Nuk ka ëndrra, ka edhe jetë

Opinione

Nuk ka ëndrra, ka edhe jetë

Nga: Gjon Neçaj Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:58
Gjon Neçaj

Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej se Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët,ka thenë para një shekulli Faik Konica.Dhe kjo thënie e një shqiptari të thekur,ka mbetur edhe pas një shekulli e saktë.

Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve ne bisedime.Për fillim nevojitet që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim.Kjo ju jep hapësirë që të bëhët një hap i mirë përpara.Ky hap është i rëndësishëm. Nese dialogu zgjatë shumë për çështje të caktuara, që palët nuk kanë mundësi ti tejkalojnë kjo pastaj mund të gjeneron keq, dhe mund të keqpërdorët, duke e sjellë situatën në deri të “dialogu i ngrirë”.Nese shkohet më pole të kundërta , dialogu atrofon . Një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diçka më tepër së arritja e marrveshjës për koalicion.Kur bëhën stërgjatje të tilla lindin problemet tjera, të natyrës programore, politike, të interesave, dhe të natyrës ideologjike .Dialogu nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet , ku nevoitet kompromisi i palëve.E aq më pak në menyrë pretencioze të shprehën dallimet ideologjike ndërmjet dy korpusëve në dialog. Kjo që e theksova duket së nuk po vlenë shumë që ti tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja , që të ardhmen ta shohin në vendlindjën e tyre, e jo të ikin sa më larg Atdheut , më motivacion për tu mos u kthyer. Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore, , pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fundamentale në sistemin shumë partiakë pluralist.Sikur të dy partitë kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat ne shumë pyetje identitare.Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për ti formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv.Po kështu po ndodhë në Kosovë,ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshem shoqëror, ku do të trajtohesheshin shumë tema , por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional.Kur nuk “dëshirojmë”, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nënqiell. Sejcili do të ishte mirë , ti shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Dialog nuk është përshkrim i të vërtetave ,por është vlerësim i këtyre të vërtetave. Asnjë argument po thuaj , nuk na dhan këto bisedime të stërgjatura midis dy partive kryesore,që mos të arrihet të bëhen organet e dala nga vota e lirë.Misioni i tyre karshi vendit dhe qytetarëve, është shumë ofendues, dhe e përjashton logjikën e shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjithshme shoqërore.

Vazhdimi i mëtejshëm i saj vështirson menaxhimin e situatave që ende nuk dihen.Eksportet e importet po bien,remitancat kanë nisur tkurrjen. Konsumi, edhe pse mjaft i ultë, vazhdon të bjerë . Produkti i Përgjithashëm, me trendin aktual, për këtë vit mund të ulet mbi 6 %. Një situatë e tillë rrezik se do shtojë me mbi 12 % numërin e të varfërve. Masat e marrura për mbështetjen e bizneseve dhe të varfërve nuk janë të mjaftueshme, për nivelin e kërkesave aktuale. Goditja e ekonomisë nga pandemia erdhi vetëm 3 muaj pas dëmeve të mëdha të tërmetit të datës 26 nëntor 2019. Deri në mesin e muajit maj këto dy goditje sollën një dëm ekonomisë sa 21 % e GDP-së. Fondet e dhëna nga BE bashkë me kredinë e FMN-së për pandeminë nuk janë as minimalisht të mjaftueshme. Kurse donacionet e kreditë e dhëna për tërmetin ende nuk janë disbursuar nga efektet e pandemisë, por shpresohet se ato të disbursohen në sasitë e premtuara në konferencën e donatorve. Buxheti është shumë i vogël për të financuar rikuperime të tilla. Nga Produkti i Përgjithshëm vjetor mblidhen në buxhet 28,5 % ( për shpenzime publike ) nga 25-27 % që mblidheshin nga qeveritë e kaluara. Vendet e rajonit këtë shifër e kanë mbi 31 %, kurse ato të eurozonës 40-48 %.

Në substancë të kësaj historie bëmash janë shumë arsye e shumë sherbesa. Mirëpo ne epiqendër të kësaj historie vrastare barbarësh te sotëm, është ndërgjegjia qe triumfoi mbi vendin si alibi uzurpuese e demokracise. Fryti i helmët i kësaj mega-bëmë është tashmë një triumf epidemik. Ky triumf shihet kur është shpërndarë dhe ka humbur unitariteti i shoqërisë sonë të pabërë dhe të pakmaturuar. Kjo parashoqëri nuk ka udheheqës, por prijës fisnor, rreth tyre dhe per ta qarkullojne specie te shumta tribale.

Duke dialoguar me vetveten, deshifroj thënien e një rilindasi tonë të madh, se “Shqipëria është e shqiptarëve”, e të gjithë jemi përgjegjës ndaj atdheut, ndaj kombit. Secili prej nesh ka një pjesë fajësimi që t’i nderojmë njësoj heronjtë e kombit, të kemi ekonomi të intensifikuar, tokë sa më shumë të punuar, pyje të gjelbëruara, ara të punuara, lumenj të pastër dhe një Shqipëri kryezonjë siç e kanë ëndërruar rilindasit këtu e para një shekulli.

Milionat e eurove, duart e mbushura me orë të florinjta, zinxhirë, varëse qafe të gjyqtarëve, pushtetarëve e kuadrove drejtues të shtetit, po kaluam infinitin e përsëritur të korrupsionit, sovrani do të kthehet idhshëm ndaj tyre e do ua zënë frymën me varëset milionëshe të këtyre njerëze që në emër të popullit, po montojnë një demokraci mjerane. E sovrani pret e pret jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse.

Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqerore e kryesisht ato të përcaktuara politike, progamet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qënë një shoqëri e civilizuar posepo, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i cfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.

E siç shkruante vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike.

Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe “investime” të fuqishme.

Por nisur thjesht dhe vetëm nga interesa vetjake, të tillë kandidatë për drejtues vendorë, e kjo tashmë është një “kambanë” për zgjedhjet e ardhshme vendore me ndarjen e re administrative, ku një çerekshekulli radhazi kanë kandiduar, herë me një parti dhe herë me një tjetër.

Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej tre dekadash,por elektorati nuk ka ëndrra,por edhe jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat