Hashim Thaçi vret, pret dhe shet për pushtet - Bota Sot
Hashim Thaçi vret, pret dhe shet për pushtet

Opinione

Hashim Thaçi vret, pret dhe shet për pushtet

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 23 maj 2020 Në ora: 14:54
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi sa më parë duhet të shporret nga dialogu Kosovë-Serbi. Kosova nuk është oborr i Hashim Thaçit që ta nxjerr në shitje. Kosova është e dy milionë kosovarëve që do të dijnë ti dalin zot kësaj toke të larë me gjakun e shqiptarëve ndër shekuj.

Hashim Thaçi si udhëheqës i Kosovës tashmë gati 21 vite është duke treguar papërgjegjësi institucionale dhe kombëtare.

Me përjashtimtë familjarëve të tij dhe të lakenjve që u ka bërë favore, të gjithë të tjerëve figura e tij u ngjall urrejtje dhe neveri.

Sjelljet antikombëtare të Hashim Thaçit, president aktual i Kosovës, tregojnë se ai mban në vehte një diagnozë shumë të rëndë, sa që nuk mund ta zbërthejnë psikiatrët, psikologët, sociologët dhe filozofët më eminentë në botë.

Diagnoza e Hashim Thaçit është shumë komplekse dhe e dëmshme për Kosovën, edhe pse në shikim të parë duket e lehtë.

Diagnoza e Hashim Thaçit dëshmon se kemi të bëjmë me një individ që paraqitet herë si ujk, herë si dhelpër dhe më së shumti si gjarpër.

Hashim Thaçi i ndëron ngjyrat dhe qëndrimet ngjashëm si kameleoni, duke parë vetëm interesin e vet për tu pasuruar dhe për të shpëtuar nga dosja e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës.

Hashim Thaçin e admironim si pjesëtar i UÇK-së, si anëtar i delegacionit në Rambuje, si kryeministër dhe si president i Kosovës, por tërë këto u tretën shumë shpejt në ujë , kur u paraqitën vrasja e gazetarit të “Gazeta Shqiptare” në Tiranë, Klani Rogner, vajtja në dialog me Serbinë në Bruksel pa një konsensus të brendshëm në Kosovë, pa platformë, pa kërkuar falje publike Serbia për krimet e kryera në Kosovë dhe pa u nxjerrë para drejtësisë kriminelët e Serbisë.

Hashim Thaçi me sjelljet e tij shkeli pamëshirshëm mbi më shumë se 13 mijë shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë të të gjitha moshave e gjinive, shkeli mbi fëmijët që Serbia i vrau duke pi qumësht në gjoksin e nënës, shkeli mbi dinjitetin e 20 mijë femrave shqiptare të dhunuara nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë, shkeli mbi 1650 shqiptarët e rrëmbyer nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, shkeli mbi Kosovën shkrumb e hi që e bëri Serbia , shkeli edhe mbi vuajtjet dhe traumat e më shumë se 1 milion shqiptarëve, të cilët në agesionin gjenocidal që e kreu Serbia në vitet 1998/99 morrën rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Hashim Thaçi u kap me presh në dorë dhe i ranë edhe brekët, kur dolën informacionet për planet e tij të fshehta me ALeksandër Vuçiqin, për arritjen e një marrëveshje kompromisi me shkëmbin territoresh apo me copëtim të Kosovës.

Hashim Thaçit i ranë puplat kur arrijti që në bashkëpunim me faqeziun Isa Mustafa, me skenare të pista ta rrëzojë Qeverinë e Albin Kurtit, dhe tani po mundohet ta kontrabandojë një qeveri të re sipas interesit dhe dëshirës së tij, por pa zgjedhje dhe pa votën e popullit, me të vetmin qëllim që të arrijë ta nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi .

Hashim Thaçi me vetë faktin se përkundër të gjitha këtyre kritikave që i bëhen çdo ditë, nuk i skuqet fytyra dhe as nuk i lëndohen karakteri e morali, e dëshmon diagnozën shqetësuese si armiku më i madh i Kosovës.

Hashim Thaçi duhet sa më parë të shporret nga skena udhëheqëse e politike në Kosovë, për të shpëtuar Kosova nga kthetrat e këtij personi tejet të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat