LDK. balancon shumë mirë raportet me BE dhe SHBA!

Opinione

LDK. balancon shumë mirë raportet me BE dhe SHBA!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 25 maj 2020 Në ora: 18:58
Qamil Gjyrezi

Politika e jashtme ka aktualisht një rëndësi të madhe për Kosovën. Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi ka një rëndësi të madhe për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit. Vendet e B.E.,Gjermania dhe Franca janë shumë të interesuara për dialogun dhe kërkojnë të ndikojnë në zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Në të ardhmen edhe Kosova aspiron antarësimin në B.E. Por roli i padiskutueshëm i Sh.B.A.-ve nuk duhet anashkaluar asnjëherë nga politika në Kosovë. Sh.B.A-të kanë bërë shumë për pavarësinë e Kosovës dhe kanë patur një rëndësi të vecantë edhe për zhvillimet në Shqipëri në këtë 100 vjecar.  Ndërhyrja amerikane i dha fund konfliktit të përgjakshëm Kosovë-Serbi dhe ndikoi shumë në stabilizimin e paqes në rajonin e Ballkanit.  

Dr Ibrahim Rugova duke besuar tek rezitenca paqësore, besonte shumë tek  Sh.B.A.-të paanashkaluar vendet e europiane. Pikërisht kjo rezistencë dhe kjo filozofi krijoi një “frymë rugoviane” në politikën e jashtme në L.D.K. dhe  Kosovë edhe para se të shpallte pavarësinë.

Është pikërisht kjo frymë, që ka ndikim edhe në politikën e jashtme që ndjek L.D.K.-ja aktuale, por në një kontekst tjetër.  Sot është shumë e rëndësishme marëdhënia politike me adminisitratën e zotit Donald Trump dhe sekretarit të shtetit Zotit Mike Pompeu. Metodologjitë dhe strategjitë që përdor politika e zotit Trump, kërkojnë një qasje tjetër nga diplomacia në Kosovë. Kam besim që Zoti Donald Trump do të fitojë edhe një mandat të dytë në Sh.B.A dhe mendoj që do të jetë pikërisht kjo administratë, me përfaqësuesit e saj që do të ketë ndikim në bisedimet Kosovë-Serbi dhe zhvillimet rajonale.

Shumë analistë në Kosovë që e njohin mirë politikën amerikane këshillojnë që klasa politike dhe partitë në Kosovë të jenë të matura dhe profesioniste me politikën post-moderne amerikane të Zotit Trump.

L.D.K. duke e mbështetur në “frymën rugoviane” dhe duke analizuar balancat politike BE- Sh.B.A. ka një qasje shumë bashkëkohore me politikën amerikane.

Kërkesës së Gjermanisë dhe Francës që dialogu Kosovë-Serbi për tu ulur palët në tavolinë të udhëhiqet nga B.E., përfaqësuesi i politikës së jashtme në L.D.K., i’u përgjigj dje: “Por për L.D.K. dialogu duhet të bëhet me bashkëpunimin të ngushtë me SH.B.A-të”.

Personalisht mendoj se prania e SH.B.A. do të ndikojë shumë edhe për dialogun Kosovë-Serbi, prandaj bashkëpunimi i ngushtë me administratën e zotit Trump është shumë i rëndësishëm!

SH.B.A. kanë luajtur një rol esencial edhe në zhvillimet politike në Shqipëri. Zonja Yuri Kim, deklaroi para disa ditësh: “Le të mos harrojmë se në çaste kritike të historisë – 1920, 1991, 1999, 2009 – Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë krah njëra-tjetrës. Në kohë të mira dhe të këqija, ne kemi qëndruar miq, partnerë, aleatë sepse ne besojmë tek njëri-tjetri. Jemi ende me ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat