Kujt i rrëshqiti  goja pa u krye loja - Bota Sot
Kujt i rrëshqiti  goja pa u krye loja

Opinione

Kujt i rrëshqiti  goja pa u krye loja

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 23 maj 2020 Në ora: 09:29
Ilustrim

Disa media të vendit sikur u zgjuan para mëngjesit të hershëm për ta dhënë lajmin më të pritur, duke nxituar kush më i pari, se  Gjykata Kushtetuese, vendosi në favor të presidentit, që do ti hapte rrugë LDK-së, për të formuar qeverinë e re në Kosovë.

Të gjithë e dinë se afati i vendimit të Kushtetutës, për dekretin e presidentit është fundi i majit, mirëpo për çudi, lajmet e parakohshme  dhe informacionet e tilla sikur e kanë një domethënjë shqetësuese, për faktin se,  Gjykata Kushtetuese duhet të jetë një Institucion i pavarur.

Mjafton të shohim me kujdes rrolin e Kushtetutës, shprehimisht natyrën e kushtetushmërisë së saj, në çastin më delikat dhe të rëndësishëm për vendin, por edhe për zotërimin e saj përballë sfidave dhe  përballë atyre që i vëjnë vetës detyrë dhe pretendojnë që ta përvetësojnë.

E gjithë kjo nënkupton se Kushtetuta e Kosovës, është Institucioni më lartë i drejtësisë së këtij vendi, e cila duhet të mbërrijë te zotërimi i vet në kuptimin më të plotë të drejtësisë së një vendi, dhe duke mbetur në një marrëdhënie bindjeje ndaj popullit dhe në shërbim të tij.

Është interesant se, kujna në këto momente i rrëshqiti goja pa u krye loja, që të jepte një lajm të kësaj natyre, apo në favor të dekretit të presidentit Thaçi, kur dihet afati i çastit të kumtit të saj, të cilin afat e ka caktuar vetë Gjykata Kushtetuese.

Apo, përpunimi i këtij trillimi nxjerr një supozim të një interpretimi psikologjik, për të matur impulsin dhe reagimin e qeverisë në detyrë me kryeministrin Albin Kurti, i cili është deklaruar se, Gjykata Kushtetuese, është Institucion i pavarur dhe Institucioni më i besuar i vendit, të cilën do ta respektojmë.

Thuhet se, njerëzit e gjitha kulturave të ngritura kanë qenë të suksesshëm përshkak se kanë qenë të ndërgjegjshëm ndaj detyrave të shtetit, por gjithnjë e kanë pasë brengën dhe kanë folur për rrezikun e pushtetëve dhe shmangien e këtij rreziku me një vetëbesim, vetëpërmbajtje dhe drejtësi.

Është e qartë se dikujna po i ngutët të krijoj pushtet në Kosovë, padyshim se në rend të parë duhet të tregohemi të përmbajtur dhe fjalën të ia lëmë drejtësisë, duke mos e përçmuar fjalën e saj, për këtë arsye dhe pa natyrshëm shpeshherë njeriu i pa arsyeshëm i kundëvihët njeriut të arsyeshëm.

E kanë gabim të gjithë ata që mendojnë dhe bëjnë përpjekje për të fituar teren dhe për të treguar se kush është më i forti brenda  kësaj shoqërie dhe kinse për të krijuar njëfarë rregulli përmes bërrylave, e cila po e humbë kuptimin e vet në ecurinë e kohës, dhe nuk ka ndonjë shoqëri tjetër në rajon dhe më largë që një model të tillë do na lakmojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat