Edvin Rama, kryeministri nga “çitjanet” tek “pizhamet me vija”!

Opinione

Edvin Rama, kryeministri nga “çitjanet” tek “pizhamet me vija”!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 24 maj 2020 Në ora: 09:07
Edvin Rama

Edvin Rama duket se do të përfundojë mbas “hekurave” me politikat e tij 7 vjecare në dëm të ekonomisë, papunësisë, krimit dhe korrupsionit, siç kanë përfunduar shumë politikanë në vendet që kanë aspiruar integrimin në B.E., si në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Rumani dhe Bullgari.

Edvin Rama nuk dëgjon gazetarët, njerëzit në metingje qe përdhunohen cdo ditë nga adminsitrata e tij, të varfërit, opozitën, ndërkombëtarët edhe vetë të majtët për sjelljet dhe qeverisjen e tij diktatoriale dhe autoritare. Kriteret për integrimin dhe celjen e negociatave me këta vende ka patur kritere të forta për luftën kundër korrupsionit në administratën publike dhe bashkëpunimi i politikanëve të këtyre vendeve me krimin e organizuar dhe narkotrafikantët. Në këtë periudhë në vitet 2010 në këta vende aspirante ka patur shumë korrupsion dhe krim të organizuar. Policia austriake i ka vënë prangat në qëndër të Vjenës, Ivo Sanader ish-kryeminsitrit të Kroacisë. Krahasuar me korrupsionin gjatë këtyre 7 viteve të Rilindjes, ish-kryeministri kroat kishte bërë disa herë më pak akte korruptive dhe kishte sponsorizuar me para publike, partinë e tij, Unionin Demokratik Kroat.

Gjykatat në Kroaci e dënuan me 10 vjet heqje lirie. Në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Rumani dhe Bullgari, me qindra ish-ministra, zyrtarë të niveleve të larta dhe të ulta kanë përfunduar në qeli dhe këta vende kanë bërë përpara në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, duke celur negociatat dhe integruar në famijen e madhe europiane perëndimore. Për kulturën perëndimore shpërdorimi i fondeve publike dhe korrupsioni i zyrtarëve publikë përbën vepër të fortë penale dhe dënohet me burg. Korrupsioni shtetëror është i papranueshëm për kulturën perëndimore për vendet që aspirojë BE-në!

Modeli i shtetit oligark, të Rilindjes dhe Edvin Ramës, është një model tjetër korrupsioni, autoritar , diktaturë moderne, koncesione dhe bashkëpunim me krimin e organizuar dhe narkotrafikantët. Shteti oligark “modern” është zhvilluar shumë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në disa vend të Ballkanit dhe modeli i Rilindjes është tipik.

Si mund ta pranojnë Europa, krrupsionin galopant dhe shtetin autoritar në këta 7 vite të Rilindjes?!

Edi Rama ka promovuar dhe mbron individë me rekorde kriminale. Arrestimi i njerzëve që Edvin Rama i mban në krahun e djathtë, si Vangjush Dako, Elvis Roshi, Sajmir Tahiri, etj dhe dosjet 339, 184 është një nga kushtet i Bashkimit Europian.

Qeveria e Rilindjes ka 15 pika për të realizuar. Ishin 5, u bënë 9 tashti janë 15 pika të cilat janë kriteret për çeljen e negociatave dhe integrimin.

Reforma zgjedhore për votën e lirë është një prej kushteve, por ka edhe 14 pika të tjera. Pra si mund ta pranojë Europa një kryeministër që ndërtoi një shtet diktatorial dhe ka ngritur një regjim që shkatërron cdo gjë të mirë dhe njerëzore, ekonomike historike, kulturore tek neve?!

Edvin Ramës dhe miqve të tij nuk i’u intereson integrimi i vendit se me aktet korruptive në këta 7 vite, i presin qelitë e burgut!

Para disa ditësh kam shkruar një punë me titull “Lulzim Basha nuk bën pazar me Edvin Ramën”. Basha deklaroi se Edvi Rama dhe shërbëtorët e tij duhet të ndëshkohen me votën e lirë dhe do të dënohen nga gjykatat e pavarura dhe të reformuara . Lulzim Basha e ka në formimin e tij luftën kundër krrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai ka deklaruar se ka formim perëndimor dhe lufta për të bërë shtet të së drejtës, demokraci të vërtetë, ekonomi tregu është në principet e tija njerëzore dhe politike! Lulzim Basha nuk do të bëjë marrëveshje me Edvin Ramën. Lulzim Basha ka bërë marrëveshje vetëm me 3 milion shqiptarë, për reforma në ekonomi, punësim, shëndetësi dhe arësim, që Shqipëria të bëhet vend i jetueshëm për të gjithë.

Zoti Basha ka deklaruar me të drejtë: “Vendit nuk i duhet marrëveshje me Ramën, por arrestimi dhe dënimi i tij. Edvin Rama është kryeministri që e ka jetike bllokimin e procesit të integrimit. Ecja përpara e procesit të integrimit, nëqoftëse ndodh sic ka ndodhur në vende të tjera, edhe zullumqarë shumë të vegjël i ka parë para drejtësisë dhe prapa hekurave, jo më Edvin Ramën”!

Dhurata më e mirë për Edvin Ramën nuk është integrimi, por duket se do të jenë “pizhamet me vija”, në vend të “çitjaneve” që i ka shumë për qejf dhe është tallur duke i veshur me shqiptarët në këta 7 vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat