Pandemia COVID-19, teori konspiracioni apo skenar i përgatitur - Bota Sot
Pandemia COVID-19, teori konspiracioni apo skenar i përgatitur

Opinione

Pandemia COVID-19, teori konspiracioni apo skenar i përgatitur

Nga: Faik Miftari Më: 25 maj 2020 Në ora: 18:53
Faik Miftari

Pasi që jemi në prag të përfundim të pandemisë COVID-19, si pasojë e së cilës masat kufizuese restriktive pritet të përfundojnë me 1 qershor 2020, në këtë vështrim do të prezantojë një kronologji që i kanë parapri përhapjes së Korona virusit COVID-19 , për të cilin është përfolur e shkruar aq shumë në mediat e shkruara, elektronike, portale dhe rrjete sociale, duke u konsideruar nga njëra anë si teori konspiracioni, ndërsa në anën tjetër si një skenar i përgatitur kohë më parë.

Së pari do të sqarojë se çfarë kuptojmë me termin “teoria e konspiracionit”. Ky term përdoret në mediat e sotshme botërore i cili shërben kryesisht për diskreditimin e opinioneve publike kritike në botë dhe mbështetje pa masë establishmentit aktual politik qeverisës. Teoria e konspiracionit nënkupton “komentimi i proceseve politike, shoqërore, ekonomike, shkencore, si dhe dukuria e veprimeve të grupeve sekrete për të realizuar qëllime jolegale dhe jolegjitime”. Në kuptimin më të gjerë ky term nënkupton ” komentimet të cilët nuk kanë bazë në analizat e thukëta, por në paragjykimet, besëtytnitë,paranoja apo lloje tjera të mendimeve joracionale”.

Në vitin 2010, 10 vite më parë ,është publikuar një raport në të cilin flitet për pandeminë e Korona virusit nga fondacioni i njohur botëror i Rockfellerit. Në këtë raport përveç tjerash shkruan:” Epidemia globale që pritej me vite do të arrijë. Virusi i Korona virusit do të përhapet me shpejtësi, do të gjunjëzoi edhe shtetet më të zhvilluara. Qeveritë e shumta do të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, liderët do të zgjerojnë jashtë mase kompetencat e tyre, përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm sikurse edhe matja e temperaturave. Nga Kina do të përhapet në botë dhe Kina do të jetë e para që do të shpëtojë nga virusi,me ç’rast do të aplikohet karantimi i detyrueshëm. Pandemia do të ketë efekt vdekjeprurës për ekonominë botërore, do të ndalet transporti ndërkombëtar tokësor, ajror, hekurudhor etj”. Raporti i përfolur, është publikua me 25 Maj 2010 në web faqen zyrtare të Fondacionit Rockefeller: www.rockefellerfoundation.org/news/publications/scenarios-future-technology.Pas disa vitesh qasjeje të publikimit në internet, raporti për shkaqe të panjohura është hequr nga web faqja zyrtare e Fondacionit Rockefeller. Shtrohet pyetja a e ka ditur këtë Fondacioni Rockfeller apo thjeshtë ishte një koinçidencë?

Qeveria gjermane 8 vite më parë, saktësisht në vitin 2012 ka planifikuar mundësinë e shpërthimit të pandemisë , të një versioni të ri të Sars-it, i cili do të shpërthejë në Azinë juglindore dhe do të përhapet me shpejtësi të madhe në tërë botën. Në raportin me titull:”Pandemia e virusit Modi-Sars” të cilin e ka përgatitur instituti shtetëror gjerman”Robert Koh” përveç tjerash shkruan:” Skenari i pandemisë do të shpërthejë në juglindje të Azisë, dhe se virusi do të kalojë nga shpezët dhe shtazët të cilët shiten në tregje të hapura tek njeriu. Në fund të shkurtit ky virus do të mbërrijë në Evropë, ndërsa kulmincaioni i pandemisë në Gjermani do të jetë në muajin prill, pas kësaj do të nevojiten 3 vite për të dal nga kriza që do të kaplojë botën.”

Shtrohet pyetja a ka ditur qeveria gjermane se do të paraqitet pandemia, apo gjithë kjo ishte thjeshtë një koinçidencë?

Themeluesi i Microsoftit, miliarderi dhe “humanisti” Bill Gates me 3 prill të vitit 2015 e ka parashikuar pandeminë e virusit COVID-19 me ç’rast përveç tjerash ka cek se ” i bëjë thirrje liderëve botëror që të përgatiten për pandeminë në të njëjtën mënyrë si po përgatiten për luftë”. Bill Gates në vitin 2016 pas zgjedhjes së presidentit të ri amerikan, Donald Trumpit, e ka paralajmëruar atë, por sipas fjalëve të tij “ai fare nuk ia ja vënë veshin”. Në fillim të paraqitjes së pandemisë Bill Gates ka bërë thirrje që: “SHBA -ja të karantinohet, të bëhet testimi sa më i madh i njerëzve, dhe të përgatitet bota për vaksinimin masiv, pasi që pritet brenda 18 muajve të zbulohet vaksina kundër COVID-19”. Për këtë vaksinë që do të zbulohet pas 18 muajsh Bill Gates thotë se ” nuk garanton se do të jetë e sigurtë, me të cilën vaksinë duhet të vaksionohen 7,5 miliard njerëz në botë, ndërsa për efektet anësore të tyre duhet të jenë të gatshme qeveritë e shteteve të kompensojnë dëmet”. Tani, në përfundim të pandemisë së Korona virusit COVID-19, e cila sipas tij “ do të përfundojë brenda 10 javësh, gjegjësisht 1 qershor 2020, Bill Gates paralajmëron “pandeminë numër 2 e cila pritet të ndodhë në vitin 2025, në formë të sulmit bioterrorist”.

Bill Gatesi themelues i programit Microsoft , me çfarë drejte e dëshirë merret me “kujdesin shëndetësor” të mbarë popullatës së botës, dhe i cili me saktësi parashikon se çfarë do të ndodh me botën para 5 vitesh dhe çfarë do të ndodh pas 5 vitesh.

Shtrohet pyetja a thua pandemia COVID-19 është një skenar i përgatitur kohë më parë nga apo vetëm është një konçidencë rasti?

Se Korona virusi COVID-19 nuk ishte një virus natyror(vis majoris), por një virus artificial(i krijuar në laborator në Vuhan të Kinës) në mënyrë shkencore e ka argumentuar nobelisti francez, fitues i çmimit të Nobelit për shëndetësi, dhe zbuluesi i virusit të sidës, HIV, Luc Montagnieri cili përveç tjerash ka cekur: “ky virus është modifikuar në laborator, të cilit i janë shtuar sekuencat e vogla të virusit HIV, ky pastaj ka dal jashtë kontrollit, të cilën gjë shumë ekspertë të njohur botëror e dinë, por nuk guxojnë të thonë, por unë si nobelist e kam guximin të them haptas në opinion. Ky modifikim është kryer në mënyrë profesionale dhe shumë precize nga mikrobiologët ”.

Fill pas kësaj intervista e tij televizive dhënë kanalit CNews është larguar nga kanali i You tubes, pasi prononcimi i tij i argumentuar në mënyrë shkencore ka rënë ndesh me version zyrtar se virusi COVID-19 është natyral, dhe se ky argument shkencor i tij automatikisht hynë në teori të konspiracionit, pasi që çdo deklaratë që be ndesh me versionin zyrtar të establishmentit politik apriori shpallet teori e konspiracionit.

Kjo teori konspiracioni apo skenar i përgatitur më parë me pandeminë e Korona virusit COVID-19 është implementuar me sukses të plotë pothuajse në të gjitha shtete e botës, me përjashtim të disa shteteve, në radhë të parë nga liderët politik, shtetëror e qeveritar në botë, nga mas mediat dhe institucionet shëndetësore relevante, duke filluar nga kancelarja gjermane Merkel, presidenti francez Makron, kryeministri britanik Jonson, presidenti rus Putin, presidenti Kinez Xi, kryeministri indian Modi, presidenti Erdogan, etj, gjer tek krerët e shteteve ballkanike, presidentin serb Vuçiq, kryeministrin kroat Plenkoviq, kryeministrin shqiptar Edi Rama, etj. I vetmi është presidenti amerikan Donald Trump i cili deri diku po mundohet të rezistojë, duke akuzuar Kinën dhe Organizatën Botërore Shëndetësore(OBSH-në) , me ç’rast ia ndërpreu edhe financimin e saj nga qeveria amerikane, dhe e kundërshtonte karantinën si një masë e cila po shkatërron me të madhe ekonominë amerikane.

Organizata botërore e shëndetësisë(OBSH-ja) dhe Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC-ja) , rekomandimet e të cilave me përpikëri i kanë zbatuar Ministritë e Shëndetësisë dhe institucionet kombëtare shëndetësore të shteteve anekënd botës, në mesin e tyre edhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe Instituti kombëtar i shëndetit publik të Kosovës, prononcimet e tyre shpesh herë kanë qenë të kundërta nga deklarimet paraprake, kanë qenë konfuze, të paqarta, të gabuara, të dhëna ad hock, të cilët kanë krijuar huti të paparë në masë.

Kjo pandemi COVID -19, e cila përveç që shkaktoi të vdekjen e rreth 350.000 njerëz në botë , krijoi një panik dhe frikë të paparë në mesin e popullatës botërore, e sidomos të kategorisë së popullatës së moshuar dhe personave që vuajnë nga sëmundjet kronike, të cilët u goditën më së shumti dhe nga të cilët pësuan pothuajse 90% të vdekurve. Në vend se institucionet qeveritare shëndetësore të merren maksimalisht dhe me kujdes të shtuar me këto kategori njerëzish, përkundër kësaj ata mbyllën popullatën në karantinë, ndaluan lëvizjen e qarkullimit, transportin tokësor, ajror e hekurudhor, zbatuan shkeljen e paparë të drejtave dhe lirive njerëzore, kufizuan lirinë e shprehjes dhe të menduarit, duke censuruar në masë të madhe në portale dhe rrjete sociale, prononcimet dhe mendime të kundërta me versionin zyrtar, ndërsa e keqja më e madhe e shkaktuar , është goditja pothuajse vdekjeprurëse shkaktuar ekonomisë botërore, të cilës do të duhen vite me radhë për t’u rimëkëmbë.

Sa për ilustrim do të ceki se brenda periudhës dy mujore, gjatë periudhës së pandemisë së COVID -19, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas raportit të Institutit për hulumtime politike (ATF):” kanë mbet pa punë 38 milion amerikan, ndërsa pasuria e 5 pesë amerikanëve të pasur, Jeff Bezosit, Mark Zuckerbergut, Bill Gatesit, Waren Buffetit dhe Larry Ellison është shtuar për 75,5 miliard dollar, apo 19 % më shumë, gjatë këtyre dy muajve. Gjersa miliona punëtor mbesin pa punë në njërën anë, në anën tjetër pasanikët shtojnë pasurinë e tyre gjatë kohës së pandemisë së Korona Virusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në përfundim të kësaj analize iu mbetet lexuesve të vlerësojnë vet se a është pandemia e Korona Virusit COVID19 teori konspirative apo skenar i përgatitur më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat