendi të shkoj në zgjedhje t'parakohshme dhe verdikti t'i kthehet Sovranit, dhe ;

Opsioni i dytë :

Opsioni i shumicës absolute, politike parlamentare, alias ; i i gjithë spektrit politik parlamentar pa VV-në, e cila përfaqson vullnetin absolut të Sovranit në Pralament, në mbi 3/4-tat e përfaqsimit direkt, opsion ky që mbeshtet fuqishëm dhe me konsistencë, formimin e Qeverisë së Re, pra krijimin e një shumice të re poltike dhe parlamentare nga ana e LDK,AAK,NISMA dhe Pakicat, gjë që është arritë edhe marveshja e koalicionit qeverisës dhe është dekretuar mandatari për formimin e Qeverisë, me Kryemnister, Prof.Dr.Avdullah Hoti (LDK).

Ankimimi i Dekretit dhe qendrimi i palëve :

VV-ja e z.Kurti, ankimoj në Gjykaten Kushtetuese Dekretin e Presidentit për Kryemnistrin n'ardhje, z.Avdullah Hoti, dhe kjo e fundit mori një masë t'përkohshme ; pezullim të efektit të Dekretit deri me 29 maj 2020, kohë kjo që i duhej këtij organi për një vendim meritor.
Pranimi i opinioneve nga ana e palëve të involvuara nga ana e Gjykates Kushtetuese si organ kompetent për vlerësimin e ligjshmerisë dhe kushtetueshmerisë së vendimeve nga ana e institucioneve dhe titullarëve, ka nxjerrë në pah divergjencat dhe diskursin kontradiktor të palëve dhe jo vetëm.

LVV-ja, në asnjë rast të vetëm, nga asnjë organ dhe forum i saj, nga asnjë zyrtar dhe titullar në instuitucione, biles as nga ata të cilët janë në Qeverinë e delegjitimuar dhe n'ikje të Kryemnistrit të shkarkuar Kurti, nuk janë deklaruar se do pranojnë verdiktin e Gjykates Kushtetuese, si gardian i vetëm i Kushtetutes së Republikes së Kosoves, poqese një vendimi i tillë nuk është n'përputhje me pritshmeritë tyre, të cilat sipas VV-së janë identike me vullnetin e qytetarëve (popullit), nocion ky në të cilin kan të "drejtë" absolute të thirret vetëm VV-ja populiste.
Pra, VV-ja dhe z.Kurti, pranojnë vendimin e Gjykates Kushtetuese, vetëm poqese ky i fundit nuk bie ndesh me kerkesen dhe vullnetin e tyre, nëtë kundertetn ; një vendim ndryshe, do ishte n'kundershtim me vullnetin e popullit dhe se Gjykata do trajtohej si e kapur, e një-anshme dhe kunder VV-së.

LVV-ja, kërcnon me destablizim, protesta dhe paknaqësi të popullit (lexo : VV), deri në ri-kthimin e pushtetit të uzurpuar nga humbësit, siq e quajnë klasen politike të Kosoves, z.Kurti dhe Levizja e Tij "politike" (LVV-ja) !

Përveq opinioneve normale dhe paraqitjeve publike të akterëve dhe palëve të intersuare, akush tjeter përveq LVV-së, nuk ka kërcnuar gardianin e Kushtetutës për vendimin, alias Gjykatën Kushtetuese.
Të gjithë të tjerët, pa përjashtim, janë deklaruar për respektimin absolut të vendimit meritor të Gjyketes Kushtetuese në lidhje me Dekretin e Presidentit Thaqi.

Një vendim i pritshëm kushtetues, racional dhe legal i këtij organi (Gjykata Kushtetuese), ka gjasa reale të turbulencave populiste për anarki, rebelim dhe pëmbysje të sistemit të vlerave dhe të vetë shtetit të Kosoves nga ana e LVV-së, e cila ka synim pushtetin mbi të gjitha.

Do isha nga më të lumturit qytetar, poqese do bindesha me fakte se klasa politike e Kosoves në unison, do t'a mbeshtes dhe pranoj verdiktin legal të Gjykates Kushtetuese pavaresisht interesit fragmentar dhe parcial të palëve të interesuara e tue involvuara n'këtë proces delikat !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat