Rreshtimi i Kosovës, në prag të krizës së thellë politike brenda BE-së - Bota Sot
Rreshtimi i Kosovës, në prag të krizës së thellë politike brenda BE-së

Opinione

Rreshtimi i Kosovës, në prag të krizës së thellë politike brenda BE-së

Nga: Agim A KRASNIQI Më: 25 maj 2020 Në ora: 14:02
Agim A KRASNIQI

Letra e fundit e përbashkët e ministrave të Gjermanisë dhe Francës, për dialogun Kosovë - Serbi, duke tentuar përjashtimin e përfshirjes së SHBA- ve në këtë proces, duhet jetë e pa pranueshme për çfarëdo qeverie të Republikës së Kosovës. Pretendimet Franko - Gjermane se Amerikanët po e pranojnë ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, është spekulim alla ’’Deep European Bureaucracy’’. Në fakt kjo është përpjekje e Presidentit Macron dhe Kancelares Merkel, që, përmes problemit Kosovë - Serbi, ti zgjedhin hesapet me administratën e Presidentit Tramp. Kjo tendencë spekulative e kësaj Letre për Dialog,  për Kosovën, nuk guxon të ndodhë për asnjë moment, sepse praktika historike na mëson se pikërisht ishte po kjo Evropë që na copëtoi  si Territor dhe Etni, duke e lënë fatin e shqiptarëve në mëshirën projekteve fashisoide, gjenocidiale e terroriste të grabitqarëve të trojeve etnike shqiptare.

Por ti kthemi situatës sot:

Administrata e re e udhëhequr nga Presidenti Tramp, në radhët e të cilëve, objektivi ështe BE, ashtu siç është parasegjithash Gjermania dhe Franca, konkretisht politika e Presidentit Macron dhe Kancelares Merkel, kundrejt Presidentit Tramp, veprimet e tija në politikën e jashtme, që nga fillimi ishin përpjekje për krijimin e një blloku aleat të djathtë konservator-nacionalist, i cili do ti kundërvihej të majtës evropiane e cila është dirigjuar dhe po dirigjohet  nga disa fondacione dhe Media anekënd, e me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimorë. Në këtë betejë anti-Tramp,  e financuar dhe dirigjuar nga disa qendra populiste, të cilat tani më janë të njohura për publikun, është e përfshirë edhe Kosova përmes disa eksponentëve politik, aktivistë të shoqërisë civile dhe media, e të cilët janë ushqyer dhe ushqehen nga këto fondacione.

Se çfarë po ndodhë në Evropë, e cila prejardhja e gjithë këtyre thyerjeve dhe ngjarjeve të mëdha dhe të forta dhe kush qëndron pas gjithë këtij procesi, mund ti kthehem ngjarjeve të më hershme në Francë të protestave të mantel verdhëve të cilat ishin mbështetur nga administrata e SHBA-ve dhe aktorëve me ndikim asokohe.

Tri ngjarjet të cilat i përcaktuan kahet e ndryshimeve globale ishin; ardhja e Presidentit Tramp, BREXITI në Angli dhe fitorja pa vështirësi e Presidentit Macron në Francë si mbështetës i politikës globaliste. Këta tre faktorë, shërbyen në ndërtimin e një force, për t’iu kundërvu globalizmit, gjë që kjo betejë ka hyrë në fazën më kritike që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Shtetet të cilat më herët e mbështeten globalizmin, tani pikërisht ato e refuzojnë dhe kërkojnë ta rrëzojnë duke e përfshirëedhe vet BE-në. Tingëllon e pa besueshme, por tani më edhe fati i në BE-së po pëson fiasko drejt rënies dhe rrëzimit, e më të përkushtuar janë rrethet e politikes konservatore edhe brenda vet BE-së. Këtë e vërteton edhe kriza më e re në BE, e cila mund të duket si befasi, por për disa edhe e pritshme. Konflikti në mes Gjykatës Kushtuese Gjermane dhe  Bankës Qendrore Evropiane, konflikt i cili mund të sjell pasoja të thella si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik. Kjo më vë në dyshim se jemi futur në fazën fillestare të shpërbërjes së BE-së, nëse kihet parasysh se pas këtij konflikti brenda BE-së, paraqitet edhe Kriza Kushtetuese, e cila edhe e hapë kutinë e pandorës.

Kështu bashkimi modern evropian, që doli nga ana e elitës franceze dhe gjermane, bëhet gjembi më i madh në sytë e asaj qendre të fuqisë që sot po i ngjan një gërmadhe pa perspektivë.

Çdo shpresë se përballja midis dy qendrave Uashington-Bruksel,  përfundimisht u shpartallua në momentin kur Macron njoftoi për formimin e një ushtrie Evropiane për tu mbrojtur nga  Rusia dhe Amerika. Krizën e thelloj akoma më shumë shmangia e transaksioneve financiare nga dollari amerikan me euro (rreth 30% të tyre), Bashkimi Evropian dhe Gjermania gjithashtu futi në lojë edhe shtetin islamik Iranin i cili ndryshoj transaksionet financiare duke e ndërruar dollarin me euron etj etj. Pastaj sjellja deri në arrogancë e z. Makron dhe znj. Merkel ndaj adminsitartës Tramp.

Pas gjithë kësaj, z. Stiv Benon mblodhi liderët si; ministrin Italian Salvini, Kryetarin Hungarez Orban, Le Pen në Francë, dhe ftoi të gjithë liderët evropian, të cilët u dakorduan për të krijuar frontin e përbashkët drejtë kthimit të sovranitetit nacional, mbrojtjen e ekonomisë kombëtare, ndalimin e migracionit dhe kthimin e vlerave tradicionale, pra çë të bashkohen në projektin e përbashkët kundër globalizimit.

Prandaj, shteti i ri i Kosovës,  në këto situata turbulence globale, duhet bëjë shumë kujdes në pozicionim apo rreshtim. Politika dhe Qeveritë e Kosovës, në mes të Demokratëve dhe Republikanëve, ata duhet të zgjedhin Amerikën. Ndërsa zgjedhja në mes Amerikanëve dhe Evropianëve, të skalitur në rendë të parë, gjithmonë dhe gjithherë  Amerikanët.

Një fakt është i vërtetë dhe i saktë, pa SHBA-të, shqiptarët e Kosovës, akoma do të ishin refugjat në gjithë GLOBIN.

Zoti i Bekoftë SHB-të, popullin amerikan dhe shqiptarët krah tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat